By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri
Lajme

Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri

Momenti
Published: September 3, 2026

Klodiana Spahiu do të zëvëndësojë Evis Salën në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri. Deputetja e Durrësit aktualisht është nënkryetare e Kuvendit. Një ditë më parë, Evis Sala njoftoi largimin nga ky post duke falenderuar kryeministrin Edi Rama.

Sala tha se do të ndjekë karrierën e saj akademike, por spekulimet janë që Rama po përgatit një projektligj të ri që ndryshon mënyrën se si bëhet menaxhimi i fondeve të shëndetësisë dhe të cilin, Evis Sala refuzoi ta firmosë.

Your browser does not support the video tag.

CV e publikuar në faqen e Partisë Socialiste për Klodiana Spahiun

Klodiana Spahiu ka lindur në 22.05.1973 në Durrës. Znj. Klodiana Spahiu ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1997. Më pas, në vitin 1998-2002 është specializuar në fushën e kardiologjisë, në po të njëjtin departament pranë Q S U T-së “Nënë Tereza”, në Tiranë.

Ajo ka kryer një sërë specializimesh ndër vite, si në fushën e kardiologjisë joinvazive: Ekokardiografi, PU-EKG, Eko-doppler e karotideve, pranë Universitetit Katolik: “Sacro Cuore”, Facolta di Medicina e Chirurgia Agostino Gemeli, Romë, Itali.

Në 2003-2004 studioi në shkollën pasuniversitare SH.P.U, pranë Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Lëndëve Paraklinike. Gjatë periudhës tetor 2005 – dhjetor 2005 ka kryer specializim në fushën e Kardiologjisë Invazive, kateterizimi i zemrës dhe koronarografinë e zemrës, pranë Spitalit “Santa Chiara”, Pisa, Itali.

Vite me vonë, 2012-2014 ajo ka përfunduar edhe masterin profesional për Menaxhimin Shëndetësor.

Znj. Spahiu ka ushtruar profesionin e mjekut në klinikën e parë të kardiologjisë në QSUT. Gjithashtu, ajo ka punuar si mjeke kardiologe dhe në repartin e patologjisë në spitalin e Durrësit gjatë viteve 2003-2009. Më pas është zgjedhur dhe drejtoreshë e këtij spitali.

Ajo ka një përvojë të gjatë edhe në fushën e pedagogjisë. Në vitin 2002-2003 ka qenë pedagoge në Departamentin e Lëndëve Paraklinike, Universiteti i Tiranës dhe në 2006 ka qenë pedagoge e jashtme në lëndën e fiziologjisë në Universitetin Privat “UFO”, Tiranë. 

Viti 2008 dhe në vazhdim – Docente në praktikat e kardiologjisë pranë Universitetit “Zonja e Këshillit të Mirë”, Tiranë. Ajo mban titullin “Doktore e Shkencave Mjekësore”.

Znj. Spahiu është deputete e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 2009 dhe ka qenë anëtare e disa komisioneve dhe nënkomisioneve parlamentare, si edhe kryetare e anëtare disa grupeve të
miqësisë.

The post Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë në Shqipëri appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Zubin-Potok
Regjistrohet viktima e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoninë e Veriut
Miliona njerëz preken nga tymi toksik i zjarreve në Azinë Juglindore
Haradinaj: Jam i bindur që çlirimtarët do t’i kemi në Kosovë
Vdekja tragjike e Laurent Krasniqit, Daut Haradinaj: E pata bashkëpuntor një kohë, ishte njeri punëtor e i dashur me të gjithë

LEXO GJITHASHTU

Përplasjet në LDK, ish-deputeti Baxhaku i reagon Janina Ymerit: Po e tepron me arrogancë
Përplasjet në LDK, ish-deputeti Baxhaku i reagon Janina Ymerit: Po e tepron me arrogancë
TOP Momenti
Filipçe: Do të kërkojmë sërish që paga minimale të jetë 600 euro
Filipçe: Do të kërkojmë sërish që paga minimale të jetë 600 euro
TOP Momenti
Azemi: Në shkollën“Ismail Qemali” u tentua të ndërhyhet në grevë, punëtorët teknikë janë qe 45 ditë pa paga
Azemi: Në shkollën“Ismail Qemali” u tentua të ndërhyhet në grevë, punëtorët teknikë janë qe 45 ditë pa paga
TOP Momenti
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Astronomja Pranvera Hyseni përfaqëson Kosovën në konferencën e planetariumeve në SHBA
Lajme
Meta heq reklamat në Facebook që glorifikonin kriminelin e luftës Ratko Mlladiq
Meta heq reklamat në Facebook që glorifikonin kriminelin e luftës Ratko Mlladiq
Lajme

You Might Also Like

Policia sekuestron mbi 16 kilogramë marihuanë në Pejë e Ferizaj, tre të arrestuar
Lajme

Policia sekuestron mbi 16 kilogramë marihuanë në Pejë e Ferizaj, tre të arrestuar

September 3, 2026
Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal, nismën e mbështesin edhe deputetët e PDK-së
Lajme

Vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për ndryshimin e Kodit Penal, nismën e mbështesin edhe deputetët e PDK-së

September 3, 2026
Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje
Lajme

Skandaloze: Maqedonia e Veriut e paraqet flamurin e Kosovës me 7 yje

September 3, 2026
Rriten çmimet e banesave në Kosovë
Lajme

Rriten çmimet e banesave në Kosovë

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?