By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara, nis ndërhyrja nga ajri mëngjesin e sotëm
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara, nis ndërhyrja nga ajri mëngjesin e sotëm
Lajme

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara, nis ndërhyrja nga ajri mëngjesin e sotëm

Momenti
Published: September 5, 2026

Një vatër e fuqishme zjarri ka shpërthyer në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht në lagjen nr. 1, pranë zonës së bypass-it, mbrëmjen e së premtes.

Si pasojë e erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar zonën përreth dhe disa banesa, raporton Top Channel.

Your browser does not support the video tag.

Sipas informacionit të bërë me dije nga Prefektura dhe strukturat e Mbrojtjes Civile, deri më tani raportohet se gjashtë banesa janë djegur totalisht, prej të cilave tre kanë qenë të banuara dhe tre të pabanuara.

Banorët tregojnë se kanë përjetuar një natë të vështirë. Për shkak të përhapjes së flakëve, disa persona dhe turistë janë detyruar të largohen nga banesat dhe strukturat ku ndodheshin, duke u zhvendosur drejt zonave më të sigurta. Fatmirësisht, nga informacionet paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Operatorët turistikë dhe pronarët e bizneseve në zonë shprehen se zjarri i ka gjetur të papërgatitur, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Situata ka vijuar të mbetet problematike deri në orët e para të mëngjesit të së shtunës. Rreth orës 02:00, një tjetër banesë është përfshirë nga flakët, duke shtuar panikun mes familjeve që banonin në zonë.

Zjarri i madh ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe një situatë të vështirë për banorët e Himarës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave kanë vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri, me helikopterë që po hedhin ujë mbi vatrat e zjarrit.

Në terren vijojnë të jenë të angazhuara Forcat e Armatosura, së bashku me forca të shumta zjarrfikëse të mbërritura nga qytete të ndryshme të vendit, në përpjekje për të izoluar dhe shuar vatrat që vijojnë të jenë aktive në territorin e Bashkisë Himarë.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa forcat në terren po punojnë për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të mbrojtur banesat dhe zonat e banuara./TCh/

The post Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara, nis ndërhyrja nga ajri mëngjesin e sotëm appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën clirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë
Policia e Kosovës shënon 27-vjetorin me ceremoni solemne në Prishtinë
Kanin: Kosova veproi me bindjen se Uashingtoni është gjithmonë aty, Kurti nuk shkon mirë me askënd
Zgjedhjet në Gjermani, AfD synon fitoren historike në Saksoni-Anhalt
Gjermania forcon masat kundër dronëve dhe sabotazhit rus, planifikohet edhe “cyberdome”

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Qeveria e Mickoskit e ka rritur borxhin e shtetit, qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe paga të ulëta
LSDM: Qeveria e Mickoskit e ka rritur borxhin e shtetit, qytetarët përballen me rritje të çmimeve dhe paga të ulëta
TOP Momenti
Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera
Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera
Lajme
Vdes kryetari i Nëndegës së PDK’së në Shipol të Mitrovicës
Vdes kryetari i Nëndegës së PDK’së në Shipol të Mitrovicës
Lajme
6 vjet pas Marrëveshjes së Uashingtonit, normalizimi me Kosovës dhe Serbisë duket më larg se kurrë
6 vjet pas Marrëveshjes së Uashingtonit, normalizimi me Kosovës dhe Serbisë duket më larg se kurrë
Lajme
“Çfarë s’na vret na bën më të forte”, Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
“Çfarë s’na vret na bën më të forte”, Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
TOP Momenti

You Might Also Like

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca në terren
Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca në terren

September 6, 2026
Irani thotë se është kundërpërgjigjur pas sulmeve amerikane
Lajme

Irani thotë se është kundërpërgjigjur pas sulmeve amerikane

September 6, 2026
Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës
Lajme

Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës

September 6, 2026
Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, një person i lënduar
Lajme

Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, një person i lënduar

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?