Një burrë 39-vjeçar nga Strumica u gjet i vdekur në oborrin e Spitalit Klinik në Manastir, njoftojnë nga MPB.
Rasti u raportua në SPB Manastir dje në mbrëmje rreth orës 12:15.
“Vdekjen e J.I. e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë Emergjente në Manastir. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit do të dorëzohet për autopsi për të përcaktuar shkaqet e vdekjes”, njoftojnë nga policia.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet policore nga SPB Manastir./Telegrafi/

