By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shifrat: Sa shqiptarë u refuzuan për hyrje në BE në vitin 2025
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shifrat: Sa shqiptarë u refuzuan për hyrje në BE në vitin 2025
TOP Momenti

Shifrat: Sa shqiptarë u refuzuan për hyrje në BE në vitin 2025

Momenti
Published: May 12, 2026

Në vitin 2025, numri më i madh i shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE u regjistrua për ukrainasit (26 mijë e 975), të ndjekur nga shqiptarët (12 mijë e 430).

Në vitin 2025, 132 mijë e 600 shtetas të vendeve të treta iu refuzua hyrja në BE, duke përfaqësuar një rritje prej 7.1% krahasuar me vitin 2024.

Your browser does not support the video tag.

Numri më i lartë i refuzimeve u regjistrua në Poloni (28 mijë e 960; ose 21.8% e totalit të BE-së), e ndjekur nga Franca (12 mijë e 210; 9.2%), Kroacia (12 mijë e 90; 9.1%) dhe Spanja (10 mijë e 610; 8.0%).

Në vitin 2025, shumica (53.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin në kufijtë e jashtëm tokësorë, të ndjekur nga kufijtë ajrorë (43.1%), ndërsa vetëm një pjesë e vogël (3.0%) u regjistrua në kufijtë detarë, raportojnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

Your browser does not support the video tag.

Numri më i madh i refuzimeve në kufijtë e jashtëm tokësorë u raportua nga Polonia (26 mijë e 355), Kroacia (11mijë e 660) dhe Rumania (9 mijë e 185).

Në kufijtë ajrorë, Franca raportoi numrin më të lartë të refuzimeve (10 mijë e 080), e ndjekur nga Spanja (9 mijë e 980) dhe Gjermania (7 mijë e 465). Italia raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së (1 mijë e 405), e ndjekur nga Franca (1 mijë e 35) dhe Greqia (405).

Në vitin 2025, numri më i madh i shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE u regjistrua për ukrainasit (26 mijë e 975), të ndjekur nga shqiptarët (12 mijë e 430), moldavët (11 mijë e 660), kolumbianët (6 mijë e 565), turqit (5 mijë e 635) dhe serbët (5 mijë e 440), shumica e të cilëve vijnë nga vende që ndajnë kufij tokësorë me BE-në.

Sipas eurostat, arsyeja kryesore për refuzimin e hyrjes ishte “qëllimi dhe kushtet e qëndrimit të pajustifikuara” (30.3%), e ndjekur nga “personi ka qëndruar tashmë 3 muaj brenda një periudhe 6-mujore” (16.9%) dhe “pa vizë ose leje qëndrimi të vlefshme” (15.3%).

Sakaq, 35 mijë e 460 shtetas të vendeve të treta që morën një urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së u kthyen në një vend të tretë, duke përfaqësuar 87.3% të totalit të kthimeve (155 mijë e 110).

Numri më i lartë i shtetasve të vendeve të treta të kthyer në një vend të tretë në BE ishte për shtetasit e Turqisë (13 mijë e 405), të ndjekur nga gjeorgjianët (10 mijë e 475), sirianët (8 mijë e 370), shqiptarët (8 mijë e 20) dhe rusët (5 mijë e 725).

The post Shifrat: Sa shqiptarë u refuzuan për hyrje në BE në vitin 2025 appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjermania – Paraguai, dueli i mbrëmjes
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për lojërat e fatit
Franca dhe Omani nënshkruajnë 12 marrëveshje bashkëpunimi
“Nuk kemi pasur asnjë takim apo ftesë”, Haziri tregon nëse LDK-ja ka bisedime me LVV-në për formimin e institucioneve
LDK me deklaratë pas takimit me degët: Mbështetje e plotë për Kryetarin dhe Kryesinë – zgjedhjet në 2027-ën

You Might Also Like

Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve
TOP Momenti

Maliqi: Zvarritja e rasteve në gjykata po ndikon në parandalimin e vrasjeve

June 29, 2026
Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë
TOP Momenti

Humb jetën një motoçiklist në një aksident në Kumanovë

June 29, 2026
UBT organizon forumin ndërkombëtar për 250-vjetorin e SHBA-së, nderohen personalitete amerikane
TOP Momenti

UBT organizon forumin ndërkombëtar për 250-vjetorin e SHBA-së, nderohen personalitete amerikane

June 29, 2026
Gucati: Më 5 korrik protestojmë në Kroaci, shpresojmë që më 20 korrik të lirohen ish-krerët e UÇK-së
TOP Momenti

Gucati: Më 5 korrik protestojmë në Kroaci, shpresojmë që më 20 korrik të lirohen ish-krerët e UÇK-së

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?