By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Inteligjenca spanjolle paralajmëroi një ditë më herët për hyrjen masive të migrantëve në Ceuta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Inteligjenca spanjolle paralajmëroi një ditë më herët për hyrjen masive të migrantëve në Ceuta
Lajme

Inteligjenca spanjolle paralajmëroi një ditë më herët për hyrjen masive të migrantëve në Ceuta

Momenti
Published: September 10, 2026



Shërbimet spanjolle të inteligjencës kishin paralajmëruar autoritetet marokene dhe ato të Ceutas për thirrjet në rrjetet sociale për një kalim masiv të migrantëve në territorin spanjoll, një ditë para se dhjetëra mijëra persona të hynin në Ceuta.

Kjo del nga dokumentet e deklasifikuara së fundmi nga qeveria spanjolle, në mes të akuzave se autoritetet nuk e kishin treguar të plotë situatën lidhur me fluksin masiv të migrantëve.

Your browser does not support the video tag.

Më 29 korrik, Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës i Spanjës (CNI) u kishte bërë të ditur shërbimeve marokene të inteligjencës dhe autoriteteve të Ceutas se kishte identifikuar grupe në rrjetet sociale që po inkurajonin migrantët të kalonin në Ceuta të nesërmen.

Në një shënim të datës 29 korrik, CNI njoftoi se kishte identifikuar grupe në WhatsApp dhe Facebook që promovonin një përpjekje për të arritur në territorin spanjoll më 30 korrik, “si duke notuar, ashtu edhe përmes gardhit kufitar”.

Sipas CNI-së, rreth 180 mijë persona po i merrnin këto mesazhe. Në njërin prej tyre thuhej: “Kushdo që dëshiron të kalojë, ka shansin e fundit në Ditën e Fronit [30 korrik], në orën 8, autoritetet do të jenë të shpërqendruara me festimet dhe paradat”.

Shërbimi spanjoll i inteligjencës paralajmëroi gjithashtu përmes mesazheve zyrën e përfaqësuesit të qeverisë qendrore në Ceuta dhe Gardën Civile për aktivitetin në rrjetet sociale.

Megjithatë, kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, ka këmbëngulur se ngjarjet e 30 korrikut nuk mund të parashikoheshin.

Më herët, duke folur në parlament, Sánchez kishte deklaruar se “nuk kishte asnjë informacion që përcillte përmasat” e “krizës që do të përjetonim” në dy ditët e fundit të korrikut.

Më 30 dhe 31 korrik, të paktën 72 mijë migrantë kaluan nga Maroku në Ceuta. Shumica e tyre kaluan duke notuar rreth një gardhi kufitar, ndërsa të paktën 100 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar, sipas shifrave të kryetarit të Ceutas.

Shumica e migrantëve u kthyen në Marok, por deri në 5 mijë prej tyre kanë mbetur në kampe të improvizuara ose duke fjetur në rrugë dhe plazhe të qytetit. Situata ka shkaktuar shqetësim dhe tension në Ceuta, ndërsa banorët kanë shprehur shqetësime për sigurinë. Disa prej tyre kanë shkatërruar strehimoret dhe kanë bllokuar ndihmat që u dërgoheshin migrantëve.

Dokumentet e publikuara janë pjesë e një grupi prej më shumë se 40 dokumentesh të sigurisë, të lidhura me kalimin e migrantëve në Ceuta. Ato u deklasifikuan nga qeveria pas presionit në rritje ndaj Sánchez për mënyrën se si e menaxhoi krizën dhe akuzave të përhapura në Spanjë se Maroku kishte luajtur rol në lehtësimin e kalimeve.

Në fillim të këtij muaji, një raport i rrjedhur i policisë spanjolle dukej se implikonte policinë marokene në incident.

Megjithatë, Sánchez ka vazhduar të deklarojë se nuk ka prova që tregojnë për përfshirjen e Marokut.

