By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Aksidenti fatal më 2023, mbrojtja e viktimës kërkon dënim efektiv me burgim për të akuzuarin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Aksidenti fatal më 2023, mbrojtja e viktimës kërkon dënim efektiv me burgim për të akuzuarin
Lajme

Aksidenti fatal më 2023, mbrojtja e viktimës kërkon dënim efektiv me burgim për të akuzuarin

Momenti
Published: September 4, 2026

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca përfundimtare ndaj të akuzuarit V.G., i cili ngarkohet se në vitin 2023 goditi me veturë për vdekje këmbësorin Ferhat Bejtullahu, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i familjes së viktimës, avokati Emrush Kastrati, gjatë fjalës së tij përfundimtare ka kërkuar nga trupi gjykues që i akuzuari të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet dënim efektiv me burgim, raporton Ekonomia Online.

Your browser does not support the video tag.

Sipas Kastratit, ekspertiza e paraqitur nga mbrojtja e të akuzuarit ka qenë e njëanshme dhe në kundërshtim me rregullat e sigurisë në komunikacion.

“Natyrisht se në këtë shqyrtim gjyqësor është nxjerrë edhe prova e ekspertit Cikashi, e angazhuar nga pala e akuzuar. Megjithatë, ekspertiza e ekspertit Cikashi ka dalë në kundërshtim të plotë me ekspertizën e ekspertit Ahmet Maxhuni. Kjo për shumë arsye, nga se ekspertiza e Cikashit ka qenë e njëanshme në vlerësimin e ekspertizës, e mbi të gjitha edhe gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk ka mundur ta mbrojë ekspertizën e tij,” tha Kastrati.

Ai shtoi se pretendimet e ekspertit të mbrojtjes bien ndesh me nenin 53 të Ligjit mbi Baza të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor.

“Çka do të thotë kjo ekspertizë? Fakti që ai në fund, në përfundim, e pranon se është shkaktuar aksidenti, e pranon gjendjen faktike, por thotë nuk ka pasur zgjidhje tjetër i akuzuari dhe s’ka mundur me ndalë veturën e tij në rrethanat e krijuara në komunikacion. Mirëpo, ky vlerësim i ekspertit është në kundërshtim me nenin 53 të Ligjit mbi Baza të Sigurisë në Komunikacionin Rrugor, nga se neni 53 shprehimisht përcakton se vozitësi në çdo rrethanë duhet t’i përshtatë kushtet dhe rrethanat e komunikacionit rrugor me shpejtësinë e lëvizjes së veturës së tij. Prandaj, kjo dispozitë ligjore tregon se i akuzuari në momentin kritik nuk ka qenë i kujdesshëm për veprimet që është duke i ndërmarrë dhe, si pasojë e kësaj, nga pakujdesia e tij ka shkaktuar aksident komunikacioni, madje në qytet ku shpejtësia është 40 km/h. Prandaj, përgjegjësia e tij është më se evidente” tha ai.

Sa i përket qëndrimit të të akuzuarit gjatë gjithë procesit, Kastrati theksoi se mbrojtja e tij ka pasur për qëllim vetëm shmangien e përgjegjësisë penale, duke përmendur edhe mungesën e patentë shoferit në ditën kritike.

“Një mbrojtje e tillë është orientuar që nga fillimi i procedurës ndaj shmangies së përgjegjësisë penale, edhe nga deklaratat e tij të dhëna në polici, në prokurori, e aq më tepër në shqyrtimin gjyqësor mbrojtjen në heshtje, e drejtë e tij ligjore, por në një mënyrë nuk ka pasur guxim që të ballafaqohet me provat dhe pyetjet që do t’i parashtroheshin. Kjo tregon se i akuzuari me qëllim është pozicionuar ta mbrojë veten në heshtje për eventualisht t’i shmanget përgjegjësisë penale. Megjithatë, të gjitha provat dërgojnë në atë drejtim që i njëjti është përgjegjës penalisht dhe e ka kryer veprën penale. Aq më tepër, rrethanat tregojnë se i njëjti ditën kritike ka dalë në komunikacion në rrugë publike në vendin ku s’ka pasur të drejtë të lëvizë me veturë, e aq më tepër nuk ka pasur patentë shoferi,” u shpreh avokati.

Kastrati hodhi poshtë edhe arsyetimet lidhur me patentë shoferin e jashtëm, duke i quajtur ato si përpjekje për të mbuluar masat administrative.

