By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë
Lajme

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë

Momenti
Published: September 10, 2026

rtar rus i futbollit dhe ish-oficer i inteligjencës u bë shtetas i Serbisë në fillim të shtatorit.

Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës, Sergei Pryadkin, është bërë shtetas i Serbisë me vendim të autoriteteve serbe, konstatoi Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë nga analiza e dokumenteve zyrtare të Qeverisë serbe.

Your browser does not support the video tag.

Me vendimin e saj, përmes të cilit anashkalohen procedurat e rregullta, Pryadkin e mori shtetësinë serbe më 3 shtator.

Dokumenti, i nënshkruar nga kryeministri serb, Gjuro Macut, u publikua një ditë më vonë në Gazetën Zyrtare.

Në vendim, Qeveria i referohet një dispozite ligjore, sipas së cilës një i huaj mund ta fitojë shtetësinë serbe me procedurë të përshpejtuar, nëse kjo përbën “interes” për shtetin.

Pjesë nga Gazeta Zyrtare e Serbisë, ku më 4 shtator u publikua vendimi i Qeverisë së këtij vendi për pranimin e Sergei Pryadkinit në shtetësinë e Serbisë.
Pjesë nga Gazeta Zyrtare e Serbisë, ku më 4 shtator u publikua vendimi i Qeverisë së këtij vendi për pranimin e Sergei Pryadkinit në shtetësinë e Serbisë.

Megjithatë, autoritetet nuk dhanë ndonjë arsyetim për këtë vendim, ndërsa raportimet e mediave tregojnë për lidhje të afërta të Pryadkinit me figura kyç të futbollit serb, si drejtori i përgjithshëm i klubit “Crvena Zvezda” dhe kumbara i presidentit të Serbisë, Zvezdan Terziq.

Ekipet serbe kanë vazhduar t’i ruajnë “lidhjet vëllazërore” me klubet dhe kombëtaren ruse, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës, duke ndjekur kështu politikën shtetërore të autoriteteve në Beograd, të cilat, gjatë katër vjetëve të luftës, nuk janë distancuar nga Kremlini.

Qeveria e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se përse Pryadkinit iu dha shtetësia dhe në ç’mënyrë kjo është në interes të Serbisë.

REL-i u përpoq të kontaktonte Pryadkinin përmes Unionit të Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe Federatës Ruse të Futbollit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, pa sukses.

Kështu, pa përgjigje mbetën pyetjet nëse dhe si e kishte iniciuar procedurën për marrjen e shtetësisë serbe dhe përse i nevojitet pasaporta e Serbisë.

Me dhënien e shtetësisë Pryadkinit, autoritetet e udhëhequra nga Partia Përparimtare Serbe e Aleksandar Vuçiqit vazhduan praktikën e dhënies së pasaportave serbe shtetasve rusë me procedurë të përshpejtuar.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, në listën e shtetasve të rinj të Serbisë u përfshinë edhe shumë rusë të afërt me regjimin e Vladimir Putinit.

REL-i ka konstatuar më herët se në mesin e tyre kishte shtetas rusë – figura publike, politikanë dhe biznesmenë – të përfshirë në “listat e zeza” të vendeve perëndimore, për shkak të mbështetjes së tyre për luftën.

Për këtë arsye, Beogradi zyrtar është vënë nën vëzhgimin e Bashkimit Evropian.

Brukseli ka paralajmëruar se pasaporta serbe u mundëson shtetasve rusë të hyjnë pa viza në Bashkimin Evropian – gjë që përbën një rrezik potencial për sigurinë.

Kush është Sergei Pryadkin?

Pryadkin, prej kohësh, konsiderohet një nga figurat drejtuese të futbollit rus.

Për 14 vjet, ai drejtoi Premier Ligën ruse, garën elitare të klubeve, deri në vitin 2021, kur dha dorëheqje.

Gjatë karrierës së tij ka qenë edhe nënkryetar i Federatës Ruse të Futbollit.

Funksionet e tij në futbollin rus janë shoqëruar me hulumtime gazetareske, në të cilat janë ngritur dyshime për korrupsion dhe konflikt interesi gjatë blerjes dhe shitjes së lojtarëve – pretendime që organizata kryesore e futbollit rus i ka hedhur poshtë.

