By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive – angazhohen dy helikopterë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive – angazhohen dy helikopterë
TOP Momenti

​Zjarret në Shqipëri, 4 vatra aktive – angazhohen dy helikopterë

Momenti
Published: September 1, 2026

Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri bën të ditur se sipas informacionit operacional të datës 1 shtator, ora 20:00, janë raportuar gjithsej 17 vatra zjarri.

Sipas informacionit të fundit operacional, nga këto, 4 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 11 janë shuar plotësisht.

Your browser does not support the video tag.

Për përballimin e situatës janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Situata aktive paraqitet në Dajt, Vajkal, Lundre dhe Therepel. Në Dajt vijon puna në drejtim të Qafë-Priskës me 68 forca të angazhuara, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal të Bulqizës zjarri vijon në terren shkëmbor, me mbi 13 hektarë të përshkuara dhe 48 forca të angazhuara, pa rrezik për banesat.

Në Lundre, bashkia Mat, situata favorizohet nga era, ndërsa në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe një helicopter, shkruan RTSH.

Në Therepel të Skraparit janë angazhuar forca të MZSH nga Skrapari, Berati dhe Poliçani, vullnetarë, si dhe një helikopter i FA.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit–Prrenjas janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve. /KP/

You Might Also Like

Identifikohet dhe ndëshkohet ngasësi në Malishevë për veprim të rrezikshëm në komunikacion
Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e mbështetën kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Abdixhiku tregon emrat
Kurti: Ata që po nxitohen për konstituimin e Kuvendit mund të duan zgjedhje të reja dhe incidente
Ende nuk dihet se kur ministri Jeton Shasivari do t’i takojë studentët
Kurti pas mbledhjes së Grupit parlamentar të LVV-së: Marrëveshja me LDK-në qëndron, por gjashtë deputetët e saj kanë krijuar situatë të re

LEXO GJITHASHTU

Bekim Sejdiu “s’merr bekimin” e 6 deputetëve të LDK-së për president
Bekim Sejdiu “s’merr bekimin” e 6 deputetëve të LDK-së për president
Lajme
SHBA-ja rinis sulmet ndaj Iranit, raportohen shpërthime në disa zona
SHBA-ja rinis sulmet ndaj Iranit, raportohen shpërthime në disa zona
Lajme
Kurti nuk komenton refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për Sejdiun
Kurti nuk komenton refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për Sejdiun
Lajme
Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig
Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig
Lajme
NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig
NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig
Lajme

You Might Also Like

Protestuesit përplasen me policinë, arrestohen disa persona – Rama largohet nga Kryeministria
TOP Momenti

Protestuesit përplasen me policinë, arrestohen disa persona – Rama largohet nga Kryeministria

September 1, 2026
Prokuroria kërkon paraburgim për 19-vjeçarin që theri me thikë një të mitur
TOP Momenti

Prokuroria kërkon paraburgim për 19-vjeçarin që theri me thikë një të mitur

September 1, 2026
Toshkovski: “Safe City” tashmë detekton edhe motoçikletat, kapi 9 prej tyre që tejkaluan shpejtësinë
TOP Momenti

Toshkovski: “Safe City” tashmë detekton edhe motoçikletat, kapi 9 prej tyre që tejkaluan shpejtësinë

September 1, 2026
“Ora e Pritjes” për çlirimtarë për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf
TOP Momenti

“Ora e Pritjes” për çlirimtarë për herë të parë në Evropë, nis numërimin në Dusseldorf

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?