By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes
Lajme

IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes

Momenti
Published: September 8, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e konsideron pozitive gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për 9 shtator.

Tashmë sipas IKD, përgjegjësia është që kjo seancë të mos shndërrohet në një episod tjetër të bllokadës së institucioneve, por të përfundojë me konstituimin e Kuvendit dhe t’i hapë rrugë procesit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës dhe formimit te qeverisë.

Your browser does not support the video tag.

“Fakti se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit është shkelur nuk është çështje hipotetike. Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit prej 30 ditësh të përcaktuar pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Është fakt notor se përgjegjësia për këtë situatë i vie në barrë z. Avni Dehari dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët qëllimshëm përmes veprimeve dhe mosveprimeve pamundësuan konstituimin e Kuvendit brenda këtij afati, duke vepruar në kundërshtim me detyrimet që burojnë nga Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese”.

Pasojat e kësaj sjelljeje, sipas Institutit, kanë shkuar përtej mosrespektimit të një afati. Për javë të tëra, deputetët të cilët kishin dhënë betimin nuk kanë pasur mundësi ta ushtrojnë në plotësi mandatin e tyre kushtetues. Kuvendi nuk ka qenë funksional, ndërsa përfaqësuesve të zgjedhur të popullit u është kufizuar mundësia për ta ushtruar funksionin për të cilin kanë marrë mandatin. Në këtë mënyrë është cenuar funksionimi i demokracisë përfaqësuese dhe është penguar funksionalizimi i institucioneve që burojnë nga vota e qytetarëve.

“Por konstatimi i kësaj shkeljeje nuk nënkupton se shkelja duhet të vazhdojë. Përkundrazi. Fakti se Kuvendi nuk është konstituuar brenda afatit kushtetues nuk mund të shërbejë si argument që Kuvendi të mos konstituohet as pas kalimit të këtij afati. Një interpretim i tillë do të prodhonte një situatë paradoksale. Shkelja e Kushtetutës do të përdorej si arsye për ta vazhduar edhe më tej pikërisht gjendjen antikushtetuese që është krijuar duke lënë Kosovën pa institucione funksionale, duke vazhduar qeverisjen me ushtrues detyre dhe në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Supreme”.

Sipas IKD, afati kushtetues nuk humb rëndësinë e vet pse është shkelur.

“Shkelja mbetet shkelje, përgjegjësia mbetet përgjegjësi dhe ajo duhet të evidentohet si e tillë. Në një demokraci parlamentare që qeveriset mbi bazat e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, një shkelje e tillë nuk do të kalonte pa pasoja politike por edhe juridike.  Sidoqoftë, skadimi i afatit nuk mund ta shuajë detyrimin kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Përfundimi i afatit nuk mund të nënkuptojë përfundimin e detyrimit për t’i bërë institucionet funksionale”.

Sipas praktikës së ndërtuar nga Gjykata Kushtetuese dhe standardeve që vetë kjo Gjykatë ka zhvilluar, IKD vlerëson se dështimi për ta përfunduar konstituimin brenda afatit kushtetues nuk mund të interpretohet automatikisht si humbje e legalitetit apo legjitimitetit të kësaj legjislature për të vazhduar me ushtrimin e kompetencave të saj kushtetuese.

“Për rrjedhojë, tejkalimi i afatit për konstituim, sado serioze të jetë shkelja që ka ndodhur, nuk e bën vetvetiu juridikisht të pamundur formimin e Qeverisë apo zgjedhjen e Presidentit nga kjo legjislaturë”.

Prandaj, sipas tyre, dilema sot nuk duhet të shtrohet nëse Kuvendi duhet të konstituohet pasi afati është shkelur. Kuvendi duhet të konstituohet. Shkelja që ka ndodhur duhet të konstatohet dhe të mos relativizohet, por ajo nuk mund të përdoret për të prodhuar një bllokadë të re dhe potencialisht të pakufishme.

“Më 9 shtator, përgjegjësia kryesore bie mbi ata që deri më tani kanë pamundësuar përfundimin e procesit. Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të bëjë kalkulime të reja politike me konstituimin e Kuvendit. Kosova ka humbur tashmë kohë përtej afatit kushtetues. Çdo ditë e re e bllokadës nuk e korrigjon shkeljen e deritanishme,vetëm e thellon atë”.

Në këtë situatë, IKD sqaron se kur Gjykata Kushtetuese nuk ka përcaktuar sanksionin kushtetues dhe rasti nuk ka shkuar përsëri për vlerësim në këtë Gjykate, nuk ka rrugë tjetër pos se të vazhdohet tutje.

“Konstituimi i Kuvendit duhet të përfundojë dhe vendit duhet t’i hapet rruga për formimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit. Kushtetuta nuk mbrohet duke e mbajtur Kuvendin të pakonstituuar për shkak se afati për konstituimin e tij tashmë është shkelur. Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes dhe duke rikthyer institucionet në funksion”.

The post IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjykata lë në arrest shtëpi Jozefin Markun
Bajrami: S’kam informacione se ka mbledhje të grupit parlamentar tash, për Kushtetuesen bisedoni me Jehonën
Bajrami: S’kam informacione se ka mbledhje të grupit parlamentar qetash, për Kushtetuesen bisedoni me Jehonën
Duda Balje: S’kam pasur asnjë takim me VV, derisa është kështu as nuk e votoj Presidentin e as nuk rri në sallë
‘‘UÇK na bashkon’’, deputetët e PDK’së me aksion simbolik në Kuvend

LEXO GJITHASHTU

Deputetët e PDK-së vendosin në foltoren e Kuvendit mbishkrimin “UÇK na bashkon”
Deputetët e PDK-së vendosin në foltoren e Kuvendit mbishkrimin “UÇK na bashkon”
TOP Momenti
Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit
Kurti: Marrëveshja politike nuk mjafton, na duhen edhe numrat për zgjedhjen e presidentit
TOP Momenti
LSDM mbështet idenë e PLD-së: Tashmë kemi propozuar ligj për shtetësinë e dyfishtë
LSDM mbështet idenë e PLD-së: Tashmë kemi propozuar ligj për shtetësinë e dyfishtë
TOP Momenti
Gruda: Thaçi duhet të jetë i lirë, jemi të bindur se do të jetë i lirë më 16 shtator
Gruda: Thaçi duhet të jetë i lirë, jemi të bindur se do të jetë i lirë më 16 shtator
Lajme
Hoti: Jemi në terren krejt jokushtetues, e vendosim në Grup Parlamentar nëse e çojmë seancën në Kushtetuese
Hoti: Jemi në terren krejt jokushtetues, e vendosim në Grup Parlamentar nëse e çojmë seancën në Kushtetuese
Lajme

You Might Also Like

35 aktakuza ndaj 58 personave, dhe 10 persona të ndaluar vetëm  në 24 orët e fundit
Lajme

35 aktakuza ndaj 58 personave, dhe 10 persona të ndaluar vetëm  në 24 orët e fundit

September 9, 2026
Nga Nexhat Daci te Albulena Haxhiu, ja kush e drejtoi Kuvendin nga viti 2001 deri sot
Lajme

Nga Nexhat Daci te Albulena Haxhiu, ja kush e drejtoi Kuvendin nga viti 2001 deri sot

September 9, 2026
Përshkallëzohen sulmet me dronë mes Ukrainës dhe Rusisë
Lajme

Përshkallëzohen sulmet me dronë mes Ukrainës dhe Rusisë

September 9, 2026
Kurti: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet, për Presidentin duhet kuorum
Lajme

Kurti: Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk i eviton zgjedhjet, për Presidentin duhet kuorum

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?