By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës
Lajme

Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës

Momenti
Published: September 6, 2026

Aleanca nuk do të hyjë në qeverisje me Albin Kurtin, ndërsa gjashtë kushtet e vendosura nga kjo parti për tejkalimin e situatës politike janë, sipas deputetes së Aleancës, Time Kadrijaj, në funksion të interesit të shtetit dhe qytetarëve.

Kadrijaj, në një intervistë për Ekonomia Onlike, ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit pas takimit me krerët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku kryeministri në detyrë ka folur edhe për kërkesën e Aleancës për takim, duke kritikuar mënyrën se si kjo parti ka vepruar dhe duke iu referuar programeve zgjedhore të subjekteve politike.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme të komentojë deklaratat e Kurtit, duke e akuzuar atë se nuk ka pasur program zgjedhor dhe se ka dështuar në qeverisjen e vendit.

“Po s’kam si i vlerësoj fare, sepse zoti Albin Kurti asnjëherë s’ka pasur program. Secilën fushatë zgjedhore ka dalë pa program zgjedhor, s’ka pasur fare. Dhe ne jemi parti me integritet. Dhe çka është më e mira, ne s’ia kemi dhënë kënaqësinë zotit Kurti me u ul në tavolinë me ne hiç. Se e kemi ditë që është mashtrues, e për shkak që është mashtrues e abuzues e shkelës i Kushtetutës, ne s’ia kemi dhënë atë kënaqësi që me u ul me diskutuar me zotin Albin Kurti”, ka deklaruar Kadrijaj.

E pyetur për deklaratën e Kurtit se partitë politike kanë mundësi të votojnë kandidatin konsensual për president, Bekim Sejdiun, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja, Kadrijaj ka thënë se Aleanca nuk e ka këtë qëndrim.

Ajo ka theksuar se gjashtë kushtet nuk lidhen me kërkesa për poste apo pozita ministrore, por me atë që e konsideron interes të shtetit dhe qytetarëve.

“Jo. Ne për atë kemi lehtësu i kemi qitë kushtet që janë kushte për interes të Kosovës e për qytetarët e Kosovës. S’kemi lypë dhe s’kemi abuzuar duke dashur me shkuar po flasim për presidentin e me folë që me kërkuar diçka digastere ministrore. Jo, ne nuk do të qeverisim me Albin Kurtin”, ka thënë deputetja.

Sipas saj, gjashtë kushtet janë vendosur vetëm me qëllim që të ndihmohet shteti dhe të tejkalohet situata aktuale politike.

“E vetmja arsye me i ndihmuar shtetin kanë qenë këto gjashtë kushte, që ish dashtë në kushte normale, me një kryeministër normal, ka dashur vetë me i kryer të gjitha ato obligime edhe të gjitha ato kërkesa”, është shprehur Kadrijaj.

Deputetja ka kritikuar qeverisjen e Kurtit, duke pretenduar se gjatë viteve të pushtetit të tij nuk janë bërë investimet e nevojshme kapitale dhe se paratë publike janë përdorur, sipas saj, për interesa elektorale.

“Po meqenëse ai nuk po punon për shtetin, e thashë, 25 miliardë i ka pasur pushtet, s’ka bërë asnjë investim kapital, domethënë i ka shpërndarë si sadaka-vitra duke blerë vota në proces zgjedhor dhe nuk ka menduar asnjëherë për mirëqenien e mirë të qytetarëve, të sigurtë, për paga të dinjitetshme, për furnizim të rregullt me energji elektrike”, ka deklaruar ajo.

Kadrijaj ka kritikuar veçanërisht politikën energjetike të Qeverisë, duke e lidhur atë me importin e energjisë dhe raportet tregtare me Serbinë.

“Përkundrazi, ai po blen energji 1 miliard, po shpenzon 1 miliard nga xhepi i varfër i qytetarëve me ble energji në Serbi. Po shet qymyr në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ne nuk e kemi asnjë kapacitet energjetik dhe paguajmë miliarda për energjinë”, ka thënë Kadrijaj.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një prononcim për Ekonomia Online tha se nëse partitë duan t’i evitojnë zgjedhjet duhet ta votojnw Bekim Sejdiun pwr president.


“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar. Është sukses i madh i dy subjekteve tona politike dhe ata që e duan stabilitetin institucional, evitimin e zgjedhjeve, forcimin e shtetit e kanë shansin. E ky është, emri i përveçëm që ka dalë nga marrëveshja politike, përkatësisht Profesor Bekim Sejdiu”, tha Kurti.

The post Kadrijaj: Nuk do të qeverisim me Kurtin, gjashtë kushtet tona janë për interes të Kosovës appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat e Bardhajve, dhjetëra forca në terren
Irani thotë se është kundërpërgjigjur pas sulmeve amerikane
Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë, një person i lënduar
Transport ilegal i 20 derrave të vegjël në Kllokot
Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

LEXO GJITHASHTU

“Çfarë s’na vret na bën më të forte”, Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
“Çfarë s’na vret na bën më të forte”, Kryeministri Rama takon banorët pas flakëve në Himarë
TOP Momenti
VLEN: Ekonomia u rrit 4,3% në tremujorin e dytë, 20 milionë euro për zgjerimin e prodhimit dhe vende të reja pune
VLEN: Ekonomia u rrit 4,3% në tremujorin e dytë, 20 milionë euro për zgjerimin e prodhimit dhe vende të reja pune
TOP Momenti
Hynë në xhami dhe vodhën paratë e bamirësisë, arrestohen dy të dyshuar në Lipjan
Hynë në xhami dhe vodhën paratë e bamirësisë, arrestohen dy të dyshuar në Lipjan
TOP Momenti
​Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten – a mund të ripërdoren ato?
​Subvencionohen librat e rinj, të vjetrit vazhdojnë të shiten – a mund të ripërdoren ato?
TOP Momenti
QMK: 30 zjarr të regjistruara, 6 mbeten ende aktive dhe 5 nën kontroll
QMK: 30 zjarr të regjistruara, 6 mbeten ende aktive dhe 5 nën kontroll
TOP Momenti

You Might Also Like

Kryeziu: Kuvendi duhet të konstituohet, pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje
Lajme

Kryeziu: Kuvendi duhet të konstituohet, pastaj të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje

September 6, 2026
IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro, nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet
Lajme

IKD: Kosova rrezikon të humbë 166 milionë euro, nëse deri në fund të vitit nuk formohen institucionet

September 6, 2026
Hoxhaj: Kosova po humb terren ndërkombëtar, marrëdhëniet me SHBA-në janë “zero”
Lajme

Hoxhaj: Kosova po humb terren ndërkombëtar, marrëdhëniet me SHBA-në janë “zero”

September 6, 2026
Zvicër, nga e mërkura ndryshon moti
Lajme

Zvicër, nga e mërkura ndryshon moti

September 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?