By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U raportua e zhdukur në Prishtinë, 13-vjeçarja kthehet pas dy ditësh – Prokuroria nis hetime për “Dhunim”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U raportua e zhdukur në Prishtinë, 13-vjeçarja kthehet pas dy ditësh – Prokuroria nis hetime për “Dhunim”
Lajme

U raportua e zhdukur në Prishtinë, 13-vjeçarja kthehet pas dy ditësh – Prokuroria nis hetime për “Dhunim”

Momenti
Published: September 8, 2026

Një rast jashtëzakonisht i ndjeshëm që nisi si raportim për zhdukjen e një vajze 13-vjeçare, tashmë po hetohet nga organet e drejtësisë nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi”, merr vesh Sinjali.

Burimet e mediumit bëjnë të ditur se rasti nisi më 6 shtator, kur në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë u raportua zhdukja e të miturës O.M.

Your browser does not support the video tag.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nëna e saj kishte deklaruar se një ditë më parë, më 5 shtator, rreth orës 19:30, derisa ndodheshin në parkun e Taukbahçes, vajza ishte larguar dhe familja më pas nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Komunikimi me të ishte ndërprerë.

Rasti mori një drejtim tjetër sot, më 7 shtator, kur nëna është paraqitur sërish në stacion policor, këtë herë së bashku me vajzën.

Për shkak të moshës së saj dhe ndjeshmërisë së rastit, e mitura është intervistuar në prani të prindit, zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale, psikologes dhe hetuesve policorë.

Raportohet se gjatë deklarimit të saj, 13-vjeçarja ka treguar se më 5 shtator ishte takuar me një të mitur me inicialet D.K., me të cilin më pas kishte shkuar në një banesë në lagjen Emshir, ku kishin qëndruar rreth 12 orë.

E mitura ka deklaruar se gjatë kësaj kohe ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. Pavarësisht deklarimit të saj lidhur me rrethanat në të cilat ka ndodhur marrëdhënia, për shkak të moshës së saj rasti është marrë në trajtim nga Prokuroria dhe është iniciuar si “Dhunim”.

Burimet bëjnë të ditur se vajzës i është ofruar edhe trajtim mjekësor, pasi gjatë intervistimit ka deklaruar se kishte dy lëndime në trup.

Për rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare e Departamentit për të Mitur, me udhëzimin e së cilës është iniciuar procedura penale për veprën “Dhunimi”.

Hetimet tashmë po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë për të sqaruar të gjitha rrethanat e rastit.

The post U raportua e zhdukur në Prishtinë, 13-vjeçarja kthehet pas dy ditësh – Prokuroria nis hetime për “Dhunim” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haziri: Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin
DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë
Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Rama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Prishtinë
Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

LEXO GJITHASHTU

Ofendoi dhe sulmoi policët, arrestohet një person në Prishtinë
Ofendoi dhe sulmoi policët, arrestohet një person në Prishtinë
TOP Momenti
Një shtëpi, 147 të strehuar – Shala rrëfen historinë e jashtëzakonshme nga Llapqeva
Një shtëpi, 147 të strehuar – Shala rrëfen historinë e jashtëzakonshme nga Llapqeva
TOP Momenti
Arrestohet për ryshfet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak
Arrestohet për ryshfet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak
Lajme
Një serb arrestohet në Merdare, dyshohet se posedonte dokument të falsifikuar
Një serb arrestohet në Merdare, dyshohet se posedonte dokument të falsifikuar
Lajme
IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes
IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes
Lajme

You Might Also Like

IKD: Shkelja e afatit kushtetues nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës
Lajme

IKD: Shkelja e afatit kushtetues nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës

September 8, 2026
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Prishtinë
Lajme

Raportohet për dhunimin e një gruaje në Prishtinë

September 8, 2026
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit
Lajme

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit

September 8, 2026
Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra
Lajme

Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?