By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pensionohet Laura Pula, Lumezi jep dorëheqje nga Komisioni i Performancës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pensionohet Laura Pula, Lumezi jep dorëheqje nga Komisioni i Performancës
TOP Momenti

Pensionohet Laura Pula, Lumezi jep dorëheqje nga Komisioni i Performancës

Momenti
Published: September 2, 2026

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur sot takimin e 301-të, ku ndër të tjera ka marrë vendime lidhur me pensionimin e prokurores Laura Pula dhe dorëheqjen e ish-kryeprokurorit Aleksandër Lumezi nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

KPK-ja është njoftuar për pensionimin e prokurores në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

Your browser does not support the video tag.

Me këtë rast, Këshilli ka vendosur që propozimi për lirimin e Pulës nga detyra për shkak të pensionimit t’i përcillet Presidencës së Republikës së Kosovës, në përputhje me procedurat ligjore.

Në të njëjtën mbledhje, Këshilli ka shqyrtuar dhe miratuar edhe dorëheqjen e anëtarit të Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve, Aleksandër Lumezi.

Ndërkohë, KPK-ja ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e vlerësimit të performancës së shtatë prokurorëve, ndërsa ka refuzuar kundërshtimin e paraqitur nga njëri prej tyre ndaj raportit.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli gjithashtu ka shqyrtuar raportimet vjetore të Kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit, Agron Bajrami, dhe Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

Raporti i Bajramit është miratuar, ndërsa ai i Isufajt nuk është miratuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Po ashtu, gjatë mbledhjes është zgjedhur Bahri Hyseni në pozitën e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit, për një mandat katërvjeçar, me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat./Telegrafi/

You Might Also Like

Fondacioni Frutex & Golden Eagle dhuron 1,000 flamuj dhe 1,000 bluza për protestën “Kosova po pret”
Nikolloski: Vizat afatgjate dypalëshe, zgjidhja e vetme për transportuesit në BE
Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish në Kuvend
Vera mbaroi, por jo edhe sezoni i plazhit në Shqipëri
Mickoski: Rritja e prodhimit industrial prej 3.4% në tremujorin e dytë është tregues se gjendja është stabilizuar

LEXO GJITHASHTU

KPK zgjedh Bahri Hysenin e “Prontos” Zëvendëskryeprokuror të Shtetit në mandat katërvjeçar
KPK zgjedh Bahri Hysenin e “Prontos” Zëvendëskryeprokuror të Shtetit në mandat katërvjeçar
Lajme
KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit në mandat katërvjeçar
KPK zgjedh Bahri Hysenin Zëvendëskryeprokuror të Shtetit në mandat katërvjeçar
Lajme
Situata e re pas kundërshtisë nga 6-shja e LDK’së, raportohet për takim të ri Abdixhiku-Kurti
Situata e re pas kundërshtisë nga 6-shja e LDK’së, raportohet për takim të ri Abdixhiku-Kurti
Lajme
Zvicra ka taksitë më të shtrenjta në botë
Zvicra ka taksitë më të shtrenjta në botë
Lajme
Abdixhiku me ambasadorin gjerman diskuton situatën politike pas refuzimit të kandidatit për president
Abdixhiku me ambasadorin gjerman diskuton situatën politike pas refuzimit të kandidatit për president
TOP Momenti

You Might Also Like

Autoritetet hungraze hetojnë kredinë prej 1 miliard eurosh për Maqedoninë e Veriut
TOP Momenti

Autoritetet hungraze hetojnë kredinë prej 1 miliard eurosh për Maqedoninë e Veriut

September 2, 2026
“Nëse Republika më thërret, jam gati”, Bislimi thyen heshtjen: Nëse elitat politike nuk më konsiderojnë, fjalën do ta ketë populli
TOP Momenti

“Nëse Republika më thërret, jam gati”, Bislimi thyen heshtjen: Nëse elitat politike nuk më konsiderojnë, fjalën do ta ketë populli

September 2, 2026
Shitja e cigareve elektronike pranë shkollave, IQMT realizon 18 inspektime dhe shqipton gjoba
TOP Momenti

Shitja e cigareve elektronike pranë shkollave, IQMT realizon 18 inspektime dhe shqipton gjoba

September 2, 2026
Kërcënoi ish-gruan përmes mesazheve në telefon në veri të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari
TOP Momenti

Kërcënoi ish-gruan përmes mesazheve në telefon në veri të Mitrovicës, arrestohet i dyshuari

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?