By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat
Lajme

KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat

Momenti
Published: September 8, 2026

KDI, duke reaguar lidhur me situatën politike në vend, ka thënë se Kuvendi mund të konstituohet, porse, tejkalimi i afatit kushtetues kërkon qartësi juridike.

Nga KDI shtohet se, konstituimi i kuvendit është një hap i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike dhe për tejkalimin e krizës institucionale në të cilën vendi është përfshirë.

Your browser does not support the video tag.

‘’ Megjithatë, konstituimi eventual i Kuvendit pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor ngre një çështje të rëndësishme juridike, e cila kërkon përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, mbi atë se cilat janë pasojat kushtetuese të tejkalimit të një afati të përcaktuar nga e njëjta dhe çfarë efekti do të ketë më pas konstituimi i Kuvendit. Në aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se deputetët e zgjedhur duhet që, në pajtim me Aktgjykimin, “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij.’’’’, thuhet në komunikatë.

Komunikata:

#KDI: 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐨𝐡𝐞𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐭𝐞𝐣𝐤𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐟𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬 𝐤𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐧 𝐪𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬𝐢 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐞

Konstituimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës është një hap i domosdoshëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike dhe për tejkalimin e krizës institucionale në të cilën vendi është përfshirë.

Megjithatë, konstituimi eventual i Kuvendit pas tejkalimit të afatit kushtetues 30-ditor ngre një çështje të rëndësishme juridike, e cila kërkon përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, mbi atë se cilat janë pasojat kushtetuese të tejkalimit të një afati të përcaktuar nga e njëjta dhe çfarë efekti do të ketë më pas konstituimi i Kuvendit. Në aktgjykimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se deputetët e zgjedhur duhet që, në pajtim me Aktgjykimin, “sa më shpejt dhe jo më vonë se tridhjetë (30) ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur Kryetarin dhe nënkryetarët e tij.”

Subjektet politike dhe deputetët e tyre nuk mund të përcaktojnë vetë kuptimin dhe efektin juridik të dispozitave kushtetuese dhe aktgjykimeve të Gjykatës. Kjo është çështje që duhet të trajtohet përmes mekanizmave kushtetues dhe nga institucionet kompetente. Për këtë arsye, u kërkojmë deputetëve dhe palëve të autorizuara që të kërkojnë qartësi mbi pasojat e tejkalimit të afatit 30-ditor, statusin juridik të konstituimit të Kuvendit pas skadimit të këtij afati dhe statusin e veprimeve që Kuvendi do të ndërmarrë pas konstituimit.

Kjo çështje nuk duhet të shihet vetëm përmes prizmit të krizës së sotme. Ajo ka rëndësi për mënyrën se si do të funksionojë rendi kushtetues i Kosovës edhe në të ardhmen. Nëse një afat kushtetues nuk respektohet nga akterët përgjegjës, atëherë lind nevoja për të kuptuar se çfarë fuqie dhe efekti juridik kanë afatet e përcaktuara.

KDI beson që kjo çështje prek sigurinë juridike dhe stabilitetin institucional të vendit. Andaj, vlerësojmë që një verdikt i ri i Gjykatës do t’u mundësonte deputetëve dhe institucioneve të veprojnë mbi të njëjtin interpretim të detyrimeve të tyre. Në fund të fundit, qytetarët e Kosovës kanë nevojë për institucione që funksionojnë, por kanë po aq nevojë që këto institucione të funksionojnë brenda rendit kushtetues.

The post KDI: Konstituimi është i domosdoshëm, por tejkalimi i afatit kërkon përgjigje nga Kushtetuesja për pasojat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kuvendi njofton veç për debatin e Haxhiut me Simiqin, jo edhe për fjalët e saj se VV s’ka vota për Çitakun e Shalën
Musliu: Mashtruesve u doli boja, VV firmosi sot se janë bllokusit e institucioneve
Qumështarët dhe shoqata e tyre kërkojnë që Ministria dhe AUV të autorizojnë më shpejt prodhimin – alarmojnë për humbjet
Haki Abazi dorëzon kallëzim penal kundër Albin Kurtit, përmend tri vepra penale
Ylli Limani me thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator marshojmë për UÇK-në

LEXO GJITHASHTU

Ukshini: Kuvendi nuk mbahet peng për Simiqin, s’duhet të biem në kurthin e tyre
Ukshini: Kuvendi nuk mbahet peng për Simiqin, s’duhet të biem në kurthin e tyre
TOP Momenti
Del nga paraburgimi pronari i diskotekës “Pulse” të Koçanit, do të mbrohet në liri
Del nga paraburgimi pronari i diskotekës “Pulse” të Koçanit, do të mbrohet në liri
TOP Momenti
Privohen nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
Privohen nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjetit
TOP Momenti
E dhimbshme, familja e Rea-s hap të pamen: Nuk patëm mundësi t’i jepnim lamtumirën që meritonte
E dhimbshme, familja e Rea-s hap të pamen: Nuk patëm mundësi t’i jepnim lamtumirën që meritonte
Lajme
Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, dy persona lëndohen rëndë
Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, dy persona lëndohen rëndë
Lajme

You Might Also Like

“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit 
Lajme

“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit 

September 9, 2026
Kancelari gjerman shtyn telefonatën e planifikuar me Presidentin amerikan
Lajme

Kancelari gjerman shtyn telefonatën e planifikuar me Presidentin amerikan

September 9, 2026
Miftaraj alarmon: Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 4 tetor, vendi kalon në anarki – nuk ka kush t’i shpallë zgjedhjet
Lajme

Miftaraj alarmon: Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 4 tetor, vendi kalon në anarki – nuk ka kush t’i shpallë zgjedhjet

September 9, 2026
Pamje, digjen 5 vetura në Vlashnje të Prizrenit – intervistohet një i dyshuar dhe më pas lirohet
Lajme

Pamje, digjen 5 vetura në Vlashnje të Prizrenit – intervistohet një i dyshuar dhe më pas lirohet

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?