By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKSHPK: Për një muaj janë konfirmuar 14 raste të fruthit, vaksinoni fëmijët – rreziku për komplikime është serioz
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKSHPK: Për një muaj janë konfirmuar 14 raste të fruthit, vaksinoni fëmijët – rreziku për komplikime është serioz
TOP Momenti

IKSHPK: Për një muaj janë konfirmuar 14 raste të fruthit, vaksinoni fëmijët – rreziku për komplikime është serioz

Momenti
SHARE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në periudhën 16 prill – 12 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar katërmbëdhjetë raste të fruthit, dhe se, sipas komunave numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt pesë  raste,  Prishtinës tre raste,  Kaçanikut tre raste dhe me nga një rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Tutje, shtohet se, të tha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën kundër fruthit, shytave dhe rubellës si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi.

‘’ Duke marrë parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun për përhapje të mëtejshme, IKSHPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë fëmijët në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare në komunën përkatëse’’, thuhet në reagim.

Postimi:

Situata epidemiologjike me fruth – përditësim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se në periudhën 16 prill – 12 maj 2026, në Kosovë janë konfirmuar katërmbëdhjetë (14) raste të fruthit.

Sipas komunave: numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Ferizajt pesë (5) raste,  Prishtinës tre (3) raste,  Kaçanikut tre (3) raste dhe me nga një (1) rast komunat: Lipjan, Fushë Kosovë dhe Gjilan.

Të gjitha rastet e konfirmuara janë të pavaksinuar me vaksinën MMR (kundër fruthit, shytave dhe rubellës) si dhe kanë marrë trajtim spitalor, që dëshmon për potencialin serioz të komplikimeve të mundshme që mund të shkaktojë fruthi.

Duke marrë parasysh natyrën shumë ngjitëse të fruthit dhe rrezikun për përhapje të mëtejshme, IKSHPK u bën thirrje urgjente prindërve që të kontrollojnë kartelën e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë fëmijët në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare në komunën përkatëse.

Gjithashtu, rekomandohet që të shmangen kontaktet e panevojshme me persona të dyshimtë në fruth që shfaqin simptoma, si temperaturë e lartë, skuqje, ndryshime në lëkurë, kollë apo rrufë.  Çdo person me shenja të dyshimta në fruth, duhet të paraqitet menjëherë në institucionet shëndetësore.

IKSHPK dhe institucionet shëndetësore janë duke bërë mbikëqyrjen aktive të situatës epidemiologjike dhe në gatishmëri të plotë për të menaxhuar situatën përmes ofrimit të shërbimeve të nevojshme për qytetarët. Paralelisht, po zbatohen masa konkrete në terren, përfshirë identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar, kontaktimin aktiv të prindërve për t’i sjellë fëmijët për vaksinim, si dhe angazhimin e ekipeve mobile për vaksinimin me bazë në komunitet (derë më derë), në zonat me mbulueshmëri më të ulët të vaksinimit.

IKSHPK rikujton se vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Çdo vonesë në vaksinim e rrit rrezikun për përhapje të mëtejshme dhe komplikime serioze, veçanërisht tek fëmijët dhe personat me imunitet të dobësuar.

Mbrojtja e shëndetit publik është përgjegjësi e përbashkët, prandaj IKSHPK bën thirrje për bashkëpunim dhe përgjegjësi qytetare me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve.

The post IKSHPK: Për një muaj janë konfirmuar 14 raste të fruthit, vaksinoni fëmijët – rreziku për komplikime është serioz appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Hyseni: Unë e kam propozuar Agim Veliun kandidat për deputet
Kush janë 6 kandidatët e PSD-së për zgjedhjet e 7 qershorit?
PSD-ja garon në zgjedhje me 6 kandidatë për deputetë, Rrusta: Synojmë ta kalojmë pragun
Mësuesja në Ferizaj gjen portofolin me mbi dy mijë euro dhe përmes policisë ia kthen mërgimtares
Kasami i përgjigjet opozitës: Ishte Dita e Evropës, prandaj intonuam vetëm himnin evropian
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Mbyllet sezoni i rregullt në Shqipëri: Tirana i shpëton rënies, Teuta në barazh
Lajme

Mbyllet sezoni i rregullt në Shqipëri: Tirana i shpëton rënies, Teuta në barazh

Momenti
Momenti
May 10, 2026
“Serbia na trajton si dele” – rrëfimi i një serbi nga Kosova për presionin politik
Kryesia e PDK-së mblidhet në ora 16:00
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin GUXO dhe mos të kesh guxim ta përkrahësh Osmanin
Po planifikonte një sulm në Paris, arrestohet i riu – Dyshohet se synonte muzeun e Luvrit dhe komunitetin hebre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?