By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fillimi i vitit të ri shkollor, ministri Çeku vizitoi SBASHK-un – zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fillimi i vitit të ri shkollor, ministri Çeku vizitoi SBASHK-un – zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë
TOP Momenti

Fillimi i vitit të ri shkollor, ministri Çeku vizitoi SBASHK-un – zotohen për bashkëpunim e komunikim të mirë

Momenti
Published: September 1, 2026

Me rastin e 1 shtatorit, fillimin e vitit të ri shkollor, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka pritur në takim ministrin në detyrë të Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku dhe zëvendësministrin, Përparim Kryeziu.

Në njoftimin e SBASHK-ut, thuhet se ministri Çeku i uroi fillim dhe vit të mbarë përmes Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të gjithë mësimdhënësve, nxënësve dhe stafit arsimor nëpër shkollat e nivelit parauniversitar të arsimit në Kosovë.

Your browser does not support the video tag.

Ai tha se është i lumtur që po e viziton SBASHK-un për herë të parë në këtë zyrë, duke i uruar për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Urime dhe na shkoftë mbarë. Në këtë fillimvit të ri shkollor ekziston një pritje te mësimdhënësit, dhe jemi të vetëdijshëm për këtë çështje, prandaj edhe unë edhe zëvendësministri por edhe krejt qeveria jemi të përgatitur për një angazhim të përbashkët.

Ky fillimvit na ka gjet me çështjen e teksteve ku jemi mundu me konsolidu sistemin, sepse aty ka pas problematika viteve të fundit. Po besoj që me negociimin e çmimeve gjithmonë duke u mundu me ruajt buxhetin, me katalogun që e kemi publiku por edhe me një reagim pozitiv të shtëpive botuese, është adresuar në masën më të madhe kisha me thënë çështja e furnizimit.

Tash kemi ende ankesa me prindër që ende nuk i kanë pranuar mjetet në llogaritë e tyre, por kjo lidhet me verifikimin, sepse çdo prind që aplikon në sistem duhet me u siguru që i ka të dhënat e sakta”, citohet të ketë thënë Çeku.

Kurse kryetari i SBASHK-ut, z.Rrahman Jasharaj, shprehu mirënjohje dhe falënderimin e tij për vizitën e ministrit Çeku në zyrat e SBASHK-ut me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, duke i uruar po ashtu të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin tjetër të sistemit të arsimit për një vit të mbarë dhe të suksesshëm shkollor.

“Për ne është nder që na vizitoni, urime edhe juve ky vit me dëshirën më të mirë që të jetë vit i mbarë dhe të shënojmë suksese. Ju premtojmë se këtu në zyrën tonë do ta keni mbështetjen e plotë edhe për planin strategjik për arsimin, sepse është një detyrë e gjithë neve që të kemi një arsim më të mirë nesër dhe do ta keni përkrahjen tonë edhe në angazhime tjera”, ka thënë ai.

Në njoftim më tej thuhet se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe ministri Hajrulla Çeku, u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit dhe komunikimit në të mirë të zhvillimit të cilësisë në arsim si dhe kushteve për mësimdhënës. /Telegrafi/

You Might Also Like

Policia konfirmon vdekjen e të riut që ishte duke punuar në ndërtimin e stacionit policor në Zubin Potok
Dogana ndalon hyrjen në Kosovë të barnave për dobësim me deklarim të rremë
Vdes 27-vjeçari pas lëndimeve në një kantier ndërtimi në Zubin Potok
Angellov: Zjarr në komunën e Bogovinës është dramatik
Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin

LEXO GJITHASHTU

Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti
Rama skeptik për marrëveshjen LVV-LDK: Uroj të mos jetë lojë e Kurtit, dyshoj se do të zgjidhet presidenti
Lajme
Ramush Haradinaj në përkrahje të marshit të 12 shtatorit: Çlirimtarët i presim në Kosovë
Ramush Haradinaj në përkrahje të marshit të 12 shtatorit: Çlirimtarët i presim në Kosovë
Lajme
Arrestohet një person në lidhje me zjarrin vdekjeprurës në Graubünden të Zvicrës
Arrestohet një person në lidhje me zjarrin vdekjeprurës në Graubünden të Zvicrës
Lajme
Me lot në sy, motra e Sokol Prekës fajëson shtetin: Mungoi ambulanca, na refuzuan helikopterin
Me lot në sy, motra e Sokol Prekës fajëson shtetin: Mungoi ambulanca, na refuzuan helikopterin
TOP Momenti
“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit
“Liria Ka Emër” publikon klipin për marshin e 12 shtatorit
Lajme

You Might Also Like

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i
TOP Momenti

Ekstradohet nga Kosova në Shqipëri një grua e kërkuar nga INTERPOL-i

September 1, 2026
“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë
TOP Momenti

“Boll është boll”, Haradinaj: Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave, përveç të dalin në rrugë

September 1, 2026
Merrnin para për kalimin e testit për patentë shofer, kërkohet paraburgimi i tre personave në Mitrovicë
TOP Momenti

Merrnin para për kalimin e testit për patentë shofer, kërkohet paraburgimi i tre personave në Mitrovicë

September 1, 2026
Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit
TOP Momenti

Plagosja dhe rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Vidosav Mitroviqit

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?