Policia e Kosovës ka arrestuar të martën një person të dyshuar për veprën penale “dhunim”, pas një hetimi të zhvilluar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rasti ishte raportuar në Stacionin Policor në Podujevë në fillim të këtij muaji.
“Arrestimi është realizuar pas ndërmarrjes së veprimeve intensive hetimore dhe sigurimit të provave relevante nga organet kompetente të hetuesisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.
The post “Hetime intensive”, arrestohet i dyshuari për dhunim në Podujevë – i i caktohet masa e ndalimit 48 orë appeared first on Gazeta Express.




