By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës
TOP Momenti

E mbështolli me foli dhe rroba për ta fshehur, Dogana i zbulon armën ajore udhëtarit në Aeroportin e Prishtinës

Momenti
Published: September 3, 2026

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar futjen e një arme ajrore të padeklaruar në territorin e Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Sipas Doganës, një udhëtar që kishte kaluar përmes kanalit të gjelbër, duke deklaruar se nuk kishte mallra për të deklaruar, është përzgjedhur për kontroll të bagazhit përmes pajisjes së skanimit.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë kontrollit me skaner, zyrtarët doganorë kanë vërejtur dyshime lidhur me përmbajtjen e bagazhit, pas së cilës është kryer kontrolli fizik.

Në bagazh është gjetur një revole ajrore “FB Record”, e kalibrit .177, e cila ishte e çmontuar dhe e mbështjellë me foli alumini dhe rroba.

Sipas autoriteteve, mënyra e paketimit dyshohet se ishte përdorur për fshehjen e armës dhe shmangien e zbulimit gjatë kontrollit.

Arma është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar Policisë Kufitare në Aeroportin e Prishtinës për procedim të mëtejmë. Ndaj udhëtarit pritet të zhvillohen procedurat përkatëse administrative dhe ligjore.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e futjes së mallrave të ndaluara dhe kontrabandës, duke bashkëpunuar me institucionet kompetente për garantimin e sigurisë dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi. /Telegrafi/

You Might Also Like

PDK e konsideron Kuvendin të pakonstituuar dhe Qeverinë jokushtetuese: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia e Shqipërisë arreston autorin
Tahiri: Kemi një Kuvend dhe Qeveri jashtëkushtetuese
Qeveria “Kurti 4” votohet me 62 vota pro
Dënohet agjenti imobilar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjelle kanabis me vlerë dy milionë stërlina

LEXO GJITHASHTU

Bajrami: Kurti doli para qytetarëve dhe premtoi atë që s’e bëri qe 6 vjet
Bajrami: Kurti doli para qytetarëve dhe premtoi atë që s’e bëri qe 6 vjet
Lajme
Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon
Reuters: Kuvendi i Kosovës e rizgjedh Albin Kurtin kryeministër, kriza politike vazhdon
Lajme
Vihet në funksion “Safe City” në Veles
Vihet në funksion “Safe City” në Veles
TOP Momenti
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
“Thirreshin në Kushtetutë, sot e shkelën” – Deda reagon pas formimit të Qeverisë
TOP Momenti
Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Zemaj – LVV-së: E njëjta propagandë, por tash mashtrimi është deshifruar
Lajme

You Might Also Like

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë
TOP Momenti

Si po përdoret IA-ja për sigurinë në shkollat e Shqipërisë

September 13, 2026
Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri
TOP Momenti

Kurti shpalos premtimet: Rritje pagash e shtesash, investime miliardëshe në industri dhe ushtri

September 13, 2026
LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar
TOP Momenti

LSDM kërkon TVSH prej pesë përqind për karburantet: Propozimi i Qeverisë është masë e vonuar

September 13, 2026
Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë
TOP Momenti

Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?