By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: KOMF me aksion simbolik në Prishtinë: Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
KOMF me aksion simbolik në Prishtinë: Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?
Lajme

KOMF me aksion simbolik në Prishtinë: Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?

Momenti
Published: September 1, 2026



Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, me rastin e 1 Shtatorit, organizoi në sheshin e Prishtinës aktivitetin simbolik “Çfarë po mbaj në çantë, përveç librave?”, përmes të cilit synoi të tërheqë vëmendjen për sfidat me të cilat përballen fëmijët dhe nxënësit në shkollat e Kosovës.

Në kuadër të aktivitetit janë vendosur 30 çanta, të cilat simbolizojnë sfidat e ndryshme që fëmijët mund të bartin me vete përveç librave.

Your browser does not support the video tag.

Donjeta Kelmendi nga KOMF tha se aktiviteti është një mesazh për institucionet në nivelin komunal dhe qendror për të adresuar problemet me të cilat përballen fëmijët.

“Po, si Koalicion i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, me rastin e 1 Shtatorit, ditës së parë të fillimit të shkollës, të nxënësve, kemi dashur që të përcjellim mesazhin përmes një aktiviteti simbolik, përmes 30 çantave, për sfidat me të cilat përballen fëmijët, nxënësit në shkollat e Republikës së Kosovës. Sot është dita e parë e fillimit të vitit shkollor dhe ju urojmë, urime dhe suksese të gjithë nxënësve, por njëkohësisht ky aktivitet sot është edhe një thirrje për institucionet, qoftë në nivelin komunal – komunave, qoftë në nivelin qendror – Ministrinë e Arsimit dhe Qeverisë, për sfidat me të cilat përballen fëmijët, nxënësit në shkollat e Republikës së Kosovës. Duke përfshirë këtu dhunën në shkolla, mungesën e gjithëpërfshirjes për fëmijët me aftësi të kufizuara, dhunën online, pastaj abuzimin e fëmijëve, mungesën e mbështetjes të nxënësve, pra fëmijëve edhe nga vetë prindërit, presionin shpeshherë të madh i cili i shkaktohet fëmijëve, dhunën mes bashkëmoshatarëve, varfërinë e fëmijëve, punën e rëndë të fëmijëve e shumë sfida të tjera me të cilat përballen fëmijët apo nxënësit në shkollat e Kosovës“, theksoi ajo.

Sipas Kelmendit, institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm deri më tani për adresimin e këtyre sfidave.

“Konsiderojmë në bazë të hulumtimeve që bën Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve, e këtu mund të përmend edhe Kartën e Vlerësimit, i cili është mjet monitorues që përdor Koalicioni për të parë se sa po bëhen veprime për mbrojtjen e fëmijëve, si koalicion konsiderojmë që nuk është bërë mjaftueshëm. As nga niveli komunal, pra nga komunat, por as nga niveli qendror, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Teknologjisë. Konsiderojmë që duhet të bëhen më shumë investime për të adresuar këto sfida të përditshme me të cilat përballen fëmijët në Kosovë, për shkak që krahas rëndësisë së madhe që ka edhe cilësia në sistemin arsimor, po ashtu është shumë e rëndësishme edhe mirëqenia dhe shëndeti i fëmijëve, që fëmijët të jenë të mbrojtur, që fëmijët të jenë në ambiente shkollore të cilat janë miqësore, të cilat janë të qasshme, në një ambient pra të sigurt dhe i cili është gjithëpërfshirës dhe mbështetës për fëmijët“, tha ajo./EO

source

You Might Also Like

Gjini: S’kemi kurrfarë obligimi ndaj çfarëdo marrëveshje që bëjnë dy partitë politike tjera, lojëra të fëmijëve
Bali Muharremaj i reagon Shpejtim Bulliqi i cili tha se protesta ishte politike
Migracioni: Balancimi i vështirë i Gjermanisë në Magreb
Haxhiu dekoron Komitetin Norvegjez të Helsinkit me Medaljen Presidenciale të Meritave
Hamza për Sejdiun: Nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues – fillimet nuk janë të mira

LEXO GJITHASHTU

Zhegrova mbetet te Juventusi
Zhegrova mbetet te Juventusi
TOP Momenti
Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun për president, fillimet nuk janë të mira
Hamza: PDK-ja nuk e voton Sejdiun për president, fillimet nuk janë të mira
TOP Momenti
Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët
Firma e Bashkisë së Tiranës shkon në qeli, avokati: ‘Detyrimi me paraqitje’ do të ishte më i përshtatshëm për qytetarët
TOP Momenti
AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë
AKK me shtatë kërkesa ndaj Qeverisë
TOP Momenti
Aksident trafiku në magjistralen Mavrovë-Rostushë, lëndohen dy persona
Aksident trafiku në magjistralen Mavrovë-Rostushë, lëndohen dy persona
TOP Momenti

You Might Also Like

Vrasja e tre personave në Mal të Zi, autori rus vetëvritet gjatë aksionit të policisë për ta arrestuar
Lajme

Vrasja e tre personave në Mal të Zi, autori rus vetëvritet gjatë aksionit të policisë për ta arrestuar

September 1, 2026
Shpejtim Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi është politik
Lajme

Shpejtim Bulliqi i reagon Përparim Ramës: I gjithë fjalimi është politik

September 1, 2026
Gjini: Aleanca nuk e voton kandidatin Sejdiu për president
Lajme

Gjini: Aleanca nuk e voton kandidatin Sejdiu për president

September 1, 2026
55.000 dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare, Singapoli me politika mbështetëse për familjet
Lajme

55.000 dollarë për çdo fëmijë deri në moshën 17-vjeçare, Singapoli me politika mbështetëse për familjet

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?