By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama godet Serbinë nga Italia për varrimin e Mlladiç: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama godet Serbinë nga Italia për varrimin e Mlladiç: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror
TOP Momenti

Rama godet Serbinë nga Italia për varrimin e Mlladiç: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

Momenti
Published: September 5, 2026

Në funksion të idesë së tij për një integrim gradual të vendeve kandidate në Bashkimin Europian, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama solli në vëmendje edhe Serbinë dhe mënyrën se si Europa duhet të ndërveprojë me Beogradin.

Rama duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, iu referua rastit të Ratko Mlladiçit, të cilin e cilësoi si kasapin e Ballkanit, duke komentuar vendimin për t’u përcjellë me homazhe shtetërore drejt banesës së fundit.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Ramës, raste të tilla janë pikërisht arsyeja pse Serbia duhet të jetë e përfshirë në tryezën europiane, ku vendeve kandidate mund t’u kërkohet llogari dhe t’u përcillen qartë standardet që duhet të respektojnë.

“S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap”, tha Rama, duke argumentuar se izolimi i Serbisë nuk do të ishte zgjidhja e duhur.

Kryeministri e përshkroi Serbinë me një tjetër metaforë, duke e cilësuar si një “lloj kafshe shumë interesante dhe të çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor”.

“Serbia është një lloj kafshe shumë interesante dhe e çuditshme në xhunglën e Ballkanit Perëndimor. Çfarë është më mirë? Ta kesh në tryezë dhe t’i thuash: ‘S’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap’, apo ta lësh aty, në ujëra të pasigurta, dhe të krijojë një situatë skizofrenike mes Europës, Kinës, Amerikës dhe Rusisë?”, u shpreh Rama.

Në këtë kontekst, kryeministri e lidhi rastin e Serbisë me vizionin e tij për zgjerimin e BE-së: vendet kandidate, sipas tij, duhet të afrohen gradualisht me strukturat europiane dhe të jenë në tryezë, ndërsa përmbushin kriteret dhe përballen me kërkesat politike të vendeve anëtare.

“Kjo është qasja ime dhe duhet të ndodhë tani”, përfundoi Rama./Euronews Albania

You Might Also Like

Haxhiu për Nënë Terezën: Një grua shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit
Dokumente të rralla për Nënë Terezën, vizita e shenjtores në Tiranë në vitin 1989
Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim
Plazhi shqiptar që po i çmend turistët, Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë
Turistet rrëfejnë natën e frikshme me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët

LEXO GJITHASHTU

Mbi 170 milionë tregti vitin e kaluar mes Kosovës e Zvicrës – Marrëveshja me EFTA’n sjell lehtësime doganore
Mbi 170 milionë tregti vitin e kaluar mes Kosovës e Zvicrës – Marrëveshja me EFTA’n sjell lehtësime doganore
Lajme
I aksidentuari në Loxhë të Pejës më 18 gusht nuk i mbijeton plagëve, vdes në Shkup
I aksidentuari në Loxhë të Pejës më 18 gusht nuk i mbijeton plagëve, vdes në Shkup
Lajme
Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues
Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues
Lajme
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë: Ishte grua e madhe, ajo u shndërrua në urë jo në mur
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë: Ishte grua e madhe, ajo u shndërrua në urë jo në mur
Lajme
SHBA’ja godet tri cisterna nafte iraniane pas sulmeve ndaj anijeve të saj luftarake
SHBA’ja godet tri cisterna nafte iraniane pas sulmeve ndaj anijeve të saj luftarake
Lajme

You Might Also Like

29 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, Kurti: Ende kemi gjëra për të mësuar nga jeta e saj
TOP Momenti

29 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, Kurti: Ende kemi gjëra për të mësuar nga jeta e saj

September 5, 2026
Gjashtë fëmijë të helmuar brenda një muaji në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes
TOP Momenti

Gjashtë fëmijë të helmuar brenda një muaji në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes

September 5, 2026
Rexhepi-Zejd: Në komunat me shumicë shqiptare ka më shumë lindje se vdekje, pavarësisht shifrave demografike qeveria po i shkel të drejtat e shqiptarëve
TOP Momenti

Rexhepi-Zejd: Në komunat me shumicë shqiptare ka më shumë lindje se vdekje, pavarësisht shifrave demografike qeveria po i shkel të drejtat e shqiptarëve

September 5, 2026
Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet
TOP Momenti

Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?