Pak para publikimit të dokumenteve të mërkurën, ai deklaroi për televizionin spanjoll se “ardhja masive e migrantëve nuk ishte e pritshme”.

Partitë opozitare kanë kundërshtuar këtë deklaratë, duke thënë se dokumentet e reja tregojnë të kundërtën.

“E kishin informacionin, janë drejtpërdrejt përgjegjës për pushtimin e Ceutas dhe për ata që vdiqën”, tha Ester Muñoz nga Partia Popullore konservatore.

Ndërkaq, Jorge Buxadé nga partia e ekstremit të djathtë Vox shkroi në rrjetet sociale se dokumentet tregojnë se Sánchez “dhe banda e tij e kriminelëve duhet të dërgohen para Gjykatës Supreme për tradhti dhe krime kundër sigurisë”.

Qeveria spanjolle ka vazhduar të këmbëngulë se ka vepruar në përputhje me informacionet që kishte në dispozicion.

Ministri i Jashtëm, José Manuel Albares, tha se nuk ishte në dijeni të “asnjë raporti që mund të kishte parashikuar përmasat e asaj që ndodhi më 30 korrik”.

Një burim qeveritar tha se dokumentet e publikuara “treguan se informacioni i disponueshëm para kalimit masiv nuk bënte të mundur parashikimin e përmasave që do të merrte kriza apo përgatitjen me kohë të mjaftueshme të reagimit të nevojshëm”.

Ndërkaq, Miguel Ángel Pérez Triano, përfaqësuesi i qeverisë qendrore në Ceuta, iu referua zbulimeve lidhur me mesazhet që CNI-ja i kishte dërguar zyrës së tij një ditë para kalimit masiv.

“WhatsApp-et e [29 korrikut] nuk përbëjnë një alarm apo raport. Nuk janë asgjë më shumë se një shkëmbim informacioni”, tha ai.

source

You Might Also Like

KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në
Nga varrimi i Mlladiqit te “paqja së pari”: Vuçiqi përpiqet të ndryshojë mesazhin e Serbisë pas kritikave të BE-së

LEXO GJITHASHTU

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Kosova nuk e harron mbështetjen në vitet më të vështira
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Kosova nuk e harron mbështetjen në vitet më të vështira
TOP Momenti
Haziri: Ish-ambasadori Walker e propozoi Faton Bislimin për president
Haziri: Ish-ambasadori Walker e propozoi Faton Bislimin për president
TOP Momenti
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi, Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më
Gazeta gjermane FAZ: Durimit të BE-së me Serbinë i erdhi fundi, Vuçiqi nuk duhet të tolerohet më
TOP Momenti
Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave
Tre të arrestuar në Prishtinë, dyshohen për drogë, armëmbajtje dhe manipulim të provave
TOP Momenti
Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president
Haziri:LDK-ja e voton me vota të plota një kandidat politik të saj për president
TOP Momenti

You Might Also Like

Rexhaj për deklaratën e Simiqit: E dimë që nuk ka popull serb në Kosovë
Lajme

Rexhaj për deklaratën e Simiqit: E dimë që nuk ka popull serb në Kosovë

September 11, 2026
Ministri gjerman: Arrestohet i dyshuari për sabotim, planifikonte mbi 100 sulme ndaj rrjetit elektrik në Gjermani,
Lajme

Ministri gjerman: Arrestohet i dyshuari për sabotim, planifikonte mbi 100 sulme ndaj rrjetit elektrik në Gjermani,

September 11, 2026
Të premten vazhdimi i seancës konstituive, VV u kërkon PDK’së dhe LDK’së t’i ndërrojnë të propozuarit për nënkryetarë
Lajme

Të premten vazhdimi i seancës konstituive, VV u kërkon PDK’së dhe LDK’së t’i ndërrojnë të propozuarit për nënkryetarë

September 10, 2026
Mjekët e rinj në Zvicër alarmojnë për mungesë të mjekëve familjarë
Lajme

Mjekët e rinj në Zvicër alarmojnë për mungesë të mjekëve familjarë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?