Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Skenderaj është arrestuar një person i dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’,
I arrestuari, dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person tjetër, i cili është dërguar për tretman mjekësor, përcjell Gazeta Express.
‘’ Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme’’, thuhet në njoftim.
Postimi:
Arrestohet një person i dyshuar për veprat penale ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’
Skenderaj, 12 maj 2026
Sot, rreth orës 11:30, Policia në Skenderaj ka arrestuar një person të dyshuar mashkull madhor, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me gas, me gjashtë fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë arme.
Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
The post Sulmoi një person, arrestohet i dyshuari në Skenderaj – Policia i sekuestron pistoletë me gaz e fishekë appeared first on Gazeta Express.




