By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shpërthen vullkani në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shpërthen vullkani në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte
TOP Momenti

Shpërthen vullkani në Indonezi, kaos në trafikun ajror, pezullohen fluturimet në 6 aeroporte

Momenti
Published: September 6, 2026







Bota
September 06, 2026 – 17:44


Your browser does not support the video tag.

Vullkani Krakatoa në Indonezi ka shpërthyer sërish, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror të vendit.


Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se gjashtë aeroporte, përfshirë aeroportin ndërkombëtar të Xhakartës, kanë pezulluar aktivitetin për shkak të shpërthimit dhe pasojave të tij, veçanërisht përhapjes së hirit vullkanik.


Në aeroportin kryesor të vendit janë krijuar radhë të gjata, ndërsa pasagjerët kanë kërkuar rimbursim ose riplanifikim të fluturimeve. Mijëra persona po përballen me vështirësi për shkak të ndërprerjes së udhëtimeve.


Vullkani Anak Krakatau ka qenë në aktivitet që prej mbrëmjes së së premtes, 4 shtator, ndërsa hiri vullkanik u evidentua në zonën e aeroportit të Xhakartës në orët e para të mëngjesit të së dielës, 6 shtator.


Sipas Agjencisë Meteorologjike të Indonezisë (BMKG), hiri ka arritur një lartësi prej 6 mijë metrash në drejtim të ishullit Java, ndërsa një kolonë hiri është ngritur deri në 15 mijë metra në drejtim të Sumatrës dhe në disa zona të provincës Banten.


Për shkak të përhapjes së hirit, Aeroporti Ndërkombëtar Soekarno-Hatta i Xhakartës ka zgjatur pezullimin e fluturimeve deri në orën 17:30 sipas kohës lokale. Lajmi u bë i ditur nga vetë aeroporti përmes një komunikate.


Fillimisht, pezullimi ishte parashikuar të zgjaste deri në orën 05:30 të mëngjesit, por më pas u shty disa herë, fillimisht deri në 09:30, më pas në 13:30 dhe në fund deri në 17:30.


Mes fluturimeve ndërkombëtare të anuluara ose të vonuara janë ato drejt Singaporit, Kuala Lumpurit, Guangzhou, Hong Kongut dhe Dohas. Kompania ajrore Singapore Airlines ka anuluar 19 fluturime mes Singaporit dhe Xhakartës.


Por aeroporti i Xhakartës nuk është i vetmi i prekur nga ndërprerja e fluturimeve. Sipas autoriteteve indoneziane, në total janë gjashtë aeroporte që kanë pezulluar aktivitetin.


Përveç Soekarno-Hatta dhe tre aeroporteve të tjera në zonën e kryeqytetit, janë mbyllur edhe aeroporti ndërkombëtar i Bandungut dhe aeroporti Radin, pranë Bandar Lampungut, në ishullin Sumatra. Këtë e bëri të ditur ministri i Transportit, Dudy Purwagandhi, gjatë një konference për shtyp.


Drejtoresha e Agjencisë Gjeologjike të Indonezisë, Lana Saria, deklaroi se vullkani ka shfaqur një rikthim të aktivitetit që prej muajit korrik, ndërsa aktiviteti arriti nivelin më të lartë të shtunën e fundit.


Ndërkohë, zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane për Menaxhimin e Fatkeqësive (BNPB), Berton Panjaitan, u ka bërë thirrje banorëve të ruajnë qetësinë dhe të tregojnë kujdes të shtuar.


Autoritetet kanë rekomanduar përdorimin e maskave dhe mbrojtëseve për sytë në rast të rënies së hirit vullkanik.


Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive ka bërë gjithashtu të ditur se nuk ka aktualisht rrezik të menjëhershëm për cunami të lidhur me aktivitetin e vullkanit. 


source

You Might Also Like

Fitorja e AfD-së në Saksoni-Anhalt, influencuesi serb e lidh rezultatin me narrativat e ekstremit të djathtë serb
Shpërthen zjarr pranë fshatit Miletinë të Bërvenicës
Nga patrullimet pa armë te një Polici moderne, rrëfimet e gjeneratës së parë
ASH reagon ndaj pushtetit: Kur iu duhej vota, transporti ishte falas, por sot studentët dhe punëtorët le të paguajnë çmime më të larta
Serbia abstenoi për hartën e re në OKB, me arsyetimin se Kosova paraqitet si shtet i pavarur

LEXO GJITHASHTU

Raportohet për një incident mes dy personave dhe kapitenit të policisë Besart Ahmeti – arsye parkingu
Raportohet për një incident mes dy personave dhe kapitenit të policisë Besart Ahmeti – arsye parkingu
Lajme
7-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
7-vjeçari goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikën nga vendi i ngjarjes
Lajme
Prezantuesja televiziv midis 12 të dënuarve me vdekje në rastin e drogës në Egjipt
Prezantuesja televiziv midis 12 të dënuarve me vdekje në rastin e drogës në Egjipt
Lajme
Alarm në Kropisht, flakët përpijnë ullinjtë dhe rrezikojnë banesat
Alarm në Kropisht, flakët përpijnë ullinjtë dhe rrezikojnë banesat
Lajme
Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt
Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt
Lajme

You Might Also Like

Berisha nga SHBA: Rikthimin tim do ta përdor për forcimin e partneritetit me Amerikën
TOP Momenti

Berisha nga SHBA: Rikthimin tim do ta përdor për forcimin e partneritetit me Amerikën

September 6, 2026
Sveçla në 27-vjetorin e Policisë: Profesionalizmi dhe guximi forcojnë shtetin
TOP Momenti

Sveçla në 27-vjetorin e Policisë: Profesionalizmi dhe guximi forcojnë shtetin

September 6, 2026
Malisheva “arrë e forte” për Gjilanin, Isgandarli shkëlqen me het-trik
TOP Momenti

Malisheva “arrë e forte” për Gjilanin, Isgandarli shkëlqen me het-trik

September 6, 2026
Mexhiti priti në takim një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë
TOP Momenti

Mexhiti priti në takim një delegacion arbëresh nga Vakarici i Italisë

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?