By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Turistet rrëfejnë natën e frikshme me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Turistet rrëfejnë natën e frikshme me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët
TOP Momenti

Turistet rrëfejnë natën e frikshme me zjarret në Himarë: Menduam se nuk do të largoheshim dot nga flakët

Momenti
Published: September 5, 2026

Katër turiste që ndodheshin në Himarë gjatë zjarrit të së premtes në mbrëmje kanë treguar momentet e frikës dhe pasigurisë që përjetuan. Në një deklaratë për A2 CNN ato sot shprehen se situata është qetësuar dhe nuk ndihen më të rrezikuara.

Një prej turisteve tha se në kulmin e zjarrit mendoi se nuk do të mund të largohej nga zona, pasi rrugët ishin bllokuar dhe taksitë nuk mund të arrinin deri tek ato. Ajo falënderoi stafin e hotelit dhe zjarrfikësit për mbështetjen dhe profesionalizmin.

Your browser does not support the video tag.

Edhe turistet e tjera treguan se u larguan përkohësisht nga hotelet dhe pritën në restorante derisa situata të vihej nën kontroll. Sipas tyre, flakët dukeshin qartë nga kodrat përreth dhe krijuan momente paniku, por ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe autoriteteve bëri të mundur shmangien e rrezikut.

Megjithëse të tronditura nga ngjarja dhe dëmet e shkaktuara në natyrë, turistet shprehen se sot ndihen të sigurt dhe vijojnë pushimet e tyre në Himarë.

“Dje ishte vërtet shumë e frikshme. Në një moment mendova: ‘Si do të largohemi nga këtu?’. U larguam dhe gjetëm një restorant pranë malit, por nuk mund të vazhdonim më tej. U përpoqa të kontaktoja taksitë, por më thanë se rrugët ishin të bllokuara dhe nuk mund të vinin të na merrnin. Aty u frikësova shumë, sepse nuk kishim as makinë me qira dhe asnjë mundësi tjetër për t’u larguar. Sot ndihem e sigurt, sepse kam folur me stafin e hotelit. Dua t’i falënderoj, sepse na bënë të ndiheshim të sigurta. Tani situata duket më e mirë, pasi nuk i shohim më flakët. Jam shumë mirënjohëse edhe për zjarrfikësit. Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Faleminderit shumë”, tha njëra prej tyre.

“Nuk e mbaj mend saktësisht se kur nisi zjarri dje, por ndodheshim në hostel, jo shumë larg zonës ku kishte rënë zjarri. Ishte e frikshme. Ne qëndruam në hostel. Sot në mëngjes pamë avionët dhe gjithë ndërhyrjen që po bëhej, ndaj ende nuk dukej plotësisht e sigurt. Por tani mendoj se situata është më e mirë”, u shpreh një tjetër.

“Hosteli ynë ndodhet pak më lart, në kodër, ndaj mund ta shihnim shumë qartë zjarrin. Ishte vërtet e frikshme. Shumë nga personat që qëndronin në hostelin tonë ishin nga Australia dhe, duke qenë se kishin parë situata të tilla edhe më parë, na thanë se duhej të largoheshim. U larguam me makinë dhe qëndruam për pak kohë në një restorant, ku pimë diçka dhe pritëm. Kur nga hosteli na njoftuan se mund të ktheheshim, u rikthyem dhe kaluam natën aty. Sot ndihem e sigurt. Më trishton fakti që ndodhin ngjarje të tilla dhe që zjarret shkatërrojnë natyrën. Megjithatë, këtu është shumë bukur. Kemi kaluar shumë mirë dhe kjo është dita jonë e tretë”, vijon një tjetër.

“Po qëndronim në një hostel lart në kodër dhe zjarrin mund ta shihnim prej aty. Të them të drejtën, u frikësuam shumë. U larguam rreth 15 minuta me makinë dhe qëndruam në një restorant, ujë e duke pritur që situata të qetësohej. Rreth mesnatës komunikuam me hostelin dhe na thanë se ishte në rregull të ktheheshim. Kur u rikthyem, kishte ende prush dhe gjurmë të zjarrit, por flakët ishin më larg. Kishte ikur edhe energjia elektrike dhe ishte shumë vapë, por situata ishte më e mirë. Sot ndihemi mirë. Sigurisht që është ende pak e frikshme kur mendon se zjarri u afrua kaq shumë, por e rëndësishme është që situata tashmë është vënë nën kontroll”, theksoi një tjetër./A2 CNN

– YouTube youtu.be

You Might Also Like

Haxhiu për Nënë Terezën: Një grua shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit
Dokumente të rralla për Nënë Terezën, vizita e shenjtores në Tiranë në vitin 1989
Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim
Plazhi shqiptar që po i çmend turistët, Ksamili shpallet destinacioni bregdetar më i mirë në Evropë
29 vjet nga vdekja e Nënë Terezës, Kurti: Ende kemi gjëra për të mësuar nga jeta e saj

LEXO GJITHASHTU

Rama përkujton Nënën Terezë: Simboli më i fuqishëm shqiptar i paqes e shërbimit – Kryeqyteti e ruan me krenari emrin e saj
Rama përkujton Nënën Terezë: Simboli më i fuqishëm shqiptar i paqes e shërbimit – Kryeqyteti e ruan me krenari emrin e saj
Lajme
Mbi 170 milionë tregti vitin e kaluar mes Kosovës e Zvicrës – Marrëveshja me EFTA’n sjell lehtësime doganore
Mbi 170 milionë tregti vitin e kaluar mes Kosovës e Zvicrës – Marrëveshja me EFTA’n sjell lehtësime doganore
Lajme
I aksidentuari në Loxhë të Pejës më 18 gusht nuk i mbijeton plagëve, vdes në Shkup
I aksidentuari në Loxhë të Pejës më 18 gusht nuk i mbijeton plagëve, vdes në Shkup
Lajme
Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues
Nderimet shtetërore ndaj Mlladiqit, Kandiq: Turp i tmerrshëm, Serbia s’do jetë e njëjtë pas këtij degradimi politik, moral e civilizues
Lajme
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë: Ishte grua e madhe, ajo u shndërrua në urë jo në mur
Kurti në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë: Ishte grua e madhe, ajo u shndërrua në urë jo në mur
Lajme

You Might Also Like

Gjashtë fëmijë të helmuar brenda një muaji në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes
TOP Momenti

Gjashtë fëmijë të helmuar brenda një muaji në Kumanovë, mjekët apelojnë për kujdes

September 5, 2026
Rama godet Serbinë nga Italia për varrimin e Mlladiç: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror
TOP Momenti

Rama godet Serbinë nga Italia për varrimin e Mlladiç: Kasapi s’mund të përcillet me funeral shtetëror

September 5, 2026
Rexhepi-Zejd: Në komunat me shumicë shqiptare ka më shumë lindje se vdekje, pavarësisht shifrave demografike qeveria po i shkel të drejtat e shqiptarëve
TOP Momenti

Rexhepi-Zejd: Në komunat me shumicë shqiptare ka më shumë lindje se vdekje, pavarësisht shifrave demografike qeveria po i shkel të drejtat e shqiptarëve

September 5, 2026
Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet
TOP Momenti

Hamza: Nga sot do të veprojmë që ligjshmëria të rikthehet

September 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?