By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit
Lajme

Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit

Momenti
Published: September 3, 2026

Zyra e Presidencës pas 5 tetorit mund të mbetet pa president/e nëse vendi shkon në zgjedhje. Kjo pasi ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, i skadon mandati gjashtëmujor. Për këtë çështje, Naim Jakaj, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi thotë se institucionet duhet të gjejnë një zgjidhje para skadimit të këtij afati, pasi Kushtetuta nuk parasheh vazhdimin e mandatit.

Jakaj në një intervistë për Ekonomia Online tha se Kuvendi duhet të mblidhet sa më shpejtë.

Your browser does not support the video tag.

“Ajo çfarë ndodhi në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, marrëveshjes për kandidimin e zotit Bekim Sejdiu për president, ishte një marrëveshje e mirë në kuptimin që Kosova të ketë një president, në mënyrë që një marrëveshje për presidentin në mënyrë që të konstituohet me shpejtësi Kuvendi edhe të formohet edhe Qeveria, pavarësisht se po bëhet kjo jashtë afateve kushtetuese. Por, duke i parë që 6 deputetët e LDK-së janë kundër një marrëveshjeje të tillë edhe nuk do të votojnë edhe nuk do të marrin pjesë në votim, siç vetë ata kanë deklaruar, atëherë Kuvendi do të duhej të mblidhej shumë shpejt. Zoti Dehari ta thërrasë seancën, vazhdimin e seancës konstituive, të konstituohet Kuvendi shpejt, të formohet Qeveria pa harxhuar kohë, dhe në ndërkohë të rrjedhë afati për presidentin“, tha Jakaj.

Jakaj ka thënë se, në rast të bllokimit politik, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje, në mënyrë që të mos tejkalohet afati i mandatit të ushtruesit të detyrës së presidentit.

“Por, pavarësisht rrjedhës së afatit të presidentit, do të duhej të kishte një marrëveshje politike që të shkohet edhe në zgjedhje të reja sa më shpejt, sepse në rastin kur ka barrikadim të partive politike që nuk preferojnë ose nuk duan ose për arsye të ndryshme që mund të jenë legitime ose mund të mos jenë legitime, atëherë vendi të shkojë në zgjedhje me një marrëveshje politike pa i ardhur përfundimi i afatit prej 60 ditësh. Sepse në rast se i bie afati kryhet afati 60-ditor, ne do të hyjmë në periudhën pas datës 5 tetor kur përfundon afati 6-mujor i ushtrimit të detyrës së presidentit dhe në këtë rast Kushtetuta nuk ka paraparë që ky president, kryetari i ri i Kuvendit, t’i vazhdohet mandati për një periudhë tjetër. Edhe deputetët, edhe partitë politike, krerët e partive politike do të duhej me i thirrë mendjes në mënyrë që me e respektuar kushtetutshmërinë, ligjshmërinë edhe mos me ndodhë që pas datës 5 tetor me përfunduar në një situatë ku ne nuk e kemi shkelur asnjëherë dhe ku kjo situatë, që dihet pak a shumë se çka do të ndodhë, të hyjmë në një fazë të kontestueshmërisë se atij presidenti“, tha ai.

Ai ka paralajmëruar se vazhdimi i ushtrimit të detyrës pas skadimit të mandatit mund të krijojë një zinxhir institucionesh që do të mund të konsideroheshin jokushtetuese.

“Sepse ta zëmë në rastin kur do të qëndronte zonja Haxhiu ose do të qëndronte një kryetar tjetër i Kuvendit, ose vetë zonja Haxhiu do të qëndronte në pozitën e kryetares së Kuvendit e rrjedhimisht edhe ushtruese e detyrës së presidentit pas datës 5 tetor, atëherë ai president, ai ushtrues detyre që është jashtë afatit kushtetues, jashtë mandatit kushtetues, do ta propozonte një kryeministër, do ta mandatonte dekretin e një kryeministri që do ta propononte një qeveri jo-kushtetuese, një kryeministër jo-kushtetues, një Kuvend jo-kushtetues dhe një president tjetër jo-kushtetues. Prandaj ne do të ktheheshim në një pikë zero ku në pikën zero do të duhej vetëm me pasë një dakordim politik se sa kështu juridik. Por do të vërtetohej edhe do të mbetet në historinë e institucioneve, në historinë institutional të Kosovës, që për arsye të tekeve, inateve dhe qëllimeve kryesisht elektorale ne e rrënuam kushtetutshmërinë, kushtetutshmëri për të cilën Kosova ka dhënë edhe popullata, qytetarët e Kosovës kanë dhënë mjaft për këtë gjë“, u shpreh ai.

