By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet
TOP Momenti

Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet

Momenti
Published: September 5, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, sot në një deklarata nga salla e Kuvendit ka thënë PDK-ja nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se nga sot, do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend.

Hamza tha se për javë të tëra deputetët e PDK-së kanë kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, respektimin e Kushtetutës, vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit.

Your browser does not support the video tag.

“Për javë të tëra, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar atë që nuk do të duhej të kërkohej fare në një shtet demokratik: që të respektohet Kushtetuta, të respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe t’u mundësohet deputetëve të zgjedhur nga qytetarët që ta ushtrojnë mandatin e tyre”, tha Hamza.

Kryetari i PDK-së theksoi se situata e krijuar nuk është më një përplasje e zakonshme politike.

“Kjo që ka ndodhur nuk është një mosmarrëveshje e thjeshtë politike. Nuk është konflikt mes PDK-së dhe Vetëvendosjes. Nuk është konflikt mes Bedri Hamzës dhe Albin Kurtit. Është konflikt mes një mënyre autoritare të ushtrimit të pushtetit dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai tha se pushteti nuk mund t’i trajtojë Kushtetutën, vendimet e gjykatave dhe obligimet institucionale sipas interesit politik.

“Në demokraci, edhe kur nuk të pëlqen Kushtetuta, nuk e shkel atë. Kur nuk të pëlqen një vendim i Gjykatës Kushtetuese, nuk sillesh sikur ai nuk ekziston. Dhe kur Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës konstaton se deputeti nuk mund ta ushtrojë njëkohësisht edhe funksionin e ministrit, nuk mund të sillesh sikur gjykata nuk ka folur”, tha ai.

Tutje, Hamza kritikoi edhe thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive për 9 shtator, duke thënë se tashmë po shkelet edhe afati sipas interpretimit të vetë Vetëvendosjes.

“Tash, vazhdimi i seancës konstituive është thirrur për 9 shtator, pas afatit prej 30 ditëve që e ka përcaktuar vetë Vetëvendosje. Por Kuvendi i Kosovës nuk mund të presë derisa një parti t’i përfundojë kalkulimet e veta. Kuvendi është institucion i Republikës së Kosovës”, deklaroi Hamza.

Ai theksoi se institucionet e Republikës nuk mund të mbahen peng të interesit të një partie apo individi.

“Këto institucione nuk janë krijuar për një parti. Janë ndërtuar për një shtet. Dhe ky shtet është shumë më i madh se secili prej nesh. Kosova ka paguar çmim tepër të lartë për institucionet e saj që sot dikush t’i trajtojë ato si peng të interesit të vet politik”, tha kryetari i PDK-së.

Hamza u shpreh se PDK-ja nuk do të pranojë normalizimin e shkeljeve kushtetuese.

“Nuk do të pranojmë që shkelja e Kushtetutës të bëhet praktikë. Nuk do të pranojmë që vendimet e gjykatave të shndërrohen në çështje të vullnetit politik. Nuk do të pranojmë që një kryeministër, kushdo qoftë ai, të mund të vendosë se cili institucion funksionon dhe cili jo”, tha Hamza.

Sipas tij, kjo çështje shkon përtej raportit mes opozitës dhe pushtetit.

“Këtu bëhet fjalë për Republikën. Për rendin kushtetues. Për ndarjen e pushteteve. Për autoritetin e gjykatave. Për të drejtën e deputetit që ta ushtrojë mandatin. Dhe, mbi të gjitha, për parimin më elementar të demokracisë: pushteti kufizohet nga ligji. Askush nuk është mbi të”, deklaroi ai.

Kryetari i PDK-së paralajmëroi se durimi institucional i partisë nuk duhet të interpretohet si pranim i paligjshmërisë.

“Durimi ynë institucional nuk duhet të ngatërrohet me pranimin e paligjshmërisë. Prandaj, nga sot, Partia Demokratike e Kosovës do ta rimendojë mënyrën e veprimit të saj”, tha Hamza.

Ai shtoi se PDK-ja do të shqyrtojë forma të tjera të veprimit.

“PDK-ja do të shqyrtojë forma tjera të veprimit politik, institucional dhe juridik për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë dhe për ta kthyer Kosovën në binarët e ligjshmërisë”, theksoi Hamza.

Kryetari i PDK-së tha se beteja aktuale nuk është për pushtet, por për kufijtë e tij dhe respektimin e rendit kushtetues.

“Kjo nuk është betejë për pushtet. Është betejë për kufijtë e pushtetit. Sepse sot në pyetje nuk është se kush qeveris. Në pyetje është se si qeveriset. A qeveriset sipas Kushtetutës, apo sipas vullnetit të një njeriu?”, tha Hamza. /Telegrafi/

You Might Also Like

Gjashtë fëmijë të helmuar brenda një muaji në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes
Rama godet Serbinë nga Italia për varrimin e Mlladiç: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror
Rexhepi-Zejd: Në komunat me shumicë shqiptare ka më shumë lindje se vdekje, pavarësisht shifrave demografike qeveria po i shkel të drejtat e shqiptarëve
Imami Labinot Maliqi përkujton Nënë Terezën: Le të jetë kujtimi i saj urë respekti
Tragjedi në Kelmend, alpinisti Florian Sini humb jetën pasi bie në humnerë

LEXO GJITHASHTU

Marshi për Liri i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më masivi, gatishmëria e njerëzve për të marrë pjesë është paparë
Marshi për Liri i 12 shtatorit, Tasholli: Do të jetë më masivi, gatishmëria e njerëzve për të marrë pjesë është paparë
Lajme
Tragjedia në Kelmend – Ky është alpinisti që vdiq pasi ra në një humnerë
Tragjedia në Kelmend – Ky është alpinisti që vdiq pasi ra në një humnerë
Lajme
Ekspozoi armën pas një mosmarrëveshje që pati me një person, arrestohet i dyshuari në Deçan
Ekspozoi armën pas një mosmarrëveshje që pati me një person, arrestohet i dyshuari në Deçan
Lajme
MIT: Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
MIT: Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë
Lajme
Ramadani: Deputetët e VV’së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vetë – të lutemi për lirinë e tyre
Ramadani: Deputetët e VV’së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vetë – të lutemi për lirinë e tyre
Lajme

You Might Also Like

QMK: Deri në orën 13 janë regjistruar 13 zjarre në vend, 5 aktive, njëri po zgjerohet drejt Kosovës
TOP Momenti

QMK: Deri në orën 13 janë regjistruar 13 zjarre në vend, 5 aktive, njëri po zgjerohet drejt Kosovës

September 5, 2026
Eksperti i sigurisë: Kërcënimet e BIA-s ndaj Pandurit zbulojnë fytyrën agresive të Beogradit
TOP Momenti

Eksperti i sigurisë: Kërcënimet e BIA-s ndaj Pandurit zbulojnë fytyrën agresive të Beogradit

September 5, 2026
Kriza për presidentin, Majko: Kosova rrezikon të futet në paradhomën e shteteve të dështuara
TOP Momenti

Kriza për presidentin, Majko: Kosova rrezikon të futet në paradhomën e shteteve të dështuara

September 5, 2026
17 vjet nga fundosja e anijes “Ilinden” në liqenin e Ohrit
TOP Momenti

17 vjet nga fundosja e anijes “Ilinden” në liqenin e Ohrit

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?