By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KPK shkëput memorandumet e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KPK shkëput memorandumet e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile
Lajme

KPK shkëput memorandumet e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile

Momenti
Published: September 7, 2026

Me gjashtë vota për dhe vetëm një kundër, Këshilli Prokurorial i Kosovës e ka aprovuar propozimin e kryeprokurorit të shtetit, Zejnullah Gashi, që të shkëputen të gjitha memorandumet e bashkpunimit mes KPK-së dhe organizatave të shoqërisë civile.

I vetmi prej anëtarëve të KPK-së që votoi kundër këtij propozimi ishte Milot Krasniqi ndërsa ndërsa anëtarët e tjerë, Arian Gashi (kryesues), Zejnullah Gashi, Dardan Vuniqi, Elza Bajrami Kastrati, Visar Krasniqi, Arlinda Muqa, votuan kundër.

Your browser does not support the video tag.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, në mbledhjen e 302 të Këshillit Prokurorial të Kosovës, tha se viteve të fundit, organizata dhe media të caktuara e kanë marrë primatin që të publikojnë pamje ekskluzive dhe informacione të personave të dyshuar në fazat fillestare.

Sipas Gashit, këto publikime nga mediat rrezikojnë integritetin e hetimeve, konfidencialitetin si dhe prekin sigurinë juridike.

Kryeprokurori Gashi e konsideron të papranueshme që në aksionet që zhvillohen bashkë me Policinë, Prokuroria i lejon që në rastet e arrestimit, bastisjeve të publikohen ato pamje të cilat i identifikojnë qartë edhe të pandehurit në procedurë. Sipas tij bëhet një gjykim publik për palët, për të pandehurit që janë subjekt i një hetimi të caktuar në fazën krejt fillestare.

Tutje, Gashi tha se duhet të ndalohet bashkëpunimi me organizata të ndryshme, dhe kërkoi nga Këshilli që memorandumet e lidhura me organizatat të shfuqizohen.

“Deri më tani kemi bashkëpunu me organizata të ndryshme, mendoj që duhet të ndalohen për arsye se ne jemi subjekt i padive të shumta që bëhen për veprimet tona në KGJK, të cilat vendime po e dëmtojnë buxhetin e Republikës së Kosovës, me veprime tona që në të ardhmen, vendimet po janë aktgjykimet lirues… unë mendoj që këto vendime duhet të shqyrtohen të vlerësohen, në këtë aspekt, mendoj që duhet edhe të shfuqizohen këto memorandume”- deklaroi kryeprokurori Gashi.

Sipas Gashit, memorandumet dhe bashkëpunimet me shoqërinë civile, nuk kanë bazë ligjore.

Tutje, Gashi ka thënë se besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë duhet të tregohet me argumente, duke ndërtuar aktakuza të mirëfillta, që aktakuzat janë të bazuar në prova, e që ato aktakuza të marrin epilog me aktgjykime dënues.

Më tej, Gashi tha se janë dëshmitarë të cenimit të integritetit të hetimeve në fazat fillestare, dhe kërkoi nga Këshilli që të shfuqizohen të gjitha memorandumet e bashkëpunimit mes KPK-së dhe organizatave të caktuara të shoqërisë civile.

“Format e bashkëpunimit në të ardhmen me të gjitha organizatat të shoqërisë civile të jenë me të gjitha dhe me mediat, dhe të jenë të barabarta dhe të rregullohen me rregullore të veçantë.”- tha në fund Gashi.

Anëtari i KPK-së, Milot Krasniqi tha se propozimi i tij është që t’iu jepen në shikim të gjitha kopjet e memorandumeve dhe derisa të vendoset krijimi i një akti nënligjor që do t’i rregullonte format e bashkëpunimit, mos të shfuqizohen këto bashkëpunime.

“Me u trajtu në një pikë të veçantë, jo që sot me u shfuqizu këto memorandume të bashkëpunimit, se është thyerje e një zotimi që më parë e ka dhënë një ish-kryeprokuror i shtetit.”- tha Krasniqi.

Lidhur me këtë propozim të Kryeprokurorit të Shtetit, kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, tha se disa prej memorandumeve të lidhura janë të skaduara, dhe nuk kanë më vlerë, pasi kanë qenë për një periudhë njëvjeçare.

Tutje, Gashi ka thënë se më qëllim të mos krijimit të një standardi të dyfishtë dhe me qëllim të trajtimit të barabartë të gjitha organizatave, është mirë që kjo çështje një herë e përgjithmonë të rregullohet, të standardizohet, të nxirret nga komisioni përkatës rregullorja dhe t’i dërgohet Këshillit për trajtim.

Gashi më tej ka thënë se ka pasur raste kur bastisjet janë bërë live,  dhe si pasojë e kësaj ka pasur raste kur kanë filluar procedurat disiplinore ndaj kryeprokurorve që e kanë leju një gjë të tillë.

The post KPK shkëput memorandumet e bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Policia thotë se ndaloi parkimin e veturave te Kuvendi dhe Presidenca për shkak të pastrimit të oborrit
Ambasadori i BE’së takon Listën Serbe – Diskutohet për nevojën e pjesëmarrjes ‘‘aktive’’ së LS’në në Kuvend
Kryediplomatja e BE-së i reagon Serbisë për Mlladiqin: Pajtimi s’ndodh duke nderuar autorët e krimeve
Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona
Qyteti që nuk e njohim

LEXO GJITHASHTU

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime
Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime
TOP Momenti
Lëshohet në përdorim aeroporti i rinovuar i Ohrit, Mickoski: Maqedonia është vend më i mirë se para tre vitesh
Lëshohet në përdorim aeroporti i rinovuar i Ohrit, Mickoski: Maqedonia është vend më i mirë se para tre vitesh
TOP Momenti
Faton Peci zgjedhet kryetar i Guxo, Donika Gërvalla largohet nga udhëheqja
Faton Peci zgjedhet kryetar i Guxo, Donika Gërvalla largohet nga udhëheqja
TOP Momenti
Aleanca mban mbledhje të kryesisë para seancës së nesërme
Aleanca mban mbledhje të kryesisë para seancës së nesërme
Lajme
Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit
Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit
TOP Momenti

You Might Also Like

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan
Lajme

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan

September 8, 2026
Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion
Lajme

Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion

September 8, 2026
Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Lajme

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

September 8, 2026
Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Lajme

Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?