By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Lëshohet në përdorim aeroporti i rinovuar i Ohrit, Mickoski: Maqedonia është vend më i mirë se para tre vitesh
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Lëshohet në përdorim aeroporti i rinovuar i Ohrit, Mickoski: Maqedonia është vend më i mirë se para tre vitesh
TOP Momenti

Lëshohet në përdorim aeroporti i rinovuar i Ohrit, Mickoski: Maqedonia është vend më i mirë se para tre vitesh

Momenti
Published: September 8, 2026

“Aeroporti i Ohrit po merr një dinamikë dhe cilësi tjetër”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në hapjen zyrtare të ndërtesës së rikonstruktuar të terminalit të aeroportit të Ohrit “Shën Apostol Pali”. Ai pret, siç tha, që në periudhën që pason, numri i pasagjerëve, por edhe numri i kompanive që do t’i përdorin shërbimet e aeroportit të Ohrit të rritet.

Sipas Mickoskit, aeroporti i Ohrit është hallkë e rëndësishme para së gjithash për zhvillimin e të gjithë rajonit, për zhvillimin e Maqedonisë si shtet, por njëkohësisht edhe për zhvillimin e Ohrit, Strugës dhe komunave të tjera që janë pranë këtij aeroporti, sepse në atë mënyrë zhvillohet ekonomia.

Your browser does not support the video tag.

“Nga ajo që munda të mësoj nga përfaqësuesit e TAV aeroporteve, të cilët vërtet impresionojnë me punën e tyre në Maqedoni gjatë viteve të fundit, është fakti se këtë vit shënohen rekorde në aeroportin e Ohrit ‘Shën Apostol Pali’. Kemi ditë kur praktikisht kemi pasur numrin më të madh të pasagjerëve deri tani në histori, më shumë se 3 mijë në një ditë. Po ashtu kemi edhe ditë kur ka më shumë se 20 fluturime, që gjithashtu paraqet një shifër të rëndësishme.

Ai shprehu bindjen se në periudhën që pason me aktivitetet ndërtimore dhe mbështetjen e qeverisë këto shifra do të dyfishohen.
Mickoski njoftoi se Qeveria do të vazhdojë më tej të investojë në infrastrukturë dhe ta bëjë Maqedoninë kryqëzim në rajon.

“E di se ende kemi shumë probleme për të zgjidhur, e di se ndoshta nuk jetohet ashtu siç dëshirojmë të jetohet, por gjithashtu jam i bindur se me të gjitha këto investime që i bën qeveria, me të gjitha këto aktivitete që i bëjmë si Qeveri sot Maqedonia është vend shumë më i mirë për të jetuar se sa ishte para tre vitesh.

“Dhe jam i bindur për këtë. Në çfarë e mbështes këtë bindje? E mbështes në faktin se jemi të motivuar si kurrë më parë, ndërsa mbështetja që e marrim nga qytetarët na frymëzon si kurrë më parë të vazhdojmë të punojmë”, tha Mickoski.

You Might Also Like

Haki Abazi dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Albin Kurtit
Rezultatet e PISA, ministrja Kumbaro zbulon objektivat: Një mijë laboratorë inteligjentë dhe kurrikula të reja
Asociacioni Hera reagon ndaj ministres Janevska: Edukimi seksual është masë mbrojtëse
Janevska: Lëndë zgjedhore Edukim Gjithëpërfshirës Seksual nuk do të ketë në arsimin e mesëm
LSDM: Qeveria po i keqmenaxhon financat, borxhi afrohet në 12 miliardë euro

LEXO GJITHASHTU

Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, dy persona lëndohen rëndë
Shpërthim në një hidrocentral në Zvicër, dy persona lëndohen rëndë
Lajme
“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit 
“Zgjedhjet e reja më 27 dhjetor”? Ramadani ky është plani i Kurtit 
Lajme
Kancelari gjerman shtyn telefonatën e planifikuar me Presidentin amerikan
Kancelari gjerman shtyn telefonatën e planifikuar me Presidentin amerikan
Lajme
Miftaraj alarmon: Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 4 tetor, vendi kalon në anarki – nuk ka kush t’i shpallë zgjedhjet
Miftaraj alarmon: Nëse nuk zgjidhet Presidenti deri më 4 tetor, vendi kalon në anarki – nuk ka kush t’i shpallë zgjedhjet
Lajme
Pamje, digjen 5 vetura në Vlashnje të Prizrenit – intervistohet një i dyshuar dhe më pas lirohet
Pamje, digjen 5 vetura në Vlashnje të Prizrenit – intervistohet një i dyshuar dhe më pas lirohet
Lajme

You Might Also Like

Hoti dhe Bajrami pas zhvillimeve në Kuvend: E bënë edhe më të qartë pse i thamë “JO” propozimit për president
TOP Momenti

Hoti dhe Bajrami pas zhvillimeve në Kuvend: E bënë edhe më të qartë pse i thamë “JO” propozimit për president

September 9, 2026
Disa vetura përfshihen nga zjarri në një punishte në Prizren
TOP Momenti

Disa vetura përfshihen nga zjarri në një punishte në Prizren

September 9, 2026
Nikolloski: Maqedonia ka të ardhme moderne, projektet e tranzicionit të gjelbër na bëjnë lider në rajon
TOP Momenti

Nikolloski: Maqedonia ka të ardhme moderne, projektet e tranzicionit të gjelbër na bëjnë lider në rajon

September 9, 2026
“Ka ardhur koha për masa më të ashpra”: Picula kërkon fundin e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë dhe Vuçiqit
TOP Momenti

“Ka ardhur koha për masa më të ashpra”: Picula kërkon fundin e tolerancës së BE-së ndaj Serbisë dhe Vuçiqit

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?