Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit kanë dalë me një qëndrim për marshin që do të organizohet nesër në përkrahje të krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. LVV ka zgjedhur që të bëjë politikë lokale edhe me një ngjarje të tillë e cila vjen në prag të 16 shtatorit, datës kur do të shpallet vendimi final i Gjykatës Speciale.
“Ata që e votuan Gjykatën Speciale duhet të distancohen nga vota e tyre, ta pranojnë gabimin dhe t’u kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës dhe kombit tonë, luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre.
Më 12 shtator marshojmë kundër atyre që e themeluan Gjykatën Speciale dhe për lirinë, drejtësinë, të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.
The post VV bën politikë edhe me “Marshin për Liri”: Ata që e themeluan Specialen të kërkojnë falje, më 12 shtator marshojmë edhe kundër tyre appeared first on Gazeta Express.

