By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe përfaqësuesit e komuniteteve – sa vota janë për president?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe përfaqësuesit e komuniteteve – sa vota janë për president?
TOP Momenti

Takimi i Kurtit me Abdixhikun dhe përfaqësuesit e komuniteteve – sa vota janë për president?

Momenti
Published: September 3, 2026

Në vazhdën e përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik, kryeministri në detyrë Albin Kurti zhvilloi të mërkurën një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Takimi u zhvillua në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit ka mbetur i bllokuar, ndërsa mosmarrëveshjet brenda LDK-së kanë vështirësuar edhe më tej sigurimin e votave të nevojshme.

Your browser does not support the video tag.

Kurti dhe Abdixhiku ditë më parë janë marr vesh që kandidat për president të jetë Bekim Sejdiu.

Gashi thotë se propozimi i Sejdiut për President është “idiotësi” e Abdixhikut

Por, gjashtë deputetë të LDK-së, Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Kujtim Gashi, Arben Gashi, Armend Zemaj dhe Janina Ymeri kanë deklaruar se nuk e përkrahin Sejdiun për president.

E pas deklarimit të gjashtë deputetë të LDK-së se nuk do ta mbështesin kandidatin e LVV-së dhe LDK-së për president, sa vota janë aktualisht për president?

Takimi Kurti-Abdixhiku, kryetari i LDK-së: Numrat për zgjedhjen e presidentit, për momentin nuk janë

Pas takimit Kurti-Abdixhiku, të mërkurën në orët e mbrëmjes, deklaratë për media ka dhënë vetëm kryetari i LDK-së.

Ai në një prononcim para gazetarëve theksoi se e ka njoftuar Kurtin për zhvillimet e fundit brenda LDK-së, veçanërisht pas vendimit të gjashtë deputetëve të kësaj partie për të mos e mbështetur kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Abdixhiku e ka cilësuar takimin si një njoftim të rregullt ndërmjet dy liderëve politikë për zhvillimet në partitë e tyre.

“Është njoftim i rregullt pas zhvillimeve në të dy partitë. Siç e do rendi, kur kemi procese diskutuese duhet të njoftojmë zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet partiake. Atë që ka ndodhur dje, e njoftova Kurtin dhe ai më njoftoi për zhvillimet në kryesinë e VV-së dhe të Grupit Parlamentar”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai nuk është ndalur gjatë te vendimi i gjashtë deputetëve të LDK-së që të mos votojnë për Sejdiun.

“Tash duhet t’i pyesni ata që kanë vendosur ta dërgojnë Kosovën në një situatë të paqartë”, ka thënë ai.

I pyetur nëse do të vazhdojnë takimet me Kurtin, Abdixhiku ka thënë se përpjekjet do të vazhdojnë, por ka vlerësuar se aktualisht nuk ekzistojnë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Përpjekje do të ketë, por numrat për momentin nuk janë për të zgjedhur presidentin e vendit…Fatkeqësisht me aq sa po shoh po krijohet një situatë e pamundësisë numerike per të dal nga kjo gjendje’’, ka deklaruar kreu i LDK-së.

Ndërkohë, sa i përket mundësisë së takimeve me partitë e tjera politike, Abdixhiku ka thënë se një proces i tillë do të ishte i mirëseardhur.

“Beteja politike për Qeverinë duhet të bëhet për Qeverinë. Në Kuvendin e Kosovës çështjen e presidentit, duhet ta zgjedhim një president se kështu duhet të sillemi normalisht… Me aq sa po shoh, me pozicionet e bëra publike ne po krijojmë një situatë të pamundësisë për llogaritje për të dalë nga kjo gjendje”, shtoi ai.

Megjithatë, sipas tij, partitë e tjera janë distancuar nga përpjekjet për të zhvilluar takime të tilla.

Kurti pas Abdixhikut takoi edhe përfaqësuesit e komuniteteve: Kemi 74 vota për president

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të mërkurën në orët e mbrëmjes ka takuar edhe përfaqësuesit e komuniteteve.

Ai i ka njoftuar për bisedimet dhe marrëveshjen me LDK-në, si dhe për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president.

“Ata ndajnë keqardhjen me të gjithë neve që kjo nuk po mund të realizohet, për shkak se gjashtë deputetë nga LDK-ja nuk e respektojnë këtë marrëveshje”, tha Kurti.

Ai tha se LVV-ja do të vazhdojë përpjekjet për të shmangur zgjedhjet e reja.

“Do të vazhdojmë të ecim tutje duke u përpjekur t’i evitojmë zgjedhjet e reja”, deklaroi Kurti.

Kreu i LVV-së tha se, pavarësisht zhvillimit negativ të djeshëm, marrëveshja me LDK-në ka sjellë progres sa i përket numrit të votave për zgjedhjen e presidentit.

“Dje pasdite ndodhi një zhvillim negativ, por kemi pasur progres dhe në këtë legjislaturë jemi më mirë sesa në të kaluarën sa i përket numrit të votave për president. Feride Rushiti ka pasur 64, tash Bekim Sejdiu ka 74”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se do të zhvillojë konsultime të brendshme me kryesinë e VV-së.

“Ne vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se përpara. Shohim çfarë mund të bëjmë në ditët në vijim”, ka theksuar Kurti.

Ndryshe, për zgjedhja e presidentit kërkohen 80 vota në dy raundet e para, ndërsa në raundin e tretë nevojiten 61 vota. /Telegrafi/

You Might Also Like

Kanosi kryeministrin, arrestohet i dyshuari në Prishtinë – para se të arrestohej kanosi edhe policët
Pse-të dhe sfidat e luftës hibride ruse
Kovaçevski: Maqedonia nuk ka marrë deri më sot një propozim më të mirë se ai francez
Blakçori: Kosova duhet t’i identifikojë varësitë ekonomike ndaj Kinës
QMK: Dy zjarre janë aktive, tre vatra nën kontroll dhe 22 janë shuar

LEXO GJITHASHTU

Skandal në Indonezi: Gati 800 persona të helmuar nga ushqimi i programit qeveritar
Skandal në Indonezi: Gati 800 persona të helmuar nga ushqimi i programit qeveritar
Lajme
Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
Lajme
Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit
Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit
Lajme
Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev
Zelensky e quan “të turpshme” gjuajtjen me armë mes agjencive të sigurisë së Ukrainës në Kiev
Lajme
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
Gjendet e vdekur një grua në Prizren
Lajme

You Might Also Like

Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese
TOP Momenti

Durrësi “zgjohet” i trazuar, dy tritole në dy biznese

September 3, 2026
E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
TOP Momenti

E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

September 3, 2026
Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhurojnë Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?
TOP Momenti

Studentë të Fakultetit Filozofik të UP-së i dhurojnë Ramës plisin me simbolin e UÇK-së, çka u tha kryeministri në takim?

September 3, 2026
Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat
TOP Momenti

Gashi: Nuk jemi të sigurt nëse i kemi numrat për ta kaluar Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?