Kuvendi i Kosovës ka njoftuar për zhvillimet e sotme në seancë ku Albulena Haxhiu u zgjodh kryetare e Parlamentit. Por, me të marrë kryesimin e seancës konstituimi ka ngecur. Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nuk pranon votim në pako për nënkryetarët e Kuvendit me arsyetimin se deputetët Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala nuk votojnë për kandidatin për President Bekim Sejdiun. Por, po ashtu kanë përmendur edhe deklarimin e Igor Simiq i cili kur propozoi nënkryetarin serb tha se po e bën në emër të popullit serb. Për këtë fillimisht, Haxhiu tha se duhet verifikuar nëse propozimi ka qenë në përputhje me Kushtetutën.
Më vonë, Kurti tha se Srpska propozimin me shkrim e ka bërë në përputhje me Kushtetutën, por deklarimi i Simiq ishte në shpërputhje.
Sidoqoftë në njoftimin e Kuvendin për seancën ka zënë vend vetëm episodi i Haxhiut me Listën Srpska e jo edhe pjesa ku ajo i transmeton fjalët e Nagavcit se nuk i votojnë Çitakun dhe Shalën.
The post Kuvendi njofton veç për debatin e Haxhiut me Simiqin, jo edhe për fjalët e saj se VV s’ka vota për Çitakun e Shalën appeared first on Gazeta Express.
