By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hunter Biden lë të hapur kandidimin për president në 2028: Nëse kam mbështetjen e demokratëve, ndoshta duhet ta bëj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hunter Biden lë të hapur kandidimin për president në 2028: Nëse kam mbështetjen e demokratëve, ndoshta duhet ta bëj
Lajme

Hunter Biden lë të hapur kandidimin për president në 2028: Nëse kam mbështetjen e demokratëve, ndoshta duhet ta bëj

Momenti
Published: September 6, 2026

Hunter Biden, djali i ish-presidentit amerikan Joe Biden, ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara në zgjedhjet e vitit 2028, duke rikthyer në vëmendje të ardhmen politike të familjes Biden.

Gjatë një interviste në emisionin “Cats Roundtable” të radio-stacionit WABC, 56-vjeçari Hunter Biden deklaroi se “ndoshta do të duhet” të kandidojë për Shtëpinë e Bardhë, nëse do të kishte mbështetjen e drejtuesit të emisionit dhe biznesmenit John Catsimatidis.

Your browser does not support the video tag.

“Nëse kam mbështetjen tuaj, ndoshta duhet ta bëj”, u shpreh ai, teksa u pyet për mundësinë e një kandidimi presidencial.

Edhe pse Hunter Biden nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për kandidaturën dhe nuk ka asnjë të dhënë se ka nisur një fushatë elektorale, deklarata e tij përfaqëson një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e mbajtur më herët.

Vetëm pak javë më parë, Hunter Biden dukej se e kishte përjashtuar mundësinë për të ndjekur gjurmët e të atit dhe për të garuar për presidencën amerikane.

Në një intervistë në emisionin “Real Time with Bill Maher” të HBO-së, ai ishte pyetur nëse kishte menduar të kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.

Përgjigjja e tij ishte negative, ndërsa bëri edhe një batutë, duke thënë se nëse do të shpallte ndonjëherë një kandidaturë të tillë, njerëzit do të duhej të kontrollonin nëse ai kishte pasur ndonjë rikthim te problemet e tij të mëparshme.

Deklarata e fundit, megjithatë, tregon një qëndrim më të hapur ndaj mundësisë së një rikthimi në politikë.

Hunter Biden tha se një nga çështjet kryesore me të cilat do të dëshironte të merrej nëse do të hynte në politikë është kriza e varësive në Shtetet e Bashkuara.

“Ajo që më intereson më shumë janë 50 milionë amerikanët që vazhdojnë të vuajnë nga varësitë e tyre”, deklaroi ai.

Ai ka folur publikisht për betejën e tij me varësinë dhe e ka përshkruar veten si “ish-përdorues i kokainës crack”, duke e paraqitur përvojën e tij personale si një histori rikuperimi.

Në të njëjtën kohë, ai tha se një nga pikat e tij më të forta për një kandidim të mundshëm presidencial do të ishte angazhimi ndaj Kushtetutës dhe shtetit ligjor.

“Dua që presidenti i ardhshëm të angazhohet për një gjë: respektimin e shtetit të së drejtës”, u shpreh ai.

Një kandidaturë e mundshme e Hunter Biden do të shoqërohej në mënyrë të pashmangshme me një vëmendje të madhe ndaj të kaluarës së tij, aktiviteteve të biznesit, çështjeve gjyqësore dhe betejës së tij me varësinë.

Në vitin 2024, ai u shpall fajtor për akuza që lidheshin me posedimin e një arme, ndërsa po atë vit u deklarua fajtor në një çështje që lidhej me shkelje të legjislacionit tatimor.

Më vonë, babai i tij, Joe Biden, i dha një falje të gjerë federale për vepra penale që lidhen me periudhën 2014-2024.

Vitet e fundit, Hunter Biden ka zgjedhur të flasë publikisht për të kaluarën e tij, duke mbrojtur rrugëtimin personal dhe duke kundërshtuar sulmet ndaj tij dhe familjes Biden.

Pavarësisht se la të hapur mundësinë e kandidimit, Hunter Biden pranoi se Partia Demokratike ka tashmë një grup të fuqishëm emrash që mund të garojnë për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2028.

Ai shprehu madje mbështetjen e tij për guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, për të cilin tha: “E dua personalisht”.

Për momentin, deklaratat e Hunter Biden duken më shumë si një sinjal politik sesa si një njoftim për nisjen e një fushate.

Megjithatë, mundësia që mbiemri Biden të shfaqet sërish në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028 ka mjaftuar për të hapur një diskutim të ri në skenën politike amerikane. /Panorama

The post Hunter Biden lë të hapur kandidimin për president në 2028: Nëse kam mbështetjen e demokratëve, ndoshta duhet ta bëj appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

7-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
Prezantuesja televiziv midis 12 të dënuarve me vdekje në rastin e drogës në Egjipt
Alarm në Kropisht, flakët përpijnë ullinjtë dhe rrezikojnë banesat
Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt
Judah: Njerëzit në Ballkanin Perëndimor nuk e dinë se çfarë problemi i madh është Franca për anëtarësimin e tyre në BE

LEXO GJITHASHTU

Shpërthen vullkani në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte
Shpërthen vullkani në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte
TOP Momenti
Shpërthen zjarr pranë fshatit Miletinë të Bërvenicës
Shpërthen zjarr pranë fshatit Miletinë të Bërvenicës
TOP Momenti
Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë
Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë
TOP Momenti
ASH reagon ndaj pushtetit: Kur iu duhej vota, transporti ishte falas, por sot studentët dhe punëtorët le të paguajnë çmime më të larta
ASH reagon ndaj pushtetit: Kur iu duhej vota, transporti ishte falas, por sot studentët dhe punëtorët le të paguajnë çmime më të larta
TOP Momenti
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti në 27-vjetorin e Policisë thotë se Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë
Lajme

Kurti në 27-vjetorin e Policisë thotë se Kosova është më e sigurt se asnjëherë më parë

September 6, 2026
Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Lajme

Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit

September 6, 2026
Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”
Lajme

Ish-shefi i Pentagonit paralajmëron: Lufta SHBA-Iran mund të zgjasë edhe 6 muaj, por ekziston rreziku i një “lufte të përjetshme”

September 6, 2026
Java tjeter me temperatura diçka më të ulëta, por asnjëra ditë s’do të jetë nën 30 gradë
Lajme

Java tjeter me temperatura diçka më të ulëta, por asnjëra ditë s’do të jetë nën 30 gradë

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?