Gazetari Valon Syla, ka ngritur disa pyetje në “Pressing” të T7, të mërkurën.
Ai ka pyetur nëse Lumir Abdixhiku do e përdor Albin Kurtin për të eliminuar gjashtë deputetët, si dhe përmes kryeprokurorit të ri t’i ngritët ndonjë aktakuzë Përparim Ramës.
“Pse Abdixhiku na ka humb 6 vjet si opozitë ose pro-opozitë, me hy në koalicion me të parën. Pyetja është a do t’i eliminojë këta me ndihmën e Albin Kurtit, a do ta përdor Qeverinë me sulmu Përparim Ramën me kryeprokurorin e ri përmes ndojë aktakuzë”.
“Abdixhiku sot ka shkuar dhe i ka raportu Albin Kurtit. Nëse Albin Kurti nuk e merr Kurtin në Qeveri, Lumir Abdixhiku nuk ka çka kthehet në Qeveri”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Syla shtron pyetjen: A do ta përdorë Abdixhiku Kurtin për t’i eliminuar politikisht gjashtë deputetët dhe përmes kryeprokurorit të ri t’i ngrihet ndonjë aktakuzë Përparim Ramës appeared first on Gazeta Express.

