By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sekuestrohen rreth 1.1 milionë euro në Strumicë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sekuestrohen rreth 1.1 milionë euro në Strumicë
TOP Momenti

Sekuestrohen rreth 1.1 milionë euro në Strumicë

Momenti
Published: September 4, 2026

Policia, në bashkëpunim me institucionet kompetente shtetërore, gjatë ditës së djeshme ka sekuestruar rreth 1.1 milionë euro nga një person juridik dhe dy persona fizikë nga Strumica.

Prej tyre, 597.500 euro janë gjetur në para të gatshme, ndërsa pjesa tjetër ishte e depozituar në llogari transaksionale. Këtë e bënë të ditur sot në një konferencë të përbashkët për media drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BJB), Aleksandar Janev, përfaqësues të SPB-së Strumicë, Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Policisë Financiare dhe Prokurorisë Publike.

Your browser does not support the video tag.

Sipas drejtorit Janev, hetimi për paratë e përfituara në mënyrë të paligjshme kishte nisur që në prill të këtij viti. Te personi ku u gjetën paratë, nuk ishte konstatuar dokumentacion përkatës financiar që do të dëshmonte prejardhjen e tyre.

Hetimi çoi në një tjetër gjurmë, ku u konstatua se gjatë vitit 2018, nga persona fizikë dhe juridikë, në një llogari bankare të një personi fizik ishin depozituar edhe 500 mijë euro.
Pas analizave dhe hetimit financiar, u konstatua një mospërputhje e madhe mes të ardhurave vjetore të deklaruara si kursime dhe shumës së mjeteve financiare të depozituara. Sipas Janevit, nuk kishte dokumentacion të përshtatshëm që do të justifikonte prejardhjen dhe përdorimin e këtyre mjeteve për të gjithë familjen.

Në vijim të hetimit është konstatuar edhe një detyrim tatimor prej rreth 2 milionë denarësh, i cili nuk ishte paguar në buxhet.
Janev theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve ka mundësuar zbardhjen e rastit dhe se kjo paraqet një kapitull të ri në luftën kundër mjeteve financiare të përfituara në mënyrë të paligjshme.

“Ne gjithmonë do të pyesim se nga vijnë paratë, përkatësisht cila është prejardhja e tyre, kur ato janë objekt i një hetimi. Qytetarët e ndershëm maqedonas që veprojnë në përputhje me ligjin nuk kanë nga çfarë të frikësohen. Duhet të frikësohen ata që nuk kanë prejardhje të përshtatshme të mjeteve financiare dhe ata që nuk kanë bazë ligjore për pasurinë e fituar”, tha Janev.
Ai informoi se SPB Strumicë ka dorëzuar në Prokurorinë Publike të Strumicës kallëzim penal ndaj dy personave fizikë dhe një personi juridik për veprat penale evazion fiskal, fajde dhe pastrim parash. Detaje të tjera për rastin nuk u bënë të ditura, pasi, siç u theksua, procedura ndodhet ende në fazën e parahetimit.

You Might Also Like

Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për lojën shpërblyese në Prishtina Mall!
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me policinë me aktivitet edukativ për nxënësit e klasave të para
Më 9 shtator vazhdimi i seancës konstituive, vlerësohet kundër kushtetuese
​Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë
Humbja e kujtesës mund të nisë më herët nga sa mendohej, studimi me skanime të trurit zbulon

LEXO GJITHASHTU

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja
Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja
Lajme
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK
Lajme
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri tregon si kishte paralajmëruar për bashkëpunimin me deputetët e LDK
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri tregon si kishte paralajmëruar për bashkëpunimin me deputetët e LDK
Lajme
Rasti me Joz Markun, intervistohet Edi Kuçi
Rasti me Joz Markun, intervistohet Edi Kuçi
Lajme
Kusari-Lila për ish-krerët e UÇK-së: Uroj që të kthehen në Kosovë
Kusari-Lila për ish-krerët e UÇK-së: Uroj që të kthehen në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Serbia s’ka ndryshuar! Ka ndryshuar Europa, për fat të keq
TOP Momenti

Serbia s’ka ndryshuar! Ka ndryshuar Europa, për fat të keq

September 4, 2026
Kurti criticizes Serbia: When Mladic is honored, there can be no talk of confronting the past
TOP Momenti

Kurti criticizes Serbia: When Mladic is honored, there can be no talk of confronting the past

September 4, 2026
Universiteti grek kontrollon syzet e studentëve për të parandaluar kopjimin IA
TOP Momenti

Universiteti grek kontrollon syzet e studentëve për të parandaluar kopjimin IA

September 4, 2026
Krim makabër në Austri, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit
TOP Momenti

Krim makabër në Austri, 24-vjeçarja shqiptare vritet nga vëllai i partnerit

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?