By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Starmer do ta dorëzojë mandatin e deputetit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Starmer do ta dorëzojë mandatin e deputetit
Lajme

Starmer do ta dorëzojë mandatin e deputetit

Momenti
Published: September 2, 2026

Ish-kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar të martën (01.09.2026) se do të tërhiqet si deputet për t’u përqendruar në një rol tjetër në çështje ndërkombëtare, raporton BBC.

“Gjithashtu do të vazhdoj, siç kam bërë për një kohë të gjatë me të tjerët, të punoj në luftën kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave; kjo është një çështje që ka shumë rëndësi për mua” – ka thënë ai.

Your browser does not support the video tag.

Dorëheqja do të shkaktojë zgjedhje të pjesshme në zonën zgjedhore Holborn dhe Shën Pancras në Londër, bastion i kahershëm i Partisë Laburiste, të cilën e ka përfaqësuar që nga viti 2015.

Starmer , i cili u largua nga “Downing Street” në korrik, kishte thënë më parë se do të mbetej në detyrën e deputetit deri në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat nuk parashihen deri më 2029.

Por në një deklaratë të befasishme disa orë para se pasardhësi i tij, Andy Burnham, të debutonte në Dhomën e Komunave, ai ka treguar se po jep dorëheqjen për t’u marrë me çështje të tilla, si çështjet ndërkombëtare dhe dhuna ndaj grave e vajzave.

Teksa ka kumtuar dorëheqjen e tij, ai i ka deklaruar “Camden New Journal”-it se ishte “nder dhe privilegj i madh” që e përfaqësoi zonën zgjedhore të Londrës për 11 vjet me radhë, duke u dhënë fund disa javëve me spekulime nëse do të vazhdonte punën me mandatin e deputetit.

Ai ka shtuar se është i gatshëm “t’ia kalojë stafetën një pasardhësi”, duke i thënë gazetës se ka ardhur “koha e duhur” që të largohet nga Parlamenti.

“Tani do të përqendrohem në gjëra të tjera dhe këto do të jenë çështjet ndërkombëtare, duke përfshirë mbrojtjen, sigurinë, tregtinë dhe teknologjinë në një botë që ndryshon me shpejtësi” – ka deklaruar ai. 

The post Starmer do ta dorëzojë mandatin e deputetit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Grenell për deputetët e LDK-së që dolën kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku: Janë miq të mëdhenj të Amerikës
Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë
Urrejtja online ndaj politikanëve në Zvicër arrin shifra rekorde: Në shënjestër të racistëve edhe deputeti Arbër Bullakaj
Bleni online nga jashtë? Dogana tregon deri në çfarë vlere nuk paguani detyrime
Opozita para Qeverisë: Kosova po kalon ditë të rënda, jemi ende pa institucione

LEXO GJITHASHTU

QMK: Gjashtë zjarre aktive, 30 janë shuar
QMK: Gjashtë zjarre aktive, 30 janë shuar
TOP Momenti
Diplomati japonez viziton xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Maliqi e nderon me plis dhe shami tradicionale
Diplomati japonez viziton xhaminë “Bedri Kamberi” në Prishtinë, Maliqi e nderon me plis dhe shami tradicionale
TOP Momenti
Vëllai godet vëllain me sëpatë, Policia heton rastin në Korçë
Vëllai godet vëllain me sëpatë, Policia heton rastin në Korçë
TOP Momenti
Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
Lajme
Kremlini thotë se Trumpi, Putini e Xi mund të zhvillojnë një takim trepalësh
Kremlini thotë se Trumpi, Putini e Xi mund të zhvillojnë një takim trepalësh
Lajme

You Might Also Like

Shpërthimi pranë një stacioni treni në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Lajme

Shpërthimi pranë një stacioni treni në Gjermani, raportohet për disa të plagosur

September 2, 2026
29 shtete amerikane akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët
Lajme

29 shtete amerikane akuzojnë Meta-n se ka krijuar varësi te fëmijët

September 2, 2026
Venezuela i dorëzon SHBA-së kontrollin mbi një të pestën e naftës së saj në një marrëveshje historike
Lajme

Venezuela i dorëzon SHBA-së kontrollin mbi një të pestën e naftës së saj në një marrëveshje historike

September 2, 2026
Macron mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë pas sulmit me dron në Leipzig
Lajme

Macron mbështet sanksionet e reja kundër Rusisë pas sulmit me dron në Leipzig

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?