By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”
Lajme

Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë”

Momenti
Published: September 2, 2026

Presidenti Putin i cilësoi masat ndëshkuese gjermane si një “gabim të rëndë”. Pas tentativës për sulm me dron në aeroportin Leipzig/Halle, qeveria federale gjermane po ashpërson kursin e saj ndaj Rusisë.

Qeveria gjermane bën Rusinë përgjegjëse për tentativën për sulm me dron në aeroportin Leipzig/Halle dhe ka paralajmëruar masa ndëshkuese. Presidenti rus Vladimir Putin e quajti këtë një “gabim të rëndë”. “Sipas mendimit tim, kjo bie qartazi ndesh me interesat e popullit gjerman”, tha kreu i Kremlinit gjatë një konference për shtyp të transmetuar nga agjencia ruse e lajmeve Tass. Sipas tij, reagimi i qeverisë gjermane lidhet me “fushatat zgjedhore që po afrohen”.

Your browser does not support the video tag.

Sipas ministrit federal të Brendshëm, Alexander Dobrindt, hetimet policore, mënyra e kryerjes së sulmit dhe të dhënat e shërbimeve të inteligjencës dëshmojnë për përgjegjësinë e Rusisë.

Pas tentativës për sulm me një dron të ngarkuar me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle, qeveria federale gjermane po ashpërson kursin e saj ndaj Rusisë: Konsullata e Përgjithshme e Rusisë në Bon pritet të mbyllet, ndërsa kontrollet për hyrjen në Gjermani do të ashpërsohen.

Putin flet për sukses në Ukrainë

Putini u shpreh në konferencën për shtyp Bishkek edhe për luftën në Ukrainë. Sipas tij, trupat ruse po avancojnë gjithnjë e më shpejt. Në rajonin e Donjeckut, ushtarët rusë janë afruar deri në vetëm pak kilometra nga qytetet Slovjansk, Kramatorsk dhe Druzhkivka, pretendoi ai përpara përfaqësuesve të mediave shtetërore në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek.

Ai tha gjithashtu se forcat ruse kanë shënuar suksese edhe në rajonin e Zaporizhjës, si dhe në verilindje të Ukrainës, pranë Sumyt. Sipas Putinit, Rusia po e fiton luftën dhe për këtë arsye nuk do të zhvillojë negociata me udhëheqjen aktuale të Ukrainës. Në këtë kontekst, ai i quajti ata “terroristë”.

Në të njëjtën kohë, ai pranoi se disa sulme ukrainase ndaj objektivave në territorin rus kanë qenë të suksesshme. Edhe sulmet ndaj anijeve ruse, sipas tij, kanë qenë efektive, por nuk kanë shkaktuar dëme kritike.

Megjithatë, paraqitja e Putinit për sukseset ushtarake bie ndesh me vlerësimet e vëzhguesve ukrainas dhe perëndimorë. Këta të fundit kanë konstatuar kohët e fundit një ngadalësim të avancimit rus. Në shumë segmente të frontit pothuajse nuk ka pasur ndryshime, ndërsa në disa zona, forcat ukrainase madje kanë rimarrë territore të vogla në lindje të rajonit të Donjeckut, pranë Lymanit, si dhe në jug të Ukrainës./DW

The post Putini i quan masat gjermane një “gabim të rëndë” appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tensionet gjatë protestës së djeshme në Shqipëri, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 prej organizatorëve
Presidenti Aliyev solli ujin e tij në Samitin e Bishkekut, momenti viral me homologun iranian
Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme
Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
Marrëveshja VV-LDK për Sejdiun s’e garanton zgjedhjen e presidentit

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
Arrestohet një person në Janjevë, dyshohet se hapi profile false në emër të një gruaje
TOP Momenti
PDK dhe AAK vazhdojnë aksionin  para Qeverisë: Kosova nuk është e një individi dhe partie politike
PDK dhe AAK vazhdojnë aksionin  para Qeverisë: Kosova nuk është e një individi dhe partie politike
TOP Momenti
Deda ka një pyetje për 6 deputetët e LDK-së: Pse vendimet e kryesisë të vitit 2016 ishin obligative, ndërsa jo ato të 2026?
Deda ka një pyetje për 6 deputetët e LDK-së: Pse vendimet e kryesisë të vitit 2016 ishin obligative, ndërsa jo ato të 2026?
TOP Momenti
Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë
Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë
Lajme
QMK: Gjashtë zjarre aktive, 30 janë shuar
QMK: Gjashtë zjarre aktive, 30 janë shuar
TOP Momenti

You Might Also Like

Grenell për deputetët e LDK-së që dolën kundër marrëveshjes Kurti-Abdixhiku: Janë miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë
Lajme

Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë

September 2, 2026
Urrejtja online ndaj politikanëve në Zvicër arrin shifra rekorde: Në shënjestër të racistëve edhe deputeti Arbër Bullakaj
Lajme

Urrejtja online ndaj politikanëve në Zvicër arrin shifra rekorde: Në shënjestër të racistëve edhe deputeti Arbër Bullakaj

September 2, 2026
Bleni online nga jashtë? Dogana tregon deri në çfarë vlere nuk paguani detyrime
Lajme

Bleni online nga jashtë? Dogana tregon deri në çfarë vlere nuk paguani detyrime

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?