Nga Federata Ruse e Futbollit, Pryadkin avancoi edhe drejt Unionit të Federatave Evropiane të Futbollit (UEFA).

Sipas një raportimi të agjencisë ruse TASS në qershor të vitit 2025, Pryadkin deklaroi atëherë se po ushtronte mandatin e tij të dytë si këshilltar në UEFA dhe se zyrtarisht do të qëndronte në këtë pozitë deri në vitin 2027, kur përfundon edhe mandati i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Federata Ruse e Futbollit e identifikonte Pryadkinin në qershor të vitit 2025 si këshilltar të presidentit të UEFA-s.

Ai ka deklaruar se në organizatën kryesore të futbollit evropian angazhohet për rikthimin e ekipeve ruse në skenën ndërkombëtare.

Ndërsa klubeve ruse dhe kombëtares së Rusisë u është ndaluar që nga viti 2022 pjesëmarrja në garat evropiane dhe botërore nën ombrellën e UEFA-s dhe FIFA-s, pezullimet nuk vlejnë për individët e angazhuar në këto organizata ndërkombëtare.

UEFA konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se sanksionet nuk vlejnë për zyrtarët rusë në këtë organizatë.

Në përgjigjen e saj, UEFA iu referua përbërjes aktuale të organeve dhe trupave të saj, ku emri i Pryadkinit nuk figuron, por nuk saktësoi nëse ai, aktualisht, është i angazhuar në ndonjë formë tjetër në organizatën evropiane të futbollit.

“Nuk kemi komente të tjera”, thuhet në fund të përgjigjes me shkrim, pas pyetjeve për statusin e Pryadkinit në UEFA, si dhe për shtetësinë e tij të re serbe.

Si zyrtar i lartë i futbollit, Pryadkin u dekorua në vitin 2019 me Urdhrin e Nderit nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Por, para karrierës në futboll, ai kishte ndërtuar karrierë në strukturat e inteligjencës.

Biografia e tij zyrtare, e publikuar më herët në faqen e Federatës Ruse të Futbollit, tregon se Pryadkin ishte shkolluar në një institucion të KGB-së – policisë sekrete sovjetike – dhe se gjatë viteve ‘90 kishte shërbyer në strukturat ruse të inteligjencës.

“Miku më i mirë” i drejtuesit të “Crvena Zvezdës”

Sipas raportimeve të mediave, Sergei Pryadkin gjatë viteve të fundit ka qenë mysafir në Beograd, ku është pritur nga drejtuesi i “Crvena Zvezdës”, Zvezdan Terziq.

Në një intervistë për të përjavshmen NIN në vitin 2023, Terziq e përshkroi Pryadkinin si “ish-gjeneral të KGB-së” dhe “mikun e tij më të mirë”.

Në rrjetet sociale u bë viral një incizim nga viti 2024, ku Terziq dhe Pryadkin, në një festë private në Beograd pas fitores së “Crvena Zvezdës” në një ndeshje të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, shihen duke kënduar së bashku këngën popullore ruse “Katyusha”.

Deri në publikimin e këtij artikulli, Terziq nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse kishte pasur ndonjë rol – dhe, nëse po, çfarë roli – në dhënien e shtetësisë serbe Pryadkinit.

Edhe pse dyert e Evropës janë të mbyllura për ekipet ruse që nga viti 2022, ekipet serbe kanë vazhduar bashkëpunimin me to.

Në këtë drejtim kanë prirë klubet më të suksesshme serbe – “Crvena Zvezda” dhe “Partizani”.

Ato kanë zhvilluar disa ndeshje miqësore me klube të ligës së parë ruse, me të cilat, siç thuhet, kultivojnë “marrëdhënie vëllazërore”.

Ndërkaq, kombëtarja e Serbisë, në vitin 2024, u bë ekipi i parë evropian që, pas vendosjes së sanksioneve, zhvilloi një ndeshje miqësore me kombëtaren ruse në Moskë, nën sloganin “duel vëllazëror”.

UEFA e kishte miratuar zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësore.

