By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bajrami reagon për listën: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bajrami reagon për listën: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në
TOP Momenti

Bajrami reagon për listën: Nga zyra m’u kumtua që jam numër 12, pas atyre që e luftuan LDK-në

Momenti
Published: May 12, 2026

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas renditjes së saj si e 12-ta në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet e 7 qershorit, duke thënë se pozicioni në listë nuk përbën asnjë problem për të.

Ajo ka theksuar se është pjesë e listës së LDK-së sepse, sipas saj, partia është më e madhe se çdo individ dhe se angazhimi i saj politik nuk lidhet me renditje apo fitore personale.

Your browser does not support the video tag.

“Nga zyra e LDK-së më është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale”, ka deklaruar Hykmete Bajrami.

Ajo ka shtuar se ka qenë pjesë e LDK-së në vazhdimësi dhe se nuk e ka parë asnjëherë partinë si stacion të përkohshëm politik, duke kujtuar edhe përvojën e saj si deputete në disa mandate.

Your browser does not support the video tag.

Bajrami ka theksuar se beteja e saj politike është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet, siç u shpreh ajo, arrogancës së pushtetit, si dhe për një shtet me institucione të pavarura dhe funksionale.

“Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret”, ka shtuar ajo.

Në fund të reagimit të saj, Bajrami u ka bërë thirrje qytetarëve që të analizojnë listën e kandidatëve të LDK-së dhe më 7 qershor të votojnë me bindje për këtë subjekt politik, duke theksuar se në mesin e 110 kandidatëve, sipas saj, ka shumë figura të denja për përfaqësim.

You Might Also Like

LSDM: Buxheti është bosh, rrezikohen pensionet
Rritet numri i intervenimeve nga Ndihma e Shpejtë në Tetovë
A do të ketë koalicion LDK–LVV? Flet Haziri
Holanda e Maroku përballen në Monterrey
​Protesta e 30-të radhazi për Zvërnecin në Tiranë

You Might Also Like

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan
TOP Momenti

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

June 29, 2026
Formacionet zyrtare Brazil – Japoni: Vini Jr në sulm, Neymari në stol
TOP Momenti

Formacionet zyrtare Brazil – Japoni: Vini Jr në sulm, Neymari në stol

June 29, 2026
Raporti: Fëmijët palestinezë po vriten pa përgjegjësi në Bregun Perëndimor
TOP Momenti

Raporti: Fëmijët palestinezë po vriten pa përgjegjësi në Bregun Perëndimor

June 29, 2026
Japonia synon befasinë ndaj “Seleçaos”
TOP Momenti

Japonia synon befasinë ndaj “Seleçaos”

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?