By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Serbia s’ka ndryshuar! Ka ndryshuar Europa, për fat të keq
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Serbia s’ka ndryshuar! Ka ndryshuar Europa, për fat të keq
TOP Momenti

Serbia s’ka ndryshuar! Ka ndryshuar Europa, për fat të keq

Momenti
Published: September 4, 2026

Më 1991 mijëra serbë i stolisnin me lule tanket që shkonin për të sulmuar Kroacinë; më 2026, në Beograd dhe shumë qytete të banuara nga serbët (edhe në Bosnjë), krimineli i luftës Ratko Mlladiq pritet si hero. Vërejtjet e vakëta të BE-së nuk i bëjnë përshtypje fare Beogradit, i cili që nga rrëzimi i Sllobodan Millosheviqit ka marrë rreth 10 miliardë euro ndihma e kredi nga Brukseli.

Më 1991, dhjetëra tanke të të ashtuquajturës “Armatë Popullore e Jugosllavisë” (APJ), e cila ishte shndërruar në një soldateskë serbomadhe, u nisën nga Beogradi drejt Kroacisë për të penguar pavarësinë e saj të saposhpallur. Nga urat e Beogradit, baballarë, gjyshe e motra u hidhnin trëndafila tankeve.

Your browser does not support the video tag.

Më 2026, mijëra serbë po e presin si hero Ratko Mlladiqin, kriminelin e luftës të dënuar për gjenocid nga të gjitha instancat e Tribunalit të Hagës. Në kisha po mbahen ceremoni fetare ortodokse për të vdekurin, në sheshe qytetesh po ndizen qirinj, një avion special i Qeverisë së Serbisë e solli kufomën e Mlladiqit në Aeroportin e Beogradit dhe, nga aty, ushtarët e bartën arkivolin e mbuluar me flamurin e Serbisë.

Gjatë rrugës nga aeroporti për në Beograd, dhjetëra njerëz përshëndetën autokolonën me pankarta: “Heronjtë nuk vdesin kurrë”, “Lum nëna për ty”, “Mirë se erdhe në shtëpi, gjeneral”, “Gjeneral, faleminderit”. Pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë përshëndetën me nderim ushtarak autokolonën e veturave, në të cilën ndodhej edhe furgoni me trupin e Mlladiqit.

Pamja që po i ofrohet botës është se – nga këndvështrimi serb – kemi të bëjmë me një hero. Kjo qasje tregon se Serbia nuk ka ndryshuar nga ajo e viteve 1990-të sa i përket ballafaqimit me të kaluarën e errët, kriminale dhe fashiste.

Faktet janë të ditura. Ratko Mlladiqi u dënua nga Gjykata e Hagës për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, ku u vranë më shumë se 8000 burra dhe djem boshnjakë (myslimanë), për rrethimin disa-vjeçar të Sarajevës gjatë luftës së viteve 1992-1995 (mbi 11 mijë të vrarë), si dhe për krime të tjera lufte, përfshirë ngritjen e kampeve për mbajtjen e civilëve joserbë dhe të robërve të luftës.

Çfarë kanë bërë Mlladiqi dhe ushtarët e tij, të përkrahur nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit, është ndër krimet më të mëdha në Europë pas krimeve të Adolf Hitlerit në Luftën e Dytë Botërore. Paramendojeni sikur në vitin 1962 Gjermania të insistonte që Adolf Eichmanni, pas dënimit me varje në Izrael, të varrosej me nderimet më të larta shtetërore në Bonn.

Kjo faktikisht po ndodh në Serbi. Avioni special i qeverisë për sjelljen e kufomës, ushtarët që marrin arkivolin, nderimet e lavdërimet e pandërprera jo vetëm në mediat proqeveritare, përhapja e mitit se Mlladiqin “e vrau Tribunali i Hagës”, mallkimet e presidentit Aleksandër Vuçiq kundër Perëndimit që nuk e liroi Mlladiqin “të vdesë në shtëpi” – të gjitha këto janë atribute të një varrimi me nderime shtetërore.

Mediet e Beogradit njoftojnë se Mlladiqi do të groposet të hënën, më 7 shtator, në Beograd. Ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, kishte paralajmëruar më herët se varrimi do të bëhet me nderimet më të larta shtetërore.

Kjo fazë tashmë ka filluar.

“Ky është një varrim popullor. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, na shprehu menjëherë ngushëllimet dhe iu përgjigj pozitivisht të gjitha kërkesave tona”, tha Darko Mlladiqi, i biri i kriminelit të luftës. Vuçiq tha se në ceremoninë e varrimit pritet të marrin pjesë dhjetëra-mijëra njerëz.

“Pushteti në Serbi nuk dëshiron të distancohet dhe as të shkëputet nga ata që në emër të Serbisë kanë kryer krime lufte. Atmosfera në shoqëri është e tillë që, në vend të pasojave negative për glorifikimin e krimeve të luftës, ekziston një mbështetje dhe glorifikim masiv i kriminelëve të dënuar të luftës”, deklaroi Millena Vasiq, avokate e Komitetit të Juristëve për të Drejtat e Njeriut (Jukom), për BBC-në në serbisht.

Nuk ka asnjë dilemë: Serbia nuk ka ndryshuar.

Por Europa ka ndryshuar.