I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese mund të japë një interpretim që do t’ia vazhdonte mandatin Haxhiut ose ushtruesit të detyrës së kryetarit të Kuvendit pas 5 tetorit, Jakaj tha se një kërkesë e tillë mund të bëhet, por aktualisht situata mbetet hipotetike.

“Këtë gjë mund ta kërkojë vetë zonja Haxhiu aktualisht, mund ta kërkojnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta bëjnë një interpretim në një situatë të tillë. Ne nuk kemi hyrë në situatë të tillë, është një situatë hipotetike, gjë për të cilën Gjykata Kushtetuese nuk besoj që mund ta trajtojë. Gjykata ka ndërruar standardet në disa çështje të caktuara, mundet që ta ndërrojë edhe këtë situatë, që ta interpretojë atë nenin kushtetues ku thuhet që në mungesë të presidentit e ushtron kryetari i Kuvendit për 6 muaj dhe mund të thotë Gjykata Kushtetuese që mund të vazhdojë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Kuvendit meqenëse i ka përfunduar afati 6-mujor, por për arsye të rrethanave të caktuara politiko-juridike që t’i vazhdohet mandati atij apo asaj presidente. Por deri në këtë moment nuk e di se si mund ta arsyetojë Gjykata. Ndoshta për arsye të rrethanave, siç ka ndërruar standardet ta zëmë tek çështja e pranueshmërisë së procesverbaleve në vend të vendimeve të Kuvendit, por një gjë të tillë duhet ta shohim më pas“, tha tutje Jakaj.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, nëse presidenti nuk zgjidhet në kohë ose posti mbetet vakant, kryetari i Kuvendit emërohet ushtrues detyre për një periudhë jo më të gjashtë se gjashtë muaj, deri sa vendi ta zgjedhë një president të ri.

Presidenti i Kosovës zgjidhet me dy të tretat e votave në dy rundet e para apo me 61 vota në rundin e tretë, por nevojiten 80 deputetë në sallë që seanca të mundë të mbahet.

The post Pas 5 tetorit, Presidenca mund të mbetet pa ushtrues detyre, Jakaj: Kushtetuta nuk parasheh vazhdim të mandatit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çiklizmi në Zvicër është dy herë më i rrezikshëm se në Holandë
Me 62 vota, zgjidhet Qeveria Kurti 4, Haxhiu: Urime dhe suksese
Simiq: Jemi kundër qeverisë, nuk do jetë jetëgjatë, do ta rrëzojë Kushtetuesja
Asnjë ndryshim, Kurti prezanton kabinetin e njëjtë për qeverinë e re
Përleshje me thika në Athinë, plagoset rëndë 40-vjeçari indian, mes të arrestuarve një shqiptar

LEXO GJITHASHTU

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
TOP Momenti
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
TOP Momenti
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
TOP Momenti
Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë
Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë
TOP Momenti
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër
Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re
Lajme

Kurti para se ta prezantojë kabitetin e ri qeveritar: S’kam ekspoze të re

September 13, 2026
Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në
Lajme

Kurti: Jemi në ankth në prag të vendimit në Hagë, asnjë gjykatë s’mund ta njollosë UÇK-në

September 13, 2026
Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton
Lajme

Nis seanca për votimin e qeverisë, 70 deputetë në sallë – opozita e bojkoton

September 13, 2026
Rama: Patriotizmi në LVV sot e paska pushim
Lajme

Rama: Patriotizmi në LVV sot e paska pushim

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?