By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave të Serbisë me BE-në pas nderimeve ndaj Ratko Mladiçit: Është kaluar vija e kuqe!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave të Serbisë me BE-në pas nderimeve ndaj Ratko Mladiçit: Është kaluar vija e kuqe!
Lajme

Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave të Serbisë me BE-në pas nderimeve ndaj Ratko Mladiçit: Është kaluar vija e kuqe!

Momenti
Published: September 2, 2026

Partia liberale austriake NEOS, i ka kërkuar Komisionit Evropian të pezullojë negociatat e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe pagesat nga fondet evropiane, pas reagimeve të përfaqësuesve të autoriteteve serbe ndaj vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë së Republika Srpska, Ratko Mladiç.

Eurodeputeti austriak i NEOS, Helmut Brandstetter, deklaroi se autoritetet serbe kanë kaluar një “vijë të kuqe” duke nderuar një person të dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Your browser does not support the video tag.

“Ratko Mladiç u dënua për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kur përfaqësues të autoriteteve të një vendi kandidat për anëtarësim në BE glorifikojnë një person të tillë pas vdekjes së tij, është kaluar vija e kuqe”, tha Brandstetter.

Sipas tij, një qëndrim i tillë përbën “tallje me viktimat dhe familjet e tyre” dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Evropian.

Mladiç, ish-komandant i forcave serbe të Bosnjës, vdiq në Hagë teksa vuante dënimin me burgim të përjetshëm. Ai ishte dënuar për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës.

Brandstetter i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të ndalojë edhe të gjitha pagesat ndaj Beogradit, derisa autoritetet serbe të distancohen qartësisht nga glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës.

“Derisa autoritetet në Beograd të refuzojnë pa mëdyshje glorifikimin e kriminelëve të dënuar të luftës, negociatat për anëtarësimin e Serbisë në BE duhet të pezullohen dhe të gjitha pagesat ndaj Serbisë duhet të ndalen”, deklaroi eurodeputeti.

Ai kërkoi gjithashtu që BE-ja të mos ndërmarrë hapa të mëtejshëm për integrimin e Serbisë në zonën Schengen.

“Serbia i përket Evropës dhe duhet të bëhet pjesë e BE-së. Por kjo nënkupton respektim të pakushtëzuar të të drejtave të njeriut”, u shpreh Brandstetter.

Kërkesa e eurodeputetit austriak vjen pasi përfaqësues të autoriteteve serbe kanë nderuar publikisht Mladiçin pas vdekjes së tij. Më herët, Komisioni Evropian kishte deklaruar se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat themelore evropiane dhe “nuk ka vend” as në BE dhe as në vendet kandidate për anëtarësim. /Panorama

The post Eurodeputeti austriak kërkon pezullimin e negociatave të Serbisë me BE-në pas nderimeve ndaj Ratko Mladiçit: Është kaluar vija e kuqe! appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Policia tregon për incidentet e fundit te EULEX’i, thotë se protesta ka përfunduar në ora 00:20
Togeri i kërkon protestuesve të shpërndahen: Ta mbrojmë njëri tjetrin
Protesta te EULEX, zjarrfikësit janë në vendngjarje

LEXO GJITHASHTU

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
TOP Momenti
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Zjarr në objektin e EULEX-it, protestuesit hedhin fishekzjarre
Lajme
Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët
Walker Bashkimit Evropian: Ku ishit kur serbët para se te niste lufta i trajtuan në mënyrën me mizore kosovarët
Lajme
Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje
Protestuesit arrijnë te selia e EULEX’it, pamjet e fundit nga atje
Lajme
Gurë, përplasje me kordonin policor dhe bllokim trafiku, policia raporton për dy të arrestuar
Gurë, përplasje me kordonin policor dhe bllokim trafiku, policia raporton për dy të arrestuar
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari
Lajme

Arrestimi i krerëve të UÇK dhe dërgimi në Hagë në ditarin e Qosjes – çfarë shkruante shkrimtari

September 16, 2026
Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar
Lajme

Protestat në Prishtinë, policia ka shoqëruar dy persona: Njëri është ndaluar për 48 orë e tjetri është liruar

September 16, 2026
Pamje nga rrugët e Prishtinës, numër i madh i protestuesve nisen përsëri drejt zyrave të EULEX’it
Lajme

Pamje nga rrugët e Prishtinës, numër i madh i protestuesve nisen përsëri drejt zyrave të EULEX’it

September 16, 2026
Historiania e Universitetit të Utrehtit: Këto dënime janë të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme
Lajme

Historiania e Universitetit të Utrehtit: Këto dënime janë të larta krahasuar me gjykatat e tjera për krime të ngjashme

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?