“Arsyetimi i tij pse ka pasur ndalesë nga organet kompetente të Republikës së Kosovës, arsyetimi i tij se ka pasur patentë shofer gjerman është në kundërshtim të plotë me praktikën reale. Sipas kësaj logjike, rezulton se nëse në vendin ku kryhet vepra penale të shqiptohet një masë administrative e ti mundohesh me mbuluar me një dokument tjetër, është në kundërshtim me praktikën dhe veprimin që e ka ndërmarrë. Prandaj, mbrojtjes së tij jo që nuk duhet t’i falet besimi, por duhet shikuar me rrethana rënduese ashtu siç propozoi edhe Prokurori i Shtetit,” tha ai.

Avokati vuri theksin te dëshmitë e administruara dhe domosdoshmërinë e një politike më të ashpër ndëshkimore për parandalimin e aksidenteve fatale.

“Në këtë shqyrtim gjyqësor, i nderuar gjyqtar, janë dëgjuar një sasi e dëshmitarëve dhe pala e dëmtuar Vlora Bejtullahu, e cila ka përshkruar gjendjen faktike në tërësi ditën kritike, rrethanat se si është kryer kjo vepër penale. Nga të gjitha të caktuarat, i nderuar gjyqtar, propozojmë që i njëjti të shpallet fajtor dhe t’i shqiptohet dënimi efektiv me burgim, nga se jemi në situatë kur fatmirësisht nuk kemi viktima sa i përket këtij trafiku publik. Vetëm politika ndëshkimore pak më e rënduar në këto raste mund të parandalojë kryerjen e këtyre veprave penale. Pothuajse çdo ditë patëm ndeshje me pasoja tejet të rënda e të reja, sidomos viktimat që pësojnë në trafikun publik në vendbanim, ku vëmendja e të gjithëve neve duhet të jetë tejet e lartë. Nga se, së paku në vendbanim ku kemi kufizim në qytet, duhet të kemi kujdes vitale,” përmbylli fjalën e tij./EO/

The post Aksidenti fatal më 2023, mbrojtja e viktimës kërkon dënim efektiv me burgim për të akuzuarin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aeroporti i Tiranës lë pas Beogradin dhe Zagrebin, 6 milionë udhëtarë në vetëm 6 muaj
Ish-presidentja Atifete Jahjaga mbështet “Marshin për Liri” të 12 shtatorit
PDK e Aleanca edhe sot para Qeverisë
Qeveria serbe nderon Mlladiqin: ministrat e Vuçiqit dolën për ta pritur me nderime trupin e kriminelit të luftës
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapsht edhe në Drenas

LEXO GJITHASHTU

Bekim Sali: Zgjerimi duhet të mbetet proces i besueshëm, i drejtë dhe i bazuar në merita
Bekim Sali: Zgjerimi duhet të mbetet proces i besueshëm, i drejtë dhe i bazuar në merita
TOP Momenti
Serbët nga epruveta
Serbët nga epruveta
TOP Momenti
Gashi për ndryshimet kushtetuese: Po zhvillojmë bisedime në nivelet më të larta të mundshme, të shpresojmë për rezultat pozitiv
Gashi për ndryshimet kushtetuese: Po zhvillojmë bisedime në nivelet më të larta të mundshme, të shpresojmë për rezultat pozitiv
TOP Momenti
7 kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, “Pastrimi” kërkon më shumë kujdes nga qytetarët
7 kontejnerë digjen brenda një nate në Prishtinë, “Pastrimi” kërkon më shumë kujdes nga qytetarët
Lajme
Lirohet Dukagjin Maxhuni, ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht
Lirohet Dukagjin Maxhuni, ishte arrestuar nga autoritetet serbe më 12 gusht
Lajme

You Might Also Like

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor – çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë dhe roli i saj?
Lajme

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë EFTA–Kosovë hyn në fuqi më 1 tetor – çfarë është EFTA, cilat shtete bëjnë pjesë dhe roli i saj?

September 4, 2026
PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit: Duhet të zhbllokohet shteti
Lajme

PDK dhe Aleanca kërkojnë konstituimin e Kuvendit: Duhet të zhbllokohet shteti

September 4, 2026
Avokatët e huaj të Veliajt kërkesë në SPAK: Më 10 shtator do ta çojmë çështjen e arrestit në Strasburg
Lajme

Avokatët e huaj të Veliajt kërkesë në SPAK: Më 10 shtator do ta çojmë çështjen e arrestit në Strasburg

September 4, 2026
Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri
Lajme

Del video e plotë, si e organizoi “artisti” Jozefin Marku me grupin e tij rrahjen e Edi Kuçit në Shqipëri

September 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?