By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore
Lajme

Avokati serb: Lojë e dyfishtë e Vuçiqit, Evropës i flet ndryshe – Mlladiqin e nderon me ceremoni shtetërore

Momenti
Published: September 7, 2026



Avokati serb Çedomir Stojkoviq ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për “lojë të dyfishtë” lidhur me trajtimin që shteti serb i bëri ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mlladiq, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte.

Në një reagim në Facebook,  pas ceremonisë së mbajtur të shtunën në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë në Beograd, Stojkoviq tha se, pavarësisht mesazheve që Beogradi u përcjell vendeve perëndimore, autoritetet serbe po e nderojnë Mlladiqin në një prej objekteve më të rëndësishme shtetërore dhe ushtarake në qendër të Beogradit, transmeton KosovaPress.

Your browser does not support the video tag.

“Lojë e dyfishtë e Vuçiqit”, e cilëson Stojkoviq qasjen e presidentit serb, duke pretenduar se ai merr vendime “antievropiane”, ndërsa përpiqet t’i paraqesë ato para Perëndimit sikur nuk janë përgjegjësi e tij.

 

Sipas avokatit serb, ceremonia për Mlladiqin në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë përbën një prej nderimeve më të mëdha që shteti serb i ka bërë atij.

Në ceremoninë e 5 shtatorit morën pjesë ministri i Drejtësisë i Serbisë, Nenad Vujiq, presidenti i Republikës Srpska, Siniša Karan, dy ministra të këtij entiteti, si dhe ish-kryeministri serb Nikola Shainoviq. Gjatë ceremonisë, Mlladiqi u përshkrua nga folësit si “udhëheqës i madh”, “profesionist i lartë” dhe “oficer i ndershëm”.

Stojkoviq e interpreton këtë si një mesazh politik të drejtpërdrejtë të autoriteteve serbe, duke pretenduar se me organizimin e ceremonisë shtetërore në një objekt të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Serbisë po merr përsipër përgjegjësi politike për nderimin e një personi të dënuar për gjenocid.

 

Ai ka kritikuar edhe qëndrimin e Beogradit ndaj rrugës së Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke argumentuar se glorifikimi i Mlladiqit është në kundërshtim me vlerat evropiane.

Reagime të ashpra ndaj trajtimit të Mlladiqit kanë ardhur edhe nga Bashkimi Evropian. Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, anuloi vizitën e planifikuar në Serbi, duke deklaruar se glorifikimi i një personi të dënuar për krime lufte dhe gjenocid është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat ndërtohet rruga drejt BE-së.

Mlladiqi u dënua me burgim të përjetshëm nga mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në ish-Jugosllavi. Në vendimin përfundimtar, ai u shpall fajtor, ndër të tjera, për gjenocidin në Srebrenicë, persekutim, dëbim, vrasje, terrorizim të civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të OKB-së.

Ndërkohë organizata Iniciativa e të Rinjve për të të Drejtat e Njeriut në Serbi ka pretenduar se dhënia e nderimeve shtetërore dhe ushtarake për Mlladiqin është e paligjshme, duke iu referuar faktit se atij i ishte hequr grada ushtarake pas vendimit përfundimtar të vitit 2021.

Stojkoviq, në reagimin e tij, e paraqet situatën si një shembull të mënyrës se si, sipas tij, funksionon pushteti në Serbi: vendimet e rëndësishme të Qeverisë, pretendon ai, në një sistem autokratik janë në fakt vendime të presidentit.

Ndryshe, më 27 gusht, ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.

Ndërsa varrimi pritet të zhvillohet më 7 shtator në varrezat Topçider./KP

source

You Might Also Like

Policia thotë se ndaloi parkimin e veturave te Kuvendi dhe Presidenca për shkak të pastrimit të oborrit
Ambasadori i BE’së takon Listën Serbe – Diskutohet për nevojën e pjesëmarrjes ‘‘aktive’’ së LS’në në Kuvend
Kryediplomatja e BE-së i reagon Serbisë për Mlladiqin: Pajtimi s’ndodh duke nderuar autorët e krimeve
Dyshohet se tentuan të tjetërsojnë pronën 1.5 milionë euroshe në Fushë Kosovë, arrestohen pesë persona
Qyteti që nuk e njohim

LEXO GJITHASHTU

Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime
Ndalohen hyrje-daljet dhe parkimi në Kuvend e Presidencë, Policia jep sqarime
TOP Momenti
Lëshohet në përdorim aeroporti i rinovuar i Ohrit, Mickoski: Maqedonia është vend më i mirë se para tre vitesh
Lëshohet në përdorim aeroporti i rinovuar i Ohrit, Mickoski: Maqedonia është vend më i mirë se para tre vitesh
TOP Momenti
Faton Peci zgjedhet kryetar i Guxo, Donika Gërvalla largohet nga udhëheqja
Faton Peci zgjedhet kryetar i Guxo, Donika Gërvalla largohet nga udhëheqja
TOP Momenti
Aleanca mban mbledhje të kryesisë para seancës së nesërme
Aleanca mban mbledhje të kryesisë para seancës së nesërme
Lajme
Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit
Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, në fokus sundimi i ligjit
TOP Momenti

You Might Also Like

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan
Lajme

Lladrovci pret në takim dhe i jep mirënjohje Edona Lekut, kampiones evropiane në futbollin amerikan

September 8, 2026
Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion
Lajme

Ndalohen pesë furgonë dhe një kamion që dyshohet se po transportonin dru pa dokumentacion

September 8, 2026
Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve
Lajme

Kuvendi çon njoftim për seancën e nesërme – në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve

September 8, 2026
Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare
Lajme

Ellis: Aktgjykimi i Speciales mund të bëhet precedent për drejtësinë ndërkombëtare

September 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?