By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit
Lajme

Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit

Momenti
Published: September 6, 2026

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Groenlandën të dielën dhe të hënën, në një shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të Bashkimit Evropian për ishullin, në një kohë kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur synimin e tij për ta marrë nën kontroll.

Gjatë vizitës, von der Leyen pritet të nënshkruajë të hënën një deklaratë të përbashkët mes Bashkimit Evropian dhe Groenlandës, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

Your browser does not support the video tag.

Që prej rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në janar të vitit të kaluar, Trump ka argumentuar se Shtetet e Bashkuara duhet të marrin kontrollin e Groenlandës për arsye të “sigurisë kombëtare”, duke paralajmëruar se në të kundërt ishulli mund të bjerë nën ndikimin ose kontrollin e Kinës apo Rusisë.

BE-ja ka shprehur vazhdimisht mbështetjen për sovranitetin e Danimarkës dhe popullit të Groenlandës. Në një deklaratë të përbashkët të janarit, von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, theksuan rëndësinë e “integritetit dhe sovranitetit territorial” dhe deklaruan se BE-ja qëndronte “në solidaritet të plotë me Danimarkën dhe popullin e Groenlandës”.

Ndërkohë, von der Leyen ka bërë të ditur se Brukseli po përgatit një rritje të konsiderueshme të investimeve evropiane në Groenlandë, me synim forcimin e sigurisë dhe pranisë së BE-së në rajonin e Arktikut.

Komisioni Evropian ka propozuar 530 milionë euro financim për Groenlandën në kuadër të buxhetit të BE-së për periudhën 2028–2034, duke e lidhur këtë mbështetje me rëndësinë në rritje gjeostrategjike të ishullit.

Sipas “Financial Times”, gjatë vizitës së saj von der Leyen pritet të njoftojë edhe një fond shtesë prej 200 milionë eurosh për Groenlandën. /Euronews albania

The post Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Munguan tre deputetë, por nuk ka ndonjë konotacion të veçantë”, Anton Quni për mbledhjen e sotme
Tre ditë më parë iu dogj punishtja, sot flakët i shkrumbojnë banesën, çifti i moshuar në Fier mbetet në qiell të hapur
PDK-ja dhe LDK-ja thonë se do të marrin pjesë në seancën për konstituimin e Kuvendit
Hoxha: Investimi në njerëz është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për shëndetin publik të vendit
Seanca e 9 shtatorit, Ramush Haradinaj: Është jo kushtetuese, VV na i ka djegë mandatet, nuk jemi deputetë

LEXO GJITHASHTU

“Pastrimi”: Rrezikohet projekti 74 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë
“Pastrimi”: Rrezikohet projekti 74 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë
TOP Momenti
Përkeqësohet zjarri në Ungrej të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat në Rras dhe Zimaj
Përkeqësohet zjarri në Ungrej të Lezhës, flakët rrezikojnë banesat në Rras dhe Zimaj
TOP Momenti
Toshkovski: Punohet në zbardhjen e vrasjes në Çair, njëri nga autorët është i dënuar me burg
Toshkovski: Punohet në zbardhjen e vrasjes në Çair, njëri nga autorët është i dënuar me burg
TOP Momenti
Ekspertët analizojnë skenarët e mundshëm për rastin Sheholli
Ekspertët analizojnë skenarët e mundshëm për rastin Sheholli
TOP Momenti
Gucati dhe Hargreaves diskutojnë zhvillimet që lidhen me veteranët e UÇK-së
Gucati dhe Hargreaves diskutojnë zhvillimet që lidhen me veteranët e UÇK-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Përplasja me Arben Gashin, Rashiq në Frontal: Ai dhe grupacioni i tij po përpiqen të afrohen me Listën Srpska
Lajme

Përplasja me Arben Gashin, Rashiq në Frontal: Ai dhe grupacioni i tij po përpiqen të afrohen me Listën Srpska

September 7, 2026
Aksident në Bosnjë e Hercegovinë, raportohet vdekja e 24-vjeçarit nga Rahoveci
Lajme

Aksident në Bosnjë e Hercegovinë, raportohet vdekja e 24-vjeçarit nga Rahoveci

September 7, 2026
TGI dhe Devolli Group marrëveshje për hapje te rrjetit të Restoranteve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri
Lajme

TGI dhe Devolli Group marrëveshje për hapje te rrjetit të Restoranteve në Kosovë, Maqedoni dhe Shqipëri

September 7, 2026
Këngëtari Meda me thirrje për qytetarët: Mos e shani UÇK-në
Lajme

Këngëtari Meda me thirrje për qytetarët: Mos e shani UÇK-në

September 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?