Nuk ka protesta të ashpra kundër orgjisë nacionaliste në Serbinë e Vuçiqit dhe në të ashtuquajturën “republikë e serbëve” të Bosnjës. Protestat e Marta Kosit, sllovenes që në Bruksel shërben si komisionere për zgjerim e BE-së, janë tepër të vakëta. Anulimi i një vizite në Beograd nuk është kurrfarë sanksioni.

Skandaloze është indiferenca e Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian. Po aq shokuese është edhe heshtja e kancelarit gjerman Friedrich Merz, e presidentit francez Emmanuel Macron (i cili është shumë vigjilent të presë në Pallatin Élysée çdo autokrat ballkanik që ndodhet në vështirësi nga revolta qytetare) dhe e shumë kryeministrave dhe kryetarëve të shteteve europiane.

Siç shkroi këto ditë kolegu Augustin Palokaj në gazetën kroate “Jutarnji list”, tani në pozita vendimmarrëse janë figura që nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në vitet 1990-të.

Një faktor tjetër po ashtu duhet marrë parasysh: forcimi i të djathtës ekstreme dhe proruse në Europë dhe tendencat për t’u solidarizuar me “serbët e krishterë”, edhe kur krerët politikë serbë madhërojnë të kaluarën kriminale.

Për fat të keq, nën presidentin Donald Trump kanë ndryshuar edhe SHBA-të, andaj nuk ka ndonjë pasojë për Beogradin kur lavdërohet Mlladiqi. (Në Kosovë ka politikanë naivë që nuk po arrijnë ta kuptojnë sa ka ndryshuar bota.)

Që nga rrëzimi i Sllobodan Millosheviqit në vitin 2000, Serbia ka marrë rreth 10 miliardë euro ndihma e kredi nga Brukseli. Ndërkohë, Serbia është bërë një provincë ruse që paraqet rrezik për Europën.

Sipas të gjitha gjasave, shërbimet sekrete ruse e kanë shndërruar Serbinë në bazë operacionale për sulme ndaj Europës. Vitin që shkoi, në Serbi u arrestuan 11 persona, të cilët dyshoheshin se kishin vendosur koka derrash para objekteve myslimane të kultit në Paris me qëllim të shkaktimit të tensioneve shoqërore.

Këto ditë, autoritetet gjermane po ndjekin një gjurmë në drejtim të Serbisë lidhur me sulmin me dron në Aeroportin e Leipzigut.

Së fundi, aktivisti serb i të drejtave të njeriut Veran Matiq, në një intervistë, tha se “regjimi (serb) mbështetet fuqishëm në sentimentin pro-rus dhe në mitin për rusët si ‘vëllezër historikë’, e në thelb bëhet fjalë për një depërtim të thellë propagandistik dhe ekonomik. Rusia, përmes monopolit energjetik, është e involvuar në çdo pore të shoqërisë. Për pushtetin në Beograd, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) është autoriteti suprem”.

Thënë shkurt: BE-ja jep 10 miliardë për Serbinë e ndikuar dhe pjesërisht të kontrolluar nga Rusia, ndërsa nga Serbia shërbimi sekret rus organizon sulme ndaj Europës.

You Might Also Like

Detaje nga aktakuza: Lagjja e Jasharëve ishte nën vëzhgim që nga janari deri në sulmin e armatosur në mars 1998
“E kemi bërë vetë”, Jozi flet për herë të parë për përballjen me Edin
Kurti për Mladiqin: Serbia vazhdon glorifikimin e kriminelëve të luftës
LSDM: BE dënon glorifikimin e kriminelëve, teksa Mickoski ndjek “recetën e Vuçiqit” duke i mbrojtur ata që e madhëruan Mladiqin
Panik te pushuesit në Velipojë, përfshihet nga flakët një hotel

LEXO GJITHASHTU

Pesë vende të BE-së synojnë dërgimin e migrantëve jashtë BE-së deri më 2027
Pesë vende të BE-së synojnë dërgimin e migrantëve jashtë BE-së deri më 2027
TOP Momenti
Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për lojën shpërblyese në Prishtina Mall!
Kanë mbetur vetëm edhe 3 ditë për lojën shpërblyese në Prishtina Mall!
TOP Momenti
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me policinë me aktivitet edukativ për nxënësit e klasave të para
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me policinë me aktivitet edukativ për nxënësit e klasave të para
TOP Momenti
Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja
Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK’ja
Lajme
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK
“Abdixhiku e dinte se nuk i ka votat për Sejdiun”, Haziri thotë se ka paralajmëruar që duhet bashkëpunim me deputetët e LDK
Lajme

You Might Also Like

Më 9 shtator vazhdimi i seancës konstituive, vlerësohet kundër kushtetuese
TOP Momenti

Më 9 shtator vazhdimi i seancës konstituive, vlerësohet kundër kushtetuese

September 4, 2026
​Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë
TOP Momenti

​Gjendet pa shenja jete një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë

September 4, 2026
Humbja e kujtesës mund të nisë më herët nga sa mendohej, studimi me skanime të trurit zbulon
TOP Momenti

Humbja e kujtesës mund të nisë më herët nga sa mendohej, studimi me skanime të trurit zbulon

September 4, 2026
Kusari-Lila për ish-krerët e UÇK-së: Uroj që të kthehen në Kosovë
TOP Momenti

Kusari-Lila për ish-krerët e UÇK-së: Uroj që të kthehen në Kosovë

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?