By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime
Lajme

Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime

Momenti
Published: September 3, 2026

Avokati i Popullit ka publikuar opinion lidhur me kriteret e vendosura në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, lidhur me dhënien e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës

Përmes këtij opinioni, Avokati i Popullit deklaron se synon të ofrojë një analizë të përgjithshme të vendimit dhe efekteve të krijuara nga zbatimi i tij, në dritën e respektimit të standardeve juridike që kanë të bëjnë me parimin e barazisë, proporcionalitetit, pritshmërisë legjitime, sigurisë juridike dhe mbrojtjes së të drejtave të karakterit pasuror, të punonjësve që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Avokati i Popullit përmes këtij opinioni, vlerëson se përcaktimi normativ i pagës së 13-të, sikurse ka ndodhur me Ligjin Nr. 10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, në nenin 32, paragrafi 1, krijon pritshmëri legjitime për realizimin e saj si e drejtë subjektive, e karakterit pasuror, e cila ndërlidhet drejtpërdrejt me përcaktimet e nenit 1, protokollit 1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNj).  

Avokati i Popullit thekson se vendimet dhe kriteret administrative, të cilat nxirren për ta jetësuar një normë juridike, nuk mund t’i zvogëlojnë të drejtat të cilat janë të përcaktuara shprehimisht me ligj, rrjedhimisht nuk mund të tejkalojnë përcaktimin ligjor, dhe të vendosin kritere të tjera duke iu cenuar subjekteve të drejtat e përcaktuara ligjërisht. 

Avokati i Popullit konsideron se një veprim i tillë, sikurse ka ndodhur me vendimin 02/07 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u cenon punonjësve që marrin pagë nga buxheti i Republikës së Kosovës pritshmërinë legjitime dhe sigurinë juridike, të cilat janë elemente të rëndësishme të sundimit të ligjit.

Avokati i Popullit thekson se rregullimi normativ i pagës së 13-të duhet të sigurojë barazi mes përfituesve, përmes kritereve të qarta dhe të arsyeshme ligjore, dhe të cilat nuk cenojnë qëllimin për të cilin jepet paga e 13-të.

Avokati i Popullit konsideron se ky opinion mund të shërbej si këshillë për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës, që në rastet e miratimit të akteve lidhur me pagën e 13-të, të kenë parasysh gjithpërfshirjen dhe trajtimin e barabartë për të gjithë punonjësit që i kanë plotësuar kushtet sipas përcaktimeve ligjore lidhur me përfitimin e pagës së 13-të.

The post Avokati i Popullit: Kriteret e qeverisë për pagën e 13-të cenojnë barazinë dhe pritshmërinë legjitime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ambasadori i ri i BE’së pret ambasadorët e tjerë të unionit në Kosovë – Flasin për situatën politike e zhvillimet e fundit
Gruda: Vitin e kaluar s’i kishin votat por propozonin çdo 24 orë, sot i kanë por s’vijnë – vetëm për ta bllokuar Kosovën
Agron Shehajt i bllokohet faqja në Instagram, partia e tij e lidh me aktivitetin e tij në mbështetje të protestës
19 të ndaluar dhe 35 aktakuza vetëm në 24 orët e fundit
OKB ngre alarmin për El Niño-n “ekstrem”: Mund të jetë më i fuqishmi në 70 vjet – si pritet ta ndikojë motin në botë

LEXO GJITHASHTU

Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Mirditë, vetura e viktimës e mbushur me plumba
Ekzekutimi i 67-vjeçarit në Mirditë, vetura e viktimës e mbushur me plumba
TOP Momenti
Kurti flet për gazetarin francez: Nuk duam një Republikë Srpska të re në Kosovë
Kurti flet për gazetarin francez: Nuk duam një Republikë Srpska të re në Kosovë
TOP Momenti
Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar
Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar
TOP Momenti
Kallëzim penal ndaj gjashtë personave fizikë dhe tre personave juridikë, përvetësuan mbi 2 milionë euro
Kallëzim penal ndaj gjashtë personave fizikë dhe tre personave juridikë, përvetësuan mbi 2 milionë euro
TOP Momenti
Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
Rama: “Pasqyrë Albania” për të gjithë shtetin, të përfshihen edhe pushteti legjislativ dhe gjyqësori
TOP Momenti

You Might Also Like

Tragjike në Viti: Aksidenti i merr jetën të riut Aron Pira, Haliti i shpreh ngushëllime familjes
Lajme

Tragjike në Viti: Aksidenti i merr jetën të riut Aron Pira, Haliti i shpreh ngushëllime familjes

September 3, 2026
Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës
Lajme

Stuhia në Shkup detyron avionin nga Cyrihu të devijojë drejt Prishtinës

September 3, 2026
DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”
Lajme

DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret”

September 3, 2026
SHBA dhe Australia forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje përballë ndikimit të Kinës
Lajme

SHBA dhe Australia forcojnë bashkëpunimin në mbrojtje përballë ndikimit të Kinës

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?