Në këtë mënyrë, edhe kombëtarja serbe ndoqi linjën e autoriteteve serbe, të cilat, deri më tani, kanë refuzuar thirrjet e Brukselit për t’u harmonizuar me politikën e përbashkët të jashtme të Bashkimit Evropian – përkatësisht, për t’i vendosur sanksione Moskës dhe për t’u distancuar nga lidhjet e ngushta me autoritetet ruse.

Një analizë e mëhershme e REL-it, e publikuar në qershor të këtij viti, tregoi se Qeveria e Serbisë, që nga fillimi i vitit 2026, u kishte dhënë me procedurë të përshpejtuar shtetësi katër herë më shumë shtetasve rusë, sesa të gjithë shtetasve të tjerë të huaj së bashku.

Në mesin e tyre, gjatë vitit 2026, ishin edhe së paku tre shtetas rusë nën sanksione ndërkombëtare.

Analiza tregoi gjithashtu se, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, më shumë se 300 shtetas rusë e kanë marrë shtetësinë serbe me vendim të Qeverisë.

Por, ky nuk është numri përfundimtar, pasi shtetësinë e jep edhe Ministria e Punëve të Brendshme, përmes procedurës së rregullt dhe me plotësimin e kushteve të caktuara.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se sa shtetas rusë e kanë marrë shtetësinë e Serbisë që nga viti 2022. /REL

The post Zyrtari rus i futbollit dhe ish-oficeri i inteligjencës bëhet shtetas i ri i Serbisë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Demaku: Vetëvendosje s’ka qenë kundër Gjykatës Speciale, ka bërë lojë politike si opozitë
Mërgim Lushtaku tregon pse qëndroi në sallë pasi PDK doli
Valës së gjatë të nxehtësisë po i vjen fundi sonte
VV bën politikë edhe me “Marshin për Liri”: Ata që e themeluan Specialen të kërkojnë falje, më 12 shtator marshojmë edhe kundër tyre
Gjini e pret në takim Prattipatin: Në këtë kohë sfidash, s’duhet të lejojmë asnjë hap prapa në rrugën euroatlantike

LEXO GJITHASHTU

“Gjakova Trail” të dielën, bllokohen përkohësisht disa rrugë në qytet
“Gjakova Trail” të dielën, bllokohen përkohësisht disa rrugë në qytet
TOP Momenti
LVV mbështet “Marshin për Liri”: Ata që votuan Specialen t’i kërkojnë falje Kosovës
LVV mbështet “Marshin për Liri”: Ata që votuan Specialen t’i kërkojnë falje Kosovës
TOP Momenti
Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve
Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve
TOP Momenti
PTHP po kryen hetime në 32 lokacione për falsifikim të patentë-shoferëve
PTHP po kryen hetime në 32 lokacione për falsifikim të patentë-shoferëve
TOP Momenti
Ulutas: Për hapjen e Urës së Ibrit vendosin BE dhe institucionet e Kosovës pasi KFOR-i të përfundojë praninë e përhershme
Ulutas: Për hapjen e Urës së Ibrit vendosin BE dhe institucionet e Kosovës pasi KFOR-i të përfundojë praninë e përhershme
Lajme

You Might Also Like

Sulmi terrorist në Banjskë, gjykata: Përgjegjësia e tre të akuzuarve u provua individualisht përmes provave
Lajme

Sulmi terrorist në Banjskë, gjykata: Përgjegjësia e tre të akuzuarve u provua individualisht përmes provave

September 11, 2026
Kurti: PDK’së i nevojitet vota jonë për nënkryetarin, neve e tyrja për Presidentin, të takohemi me Hamzën
Lajme

Kurti: PDK’së i nevojitet vota jonë për nënkryetarin, neve e tyrja për Presidentin, të takohemi me Hamzën

September 11, 2026
Ambasadori britanik takon Blerim Isufajn: Folëm për rezultatet konkrete, do ta vazhdojmë partneritetin e ngushtë
Lajme

Ambasadori britanik takon Blerim Isufajn: Folëm për rezultatet konkrete, do ta vazhdojmë partneritetin e ngushtë

September 11, 2026
A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK’në? Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve
Lajme

A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK’në? Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?