By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rriten çmimet e banesave në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rriten çmimet e banesave në Kosovë
Lajme

Rriten çmimet e banesave në Kosovë

Momenti
Published: September 3, 2026

Çmimet e pronave në Kosovë kanë shënuar rritje të ndjeshme gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave indeksi është rritur për 7.3 për qind në TM2 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Tregu i banesave në Kosovë ka vazhduar trendin e shtrenjtimit edhe gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Indeksi i Çmimeve të Pronave të Banimit (IÇPB) u rrit me 7,3% në TM2 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Your browser does not support the video tag.

Rritja e çmimeve nënkupton se, mesatarisht, një pronë banimi që në TM2 2025 kushtonte 100 mijë euro, një vit më vonë do të kishte një çmim rreth 107.300 euro, nëse ndryshimi i indeksit do të reflektohej në të njëjtën masë edhe në atë pronë. Megjithatë, shtrenjtimi nuk ka qenë i njëjtë në të gjitha pjesët e Kosovës.

Diferenca më e madhe vërehet mes Rajonit të Prishtinës dhe rajoneve të tjera të vendit. Në Prishtinë, çmimet e pronave të banimit u rritën me 4,1% në TM2 2026, krahasuar me TM2 2025. Ndërkaq, në rajonet e tjera të Kosovës, rritja ishte dukshëm më e lartë, duke arritur në 12,8%. Kjo do të thotë se një pronë që në TM2 2025 kushtonte 100 mijë euro, jashtë Rajonit të Prishtinës, sipas rritjes mesatare të regjistruar, në TM2 2026 do të kishte një vlerë prej rreth 112.800 euro.

Edhe në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2026, tregu ka shënuar rritje. Çmimet e pronave të banimit në Kosovë u rritën me 1,3% në TM2 2026, krahasuar me TM1 2026.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se rritja e çmimeve të pronave nuk është një zhvillim i izoluar i vitit 2026, por pjesë e një tendence që është shfaqur gradualisht gjatë viteve të fundit.
Me vitin 2018 të marrë si vit bazë, kur indeksi ishte 100.0, niveli i çmimeve ka ardhur duke u rritur pothuajse çdo vit.

Në vitin 2019, indeksi mesatar vjetor u rrit në 102.1, duke shënuar një rritje prej 2,1%. Në vitin 2020, indeksi arriti në 102.3, me një rritje vjetore prej 0,2%.

Rritja vazhdoi në vitin 2021, kur indeksi arriti në 104.7, me një ndryshim vjetor prej 2,4%. Në vitin 2022, indeksi u rrit në 109.4, duke shënuar rritje prej 4,5%, ndërsa në vitin 2023 arriti në 113.5, me rritje vjetore prej 3,7%.

Në vitin 2024, indeksi mesatar vjetor u rrit në 118.1, ose 4,0% më shumë se një vit më parë. Ndërsa në vitin 2025, indeksi arriti në 124.0, me një rritje mesatare vjetore prej 5,0%.
Trendi i rritjes është përshpejtuar edhe gjatë vitit 2026. Në tremujorin e parë, indeksi arriti në 130.6, me ndryshim vjetor prej 5,3%, ndërsa në tremujorin e dytë u ngjit në 132.3, me rritje vjetore prej 7,3%.

Nëse krahasohet niveli i TM2 2026 me vitin bazë 2018, indeksi tregon se çmimet e pronave të banimit në Kosovë janë rritur në total me rreth 32,3%. Pra, një pronë me një nivel çmimi të indeksuar në 100 pikë në vitin 2018, në TM2 2026 do të reflektonte një nivel prej 132.3 pikësh. /Monitor

The post Rriten çmimet e banesave në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“DONIKA” kthehet në T7 nga 23 shtatori, me biseda që frymëzojnë
Reuters e pyet për verdiktin e Hagës, Sekretari Rutte: KFOR është aty, pavarësisht lajmeve që mund të vijnë gjatë javës
Fundoset varka me emigrantë pranë Kretës, një i vdekur dhe 25 të zhdukur në brigjet e ishullit Gavdos
Hasani: Kuvendi i konstituua në shkelje të Kushtetutës, e pritshme që Gjykata të vendosë masë të përkohshme
Verdikti i Hagës i mbledh Policinë, KFOR’in, EULEX’in, ambasadën amerikane, zyrën e BE’së – prezantohen masat për të mërkurën

LEXO GJITHASHTU

Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro
Mickoski: Në bazë të karburantit dizel, kursimi ditor i qytetarëve është më shumë se 250.000 euro
TOP Momenti
“Hero i Kosovës”, Reuters shkruan për Thaçin dhe vendimin që pritet në Hagë: Ngjarje tektonike
“Hero i Kosovës”, Reuters shkruan për Thaçin dhe vendimin që pritet në Hagë: Ngjarje tektonike
TOP Momenti
Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
Caktohen lokacionet për projektet e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
TOP Momenti
Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme
Profesori Ziberi: Rezultatet e PISA-s janë pasojë e punës sonë të përditshme
TOP Momenti
Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit
Izraeli me projekt sistematik për “eliminimin” e palestinezëve në Bregun Perëndimor, thotë raporti i grupit izraelit
TOP Momenti

You Might Also Like

Srpska kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë, “veçmas në pjesën jugore”
Lajme

Srpska kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë, “veçmas në pjesën jugore”

September 14, 2026
IKShPK: 164 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar
Lajme

IKShPK: 164 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar

September 14, 2026
Bashkëfshatarja e Hashim Thaçit rrëfen emocionet kur ai u bë pjesë e udhëheqjes së UÇK-së
Lajme

Bashkëfshatarja e Hashim Thaçit rrëfen emocionet kur ai u bë pjesë e udhëheqjes së UÇK-së

September 14, 2026
Dënohet me 10 vjet burg i pandehuri për sulm seksual në Mitrovicë
Lajme

Dënohet me 10 vjet burg i pandehuri për sulm seksual në Mitrovicë

September 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?