By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig
Lajme

NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig

Momenti
Published: September 1, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca është plotësisht në krah të Gjermanisë pas incidentit të 14 gushtit në Leipzig, të cilin ai e ka cilësuar si një sulm hibrid të lidhur me Rusinë.

Rutte bëri të ditur në rrjetin social X se kishte zhvilluar një bisedë me kancelarin gjerman Friedrich Merz, gjatë së cilës diskutuan zhvillimet e fundit dhe reagimin e Berlinit ndaj incidentit.

Your browser does not support the video tag.

“NATO qëndron në solidaritet të plotë me Gjermaninë pas sulmit hibrid rus në Leipzig më 14 gusht. Provat janë të qarta”, deklaroi Rutte, ndërsa përshëndeti masat e ndërmarra nga autoritetet gjermane.

Sipas tij, NATO do të vazhdojë të rrisë kapacitetet për të parandaluar kërcënimet dhe për të mbrojtur vendet anëtare nga veprimet armiqësore.

Ai përmendi veçanërisht incidentet e fundit në Leipzig, por edhe raste të tjera të ngjashme të raportuara në territorin e aleancës.

Rutte theksoi gjithashtu se përpjekjet e Moskës për të krijuar frikë, për të dobësuar unitetin e vendeve të NATO-s dhe për të penguar mbështetjen ndaj Ukrainës nuk do të arrijnë qëllimin e tyre.

Ai përsëriti se mbështetja e NATO-s për Ukrainën mbetet e pandryshuar, ndërsa angazhimi për mbrojtjen kolektive të vendeve anëtare vazhdon të jetë një nga prioritetet kryesore të aleancës.

Ndërkohë, autoritetet gjermane kanë dhënë detaje të reja lidhur me incidentin në aeroportin e Leipzigut. Sipas raportimeve të mediave, tentativa për të goditur një avion ukrainas të transportit të tipit Antonov ishte më serioze nga sa ishte bërë e ditur fillimisht.

Një nga dronët e përdorur dyshohet se kishte lëndë shpërthyese, ndërsa hetimet kanë ngritur dyshime se në operacion mund të kenë marrë pjesë disa mjete ajrore pa pilot.

Situata është bërë edhe më shqetësuese pas raportimeve të Welt am Sonntag për zbulimin e armëve të fshehura në afërsi të Berlinit.

Sipas vlerësimit të shërbimit gjerman të inteligjencës së brendshme BfV, armët mund të kenë qenë të destinuara për persona të lidhur me spiunazhin rus dhe për operacione të mundshme të dhunshme.

Deri tani, Ambasada ruse në Berlin nuk ka dhënë një reagim zyrtar për këto akuza. Moska ka mohuar në raste të mëparshme përfshirjen në operacione sabotimi, spiunazhi apo atentatesh në vendet perëndimore, duke i konsideruar akuzat si pjesë të një fushate antiruse. /tvklan.al

The post NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës
Bekim Sejdiu “s’merr bekimin” e 6 deputetëve të LDK-së për president
SHBA-ja rinis sulmet ndaj Iranit, raportohen shpërthime në disa zona
Kurti nuk komenton refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për Sejdiun
Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig

LEXO GJITHASHTU

Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
Kurti për 6 deputetët e LDK-së: Qëndrimi i tyre është i papërgjegjshëm dhe i dëmshëm, duket se duan zgjedhjet e reja
TOP Momenti
Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë
Dita e 94-të e protestës në Tiranë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, përplasje me policinë
TOP Momenti
Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara
Kurti paralajmëron takim të ri me Abdixhikun: Duhet të diskutojmë rrugën përpara
TOP Momenti
6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti
6 deputetë të LDK-së kundër Sejdiut, a do t’i kërkojë VV-ja votat e Aleancës?- Flet Kurti
TOP Momenti
“Info Nata”- 01.09.2026
“Info Nata”- 01.09.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

1 shtatori gjen shumë nxënës pa tekste shkollore
Lajme

1 shtatori gjen shumë nxënës pa tekste shkollore

September 1, 2026
44 vjet pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, hetimi në Gjermani ende i hapur
Lajme

44 vjet pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, hetimi në Gjermani ende i hapur

September 1, 2026
Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe 12 muaj ndalim i drejtimit të automjetit
Lajme

Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe 12 muaj ndalim i drejtimit të automjetit

September 1, 2026
Ramabaja: “Thyerja” në LDK është më e thellë se çështja e Bekim Sejdiut
Lajme

Ramabaja: “Thyerja” në LDK është më e thellë se çështja e Bekim Sejdiut

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?