By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra
Lajme

Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra

Momenti
Published: September 8, 2026

Një lokalitet në fshatin Verboc të Drenasit mund të zbulojë gjurmë të rëndësishme të historisë së hershme njerëzore, pasi aty po zhvillohen hulumtime arkeologjike për periudhën e Paleolitit.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me nënkryetarin Arben Shala, kanë vizituar lokalitetin ku po zhvillohen kërkimet nga studiues të Universitetit të Tübingenit në Gjermani, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Në ekipin hulumtues janë edhe arkeologu nga Drenasi, Sami Haziraj, si dhe Prof. Dr. Harald Floss, profesor dhe studiues i njohur në fushën e Paleolitit. Nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, punimet në terren udhëhiqen nga arkeologu Luan Gashi.

Gjurmimet e para në këtë lokalitet kishin nisur në vitin 2021, ndërsa hulumtimet e vazhdueshme kanë nxjerrë në pah potencialin arkeologjik të Verbocit.

Sipas Komunës së Drenasit, studiuesit pretendojnë se kanë identifikuar gjurmë që mund t’i përkasin periudhës së Paleolitit dhe që, sipas vlerësimeve fillestare, mund të jenë 25 mijë deri në 70 mijë vjet të vjetra.

Megjithatë, bëhet fjalë për vlerësime paraprake, ndërsa mosha dhe rëndësia e saktë e gjetjeve pritet të përcaktohen përmes analizave dhe studimeve të mëtejshme shkencore.

Lladrovci e ka cilësuar hulumtimin si një zhvillim me rëndësi për Drenasin dhe Kosovën.

“Është jashtëzakonisht interesante të shohësh se në tokën e Drenasit mund të ruhen gjurmë që na çojnë dhjetëra mijëra vite prapa në historinë e njerëzimit”, ka deklaruar ai.

Komuna e Drenasit ka bërë të ditur se do të vazhdojë të mbështesë punën shkencore dhe institucionale për dokumentimin dhe ruajtjen e këtij lokaliteti.

Rezultatet përfundimtare të hulumtimeve pritet të japin më shumë të dhëna për moshën dhe rëndësinë arkeologjike të Verbocit. /Telegrafi

The post Gjurmë të Paleolitit në Verboc të Drenasit, studiuesit dyshojnë për dëshmi deri në 70 mijë vjet të vjetra appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haziri: Ka pak mundësi që gjashtë deputetët e LDK-së ta ndryshojnë qëndrimin për presidentin
DW: 17 për qind e gjermanëve kanë botëkuptim populist të djathtë
Xhelal Sveçla dënohet me 1 vit burgim me kusht për gazin lotsjellës në Kuvend
Rama pret shefin e ri të EULEX-it, diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Prishtinë
Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

LEXO GJITHASHTU

Ofendoi dhe sulmoi policët, arrestohet një person në Prishtinë
Ofendoi dhe sulmoi policët, arrestohet një person në Prishtinë
TOP Momenti
Një shtëpi, 147 të strehuar – Shala rrëfen historinë e jashtëzakonshme nga Llapqeva
Një shtëpi, 147 të strehuar – Shala rrëfen historinë e jashtëzakonshme nga Llapqeva
TOP Momenti
Arrestohet për ryshfet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak
Arrestohet për ryshfet një shtetas i Shqipërisë në Bërnjak
Lajme
Një serb arrestohet në Merdare, dyshohet se posedonte dokument të falsifikuar
Një serb arrestohet në Merdare, dyshohet se posedonte dokument të falsifikuar
Lajme
IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes
IKD: Kushtetuta mbrohet duke i dhënë fund shkeljes
Lajme

You Might Also Like

IKD: Shkelja e afatit kushtetues nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës
Lajme

IKD: Shkelja e afatit kushtetues nuk mund të përdoret si arsye për vazhdimin e bllokadës

September 8, 2026
Raportohet për dhunimin e një gruaje në Prishtinë
Lajme

Raportohet për dhunimin e një gruaje në Prishtinë

September 8, 2026
Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit
Lajme

Një foshnje dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit

September 8, 2026
Një valë shpërthimesh në Kiev, ndërsa Rusia rifilloi sulmet pas një ndalese tre-ditore
Lajme

Një valë shpërthimesh në Kiev, ndërsa Rusia rifilloi sulmet pas një ndalese tre-ditore

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?