By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tensionet gjatë protestës së djeshme para Kryeministrisë -arrestohen 13 persona, mes tyre 3 prej organizatorëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tensionet gjatë protestës së djeshme para Kryeministrisë -arrestohen 13 persona, mes tyre 3 prej organizatorëve
TOP Momenti

Tensionet gjatë protestës së djeshme para Kryeministrisë -arrestohen 13 persona, mes tyre 3 prej organizatorëve

Momenti
Published: September 2, 2026

Dita e 94 e protestës para Kryeministrisë u shoqërua me tensione mes tubuesve dhe policisë.

Gazetarja e Top Neës, Kleida Muka bën me dije se policia ka arrestuar 13 persona.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat raporton se mes të arrestuarve janë dhe 3 prej organizatorëve të protestës, Dritan Goxhaj, Arvina Lleshi dhe Edison Lika.

Gjatë ditës së djeshme tentuan të futeshin brenda Kryeministrisë, ku u përplasën me kordonin policor. Si pasojë e përplasjeve, mbeti i lënduar dhe një efektiv.

Të arrestuar: D.G, J.M, E.L, E.A, S.B, L.Gj, V.Sh, F.M, D.A, B.M, A.Ll, Y.B, A.K.

Ndërkaq, të proceduar në gjendje të lirë: M.J, A.T, A.G.j

Kundërshtuan me forcë punonjësit e Policisë dhe bllokuan hyrje-daljet e Kryeministrisë, në kohën kur në këtë institucion të rëndësisë së veçantë ndodheshin personalitete të larta shtetërore, arrestohen 14 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në lidhje me tubimin e zhvilluar më datë 01.09.2026, pranë Kryeministrisë:

-u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. G., 50 vjeç; J. M., 38 vjeç; E. L., 28 vjeç; E. A., 35 vjeç; S. B., 50 vjeç; L. Gj., 47 vjeç; V. Sh., 52 vjeç; F. M., 22 vjeç; D. A., 29 vjeç; B. M., 34 vjeçe; A. Ll., 28 vjeçe; Y. B., 38 vjeç; A. K., 46 vjeç dhe A. D., 30 vjeç.

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. J., 47 vjeç; A. T., 54 vjeç dhe A. G., 56 vjeç.

Më datë 01.09.2026, rreth orës 20:00, një grup pjesëmarrësish në tubim u grumbulluan në rrugën “Ismail Qemali”, në anën jugore të Kryeministrisë, ku bllokuan hyrje-daljet në ambientet e këtij institucioni, në kohën kur aty ndodheshin personalitete të larta shtetërore. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë krijuan një kordon sigurie, me qëllim moslejimin e depërtimit të mëtejshëm brenda perimetrit të sigurisë.

Tubuesit vijuan qëndrimin në rrugën “Ismail Qemali”, përpara hyrjes së Kryeministrisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të punonjësve të Policisë, për rreth 30 minuta, nëpërmjet megafonit, për shpërndarjen e tubimit dhe lirimin e rrugës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, nëpërmjet megafonit, u bënë të ditur pjesëmarrësve në tubim se veprimet e tyre ishin në kundërshtim me ligjin, në cenim të rendit dhe qetësisë publike, si dhe të perimetrit të sigurisë së institucionit të rëndësisë së veçantë. Gjithashtu, iu bë e ditur se, si pasojë e tubimit, ishte penguar qarkullimi i mjeteve të transportit dhe lëvizja e lirë e personaliteteve të larta shtetërore.

Pavarësisht thirrjeve të Policisë, tubuesit vijuan me thirrje dhe veprime aktive për kundërshtimin me forcë të punonjësve të Policisë të planëzuar në kordonin e sigurisë.

Në momentin që punonjësit e Policisë po kryenin zhvendosjen e tubuesve, me qëllim lirimin e hyrje-daljeve të Kryeministrisë dhe lirimin e rrugës, tubuesit bënë rezistencë aktive, u ulën në rrugë, vijuan bllokimin e hyrjes së institucionit dhe të rrugës, si dhe goditën dhe shtynë punonjësit e Policisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. /Tch/

You Might Also Like

Një i pandehur dënohet me 5 vite burgim në Mitrovicë për mashtrim
Shkupi dhe dhjetë komuna tjera bëhen me 49 automjete të reja për mirëmbajtje të pastërtisë publike
Mickoski: Nuk kam frikë nga hetimi për kredinë hungareze
Kundërshtoi Sejdiun për president, Zemaj reagon pas kritikave: LDK-ja nuk është pronë e askujt
​Veteranët paralajmërojnë protesta nëse dënohen krerët e UÇK-së: Nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë qëllimin

LEXO GJITHASHTU

Dodë Gjergji kërkon dialog për fenë dhe bashkëjetesën: Përgjegjësia nuk u takon vetëm prijësve fetarë
Dodë Gjergji kërkon dialog për fenë dhe bashkëjetesën: Përgjegjësia nuk u takon vetëm prijësve fetarë
Lajme
Peci për përçarjet në LDK: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se e përfaqëson atë
Peci për përçarjet në LDK: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt se e përfaqëson atë
Lajme
Ferrari “kthen” Schumacher në pistë: Italia nderon ish kampionin e madh të Formula 1
Ferrari “kthen” Schumacher në pistë: Italia nderon ish kampionin e madh të Formula 1
Lajme
Stuhi e tmerrshme në Toronto: Era shkul pemët dhe rrëmben copa ndërtesash
Stuhi e tmerrshme në Toronto: Era shkul pemët dhe rrëmben copa ndërtesash
Lajme
Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë, sidomos kur ka potencial mospajtimi
Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë, sidomos kur ka potencial mospajtimi
Lajme

You Might Also Like

Sekuestrohen rreth 10 kg marihuanë në Nabërgjan të Pejës – rasti po hetohet
TOP Momenti

Sekuestrohen rreth 10 kg marihuanë në Nabërgjan të Pejës – rasti po hetohet

September 3, 2026
Goditi qentë dhe iu dogj automjeti, ndërron jetë shoferi në një aksident në Ohër
TOP Momenti

Goditi qentë dhe iu dogj automjeti, ndërron jetë shoferi në një aksident në Ohër

September 3, 2026
Goditet nga një veturë zyrtari policor në Vushtrri, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes- rasti po hetohet
TOP Momenti

Goditet nga një veturë zyrtari policor në Vushtrri, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes- rasti po hetohet

September 3, 2026
Petrovska: Qeveria duhet të informojë opinionin për negociatat për ndërtimin e qendrave të të dhënave
TOP Momenti

Petrovska: Qeveria duhet të informojë opinionin për negociatat për ndërtimin e qendrave të të dhënave

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?