Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski lidhur me rritjen e prodhimit industrial, theksoi se rritja prej rreth 3,4% në tremujorin e dytë është një tregues se, pas 25-26 muajsh të kësaj qeverie, gjendja më në fund është stabilizuar dhe se ky trend duhet të vazhdojë edhe në periudhën që pason.
“Prodhimi industrial, në këto kushte, është një tregues jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe rritja e tij, veçanërisht në tremujorin e dytë, e cila është mbi 3%, mendoj se është rreth 3.4%, por edhe më shumë gëzon fakti që po rritet industria përpunuese.
Pra, kjo rritje nuk bazohet në shërbime apo në diçka tjetër, por kemi rritje të industrisë përpunuese. Këta tregues janë indikatorët e parë që tregojnë se, pas këtyre 24, 25-26 muajve të kësaj qeverie, më në fund po arrijnë lajme pozitive, ose më saktë, më në fund është stabilizuar gjendja, të cilën duhet të vazhdojmë ta zhvillojmë dhe ta rrisim.
Prandaj, në periudhën që vjen pres që kjo të vazhdojë të ndodhë”, theksoi Mickoski./Telegrafi/

