By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Secili votues është përgjegjës për vendimin e tij
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Secili votues është përgjegjës për vendimin e tij
TOP Momenti

Secili votues është përgjegjës për vendimin e tij

Momenti
Published: September 9, 2026

Mungesa e vullnetit për të menaxhuar shtetin është sinjali më i keq që kjo klasë politike po ua dërgon qytetarëve të Kosovës. Kjo ka pasoja për të gjithë, siç po shihet nga rezultatet e testit PISA. Cila është zgjidhja?

U mbajtën zgjedhjet parlamentare në muajin shkurt 2025 dhe asgjë s’ndodhi. Sepse partitë nuk donin të ndodhte ajo që qytetarët kërkuan prej tyre: themelimi i institucioneve.

Your browser does not support the video tag.

Kriza vazhdoi.

U mbajtën zgjedhjet parlamentare në muajin dhjetor 2025 dhe asgjë s’ndodhi. Sepse partitë nuk donin të ndodhte ajo që qytetarët kërkuan prej tyre: themelimi i institucioneve.

Kriza vazhdoi.

U mbajtën zgjedhjet në qershor 2026 dhe asgjë s’ndodhi. Sepse partitë nuk donin të ndodhte ajo që qytetarët kërkuan prej tyre: themelimi i institucioneve.

Kriza vazhdoi.

Jemi në shtator 2026. Viti shkollor ka filluar, rezultatet e testit PISA tregojnë se nxënësit dhe nxënëset e Kosovës janë ndër më të dobëtit në botë. Lexojnë, por s’kuptojnë (pothuaj) asgjë. Llogarisin, por rezultati s’u del i saktë. «Pallati i ëndrrave» i kësaj gjenerate nxënësish duket se është TikToku, ndërsa Ismail Kadare një bari në ndonjë fshat të Përmetit, për të cilin nxënësit kosovarë besojnë se është një qytet në Greqi.

Por përbuzja e fëmijëve dhe tinejxherëve të Kosovës nuk shpie askund. Problemi është shumështresor. Ka të bëjë me prindër të papërgjegjshëm pothuaj po aq sa me cilësinë e arsimtarëve. Jo të gjithë, por shumë arsimtarë nuk i nënshtrohen asnjë vlerësimi kritik. Më i rëndësishëm është orientimi partiak (falë tij kanë hyrë në punë) sesa kreativiteti në punë. «Darkat» e partive me arsimtarë tashmë janë shfaqje e shpeshtë që nga përfundimi i luftës. Qëllimi është më shumë elektoral. Me këtë qëllim janë themeluar edhe universitete kudo në Kosovë, të cilat u kanë shërbyer dhe u shërbejnë partive politike si magazina për punësimin e simpatizantëve. Kjo s’ka filluar dje. Kush punësohet nga partia, kur të vijë dita e zgjedhjeve, mendon për partinë. Në vend se për punësimin e një mësuesi të vendosë një komision ekspertësh, këtë e bën një kryetar komune me ekipin e tij. Aty kriteri kryesor është: «A është ky me ne a me ata?»

Ajo çfarë ndodh prej vitesh në nivel lokal, dalëngadalë depërton edhe në rrafshin nacional. Shikojeni nivelin në Kuvendin e Kosovës. Shtyrje me bërryla, ofendime, kurthe, kërcënime, akuza plot qelb, deputetë që s’arrijnë të lexojnë një tekst të thjeshtë. Shërbëtori i krimit të organizuar dhe i partisë së shantazheve akuzon rivalin politik për shantazhe. Dikush ulërin se do t’ia vërë flakën Kosovës, tjetri bëhet gati të marrë benzinën dhe tjetri në radhë prek xhepin, nëse e ka gati shkrepësen.

Kriza vazhdon.

Për fat të keq, partitë nuk maten sipas programit. Kur ishin në pushtet partitë PDK-LDK-AAK, gjendja në arsim ishte shumë e keqe. «Erdhën një ditë ministri i arsimit dhe vartësit e tij. Premtuan se do të na sillnin kompjuterë për nxënës», më tregonte më shumë se 10 vjet më parë një mësues gjimnazi në një qytezë kosovare. «Pas zgjedhjeve nuk ua pamë sytë kurrë më», vazhdonte mësuesi. Ndërkohë ai ka vdekur. Nxënësit janë rritur, por jo me mendje.

Pasi erdhi në pushtet VV, gjendja në arsim u bë nga shumë e keqe në jashtëzakonisht e keqe. Tash këta as librat s’mund t’i sigurojnë për 1 shtator, kur fillon viti shkollor.

Përgjegjësi nuk jep askush.

Përgjigje, jo se jo.

Kriza vazhdon.

Jo vetëm në arsim.

Momentalisht Kosova është vend pa institucione legjitime. Me gjasë s’ka mbetur asnjë nen i Kushtetutës pa u shkelur sa i përket procedurave të parashikuara për themelimin e institucioneve.

Kuvendi do të mblidhet sot. A është veprim i bazuar në ligjet e vendit? Një dreq e di. Disa thonë po, disa jo, disa krekosen se nuk do të marrin fare pjesë në mbledhje. Deti kos u bëftë! Disa duan të qëndrojnë në opozitë, por sillen sikur t’i kishin mbi 60 deputetë, e i kanë rreth 6.

