By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin
TOP Momenti

Çitaku: PDK e interesuar për formimin e institucioneve, por jo për pazare me Kurtin

Momenti
Published: September 2, 2026

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratave se PDK-ja nuk është e interesuar për formimin e institucioneve, duke i cilësuar ato si të pavërteta.

Çitaku ka thënë se PDK-ja në vazhdimësi ka kërkuar konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe funksionalizimin e institucioneve, duke theksuar se kjo parti nuk është e interesuar për marrëveshje politike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Your browser does not support the video tag.

“Është një e pavërtetë e madhe të thuhet se PDK e ka bërë të qartë se nuk është e interesuar për formimin e institucioneve”, ka shkruar Çitaku.

Sipas saj, PDK-ja ka kërkuar me këmbëngulje konstituimin e Kuvendit, të cilin e ka cilësuar si institucionin më të lartë përfaqësues në vend dhe prej të cilit burojnë institucionet e tjera.

“Kemi qenë çdo 48 orë në Kuvend. Kemi qenë çdo ditë para Qeverisë. Kemi kërkuar respektimin e Kushtetutës dhe funksionimin e institucioneve”, ka deklaruar ajo.

Çitaku ka theksuar se PDK-ja nuk ka qenë dhe nuk është e interesuar për “pazare politike” me Albin Kurtin.

“PDK nuk ka qenë dhe nuk është e interesuar për pazare politike me Albin Kurtin. Kjo është e vërtetë. Por për institucione? Gjithmonë”, ka shkruar ajo.

Në fund, nënkryetarja e PDK-së u ka bërë thirrje deputetëve që të marrin pjesë në seancën e radhës së Kuvendit, e cila, sipas saj, do të mbahet të enjten në orën 11:00.

“Ejani nesër në Kuvend. Në orën 11:00. Ne jemi aty. Kosova ka nevojë për institucione, jo për pazare”, ka përfunduar Çitaku./Telegrafi/

You Might Also Like

Të shtëna me armë në Mynih, plagoset 33-vjeçari nga Kosova
Abdixhiku: Kisha frikë se LVV në fund do ta prishte marrëveshjen
Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës, Tearcës dhe Jegunovcës
​Bahri Hyseni zgjidhet Zëvendëskryeprokuror i Shtetit
Gashi: Kujtim Shala i dorëzoi mandatin Abdixhikut, por nuk ia pranoi

LEXO GJITHASHTU

Kurti: Serbia s’dëshiron Asociacion, por entitet që minon pavarësinë e Kosovës, ne tashmë kemi asociacion të komunave
Kurti: Serbia s’dëshiron Asociacion, por entitet që minon pavarësinë e Kosovës, ne tashmë kemi asociacion të komunave
Lajme
Protesta në Spanjë kundër qeverisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve në Ceuta
Protesta në Spanjë kundër qeverisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve në Ceuta
Lajme
Kurti takon përfaqësuesit e komuniteteve: Do të vazhdojmë përpjekjet për t’i shmangur zgjedhjet e reja
Kurti takon përfaqësuesit e komuniteteve: Do të vazhdojmë përpjekjet për t’i shmangur zgjedhjet e reja
Lajme
Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?
Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?
Lajme
Viti i ri shkollor, deputetja e PDK-së: Papërgjegjësi, mungojnë libra e ditarët për mësimdhënësit
Viti i ri shkollor, deputetja e PDK-së: Papërgjegjësi, mungojnë libra e ditarët për mësimdhënësit
Lajme

You Might Also Like

Dokumenti i Sigurimit shqiptar: Riza Salihu akuzoi në Ambasadën në Vjenë Jusuf Gërvallën si agjent të UDB-së
TOP Momenti

Dokumenti i Sigurimit shqiptar: Riza Salihu akuzoi në Ambasadën në Vjenë Jusuf Gërvallën si agjent të UDB-së

September 2, 2026
Murtezani dorëzon letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
TOP Momenti

Murtezani dorëzon letrat kredenciale te Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

September 2, 2026
Kurti meets community representatives: We have 74 votes for president
TOP Momenti

Kurti meets community representatives: We have 74 votes for president

September 2, 2026
Gashi says Sejdiu’s proposal for President is Abdixhiku’s “idiocy”
TOP Momenti

Gashi says Sejdiu’s proposal for President is Abdixhiku’s “idiocy”

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?