A do të ketë një rrugëdalje nga kjo krizë? Zor. Sepse klasa politike e Kosovës nuk është e pjekur, është thellësisht provinciale, jeton me mendësinë e së kaluarës dhe nuk arrin të kuptojë ndryshimet dramatike në botë. Disa madje ende janë të bindur se mund t’i lejojnë vetes çdo poshtërsi e budallallëk, sepse në fund «vijnë këta të huajt» e na shpëtojnë.

Jo, s’vijnë. Kosova tani s’i intereson gati askujt. E keqja më e madhe është se s’po u intereson as partive politike (shumicës). Disa janë futur në beteja brendapartiake dhe shesin dokrra për politikën e lartë. Disa politikën e lartë e shohin si mundësi për poshtërim të rivalit politik. Të lumtur janë vetëm kundërshtarët e shtetit të Kosovës. Të lumtur janë me siguri edhe ata që në emër të patriotizmit u bënë milionerë. Kaluan nga sytliaçi në sushi.

Kosova politike lëngon. Ilaçi? Një kulturë e re politike. Por ku ta gjejmë? Huligani dëshiron të jetë vendimmarrës, ndonëse s’ka marrë asnjë votë. Edhe ky është një problem i politikës kosovare. Nuk është i vetmi. Por një gjë ndoshta është e sigurt: çdo votues është përgjegjës për vendimin e tij.

Zgjidhja ekziston. Duhet një mobilizim nacional sidomos për çështjen e arsimit. Jo më praktika të shëmtuara të ndarjes së parave si karamele elektorale. Investim masiv aty ku duhet. Angazhim i ekspertëve më të mirë. Përgjegjësi e llogaridhënie nga të gjithë – nga mësuesi në fshatin më të largët deri te ministria. Gatishmëri për mësim nga të tjerët. Për shembull, nga Estonia? Pse nxënësit në këtë vend janë më të suksesshmit në Evropë? Çka bëjnë ndryshe estonezët? A ka mundësi që Kosova të bëjë një marrëveshje me Estoninë për ndihmë në fushën e arsimit? Për implementim modelesh të suksesshme?

Sa u përket arritjeve shkollore, asnjë vend në Evropë nuk e kalon Estoninë. Në studimin më të fundit PISA, të cilin Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) e zhvillon çdo tre vjet mes 15-vjeçarëve në mbarë botën, nxënësit estonezë u renditën ndër kombet më të suksesshme në nivel global në matematikë, shkenca natyrore dhe zgjidhje të problemeve.

Edhe Zvicra renditet mes 20 shteteve me performancën më të lartë mes 91 vendeve që morën pjesë në studimin PISA 2025. Rezultatet e saj janë gjithashtu dukshëm më të larta se mesatarja e 38 shteteve të OECD-së. Veçanërisht në shkencat natyrore, Zvicra zë një vend prijës. Vetëm 11 vende dolën më mirë se Zvicra.

Në mërgatë po rritet numri i arsimtarëve me origjinë shqiptare, të cilët japin mësim në shkolla publike apo private nga Finlanda në Gjermani e Zvicër. A ka ndonjë projekt të qeverisë së Kosovës për të përfituar prej tyre? Për t’iu kërkuar ndihmë? Po ç’janë këto pyetje…

You Might Also Like

Kreshnik Kaçiu emërohet kryetar i Gjykatës Administrative
Udhëtari në autobus bartte mbi 2 kilogramë marihuanë, Dogana dhe Policia zbulojnë rastin në Vërmicë
OBRM-PDUKM i reagon Bujar Osmanit: Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme
Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse

LEXO GJITHASHTU

Lladrovci fton për 12 Shtator: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!
Lladrovci fton për 12 Shtator: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!
Lajme
Ushtria gjermane drejt përdorimit të AI në fushëbetejë, teston 30 mjete të inteligjencës artificiale
Ushtria gjermane drejt përdorimit të AI në fushëbetejë, teston 30 mjete të inteligjencës artificiale
Lajme
Shkoi për trajtim, nuk doli më i gjallë nga klinika – Nisin hetimet për vdekjen e Giorgos Mazonakis
Shkoi për trajtim, nuk doli më i gjallë nga klinika – Nisin hetimet për vdekjen e Giorgos Mazonakis
Lajme
U vra në Itali, trupi iu gjet në një makinë të fundosur në lum, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit të 35-vjeçarit shqiptar
U vra në Itali, trupi iu gjet në një makinë të fundosur në lum, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit të 35-vjeçarit shqiptar
Lajme
Nënkryetari i Gjykatës në Prishtinë: Departamenti Special me 173 lëndë në punë
Nënkryetari i Gjykatës në Prishtinë: Departamenti Special me 173 lëndë në punë
Lajme

You Might Also Like

Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
TOP Momenti

Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë

September 10, 2026
​KGJK-ja ndryshon përbërjen e Komisionit Vlerësues, emërohen Milenkoviq dhe Bislimi
TOP Momenti

​KGJK-ja ndryshon përbërjen e Komisionit Vlerësues, emërohen Milenkoviq dhe Bislimi

September 10, 2026
Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët
TOP Momenti

Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

September 10, 2026
Besoj në zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme
TOP Momenti

Besoj në zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?