Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të befasishme që goditën Nepalin dhe Kinën javën e kaluar tani ka kaluar 1000.
Zyrtarët thonë se më shumë se 4,400 persona në të dyja vendet vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
Nw terren autoritetet po varrosin qindra viktima të paidentifikuara në një varrezë masive, raporton ekipi i CNN-it në Nepal.
Ekipet e shpëtimit po nxitojnë të gjejnë punëtorët që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar brenda tuneleve të hidrocentraleve në Nepal, pasi balta e dendur i ka mbuluar objektet. Rreth 900 punëtorë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.
Një kullë e vetme uji është e vetmja strukturë që ka mbetur në këmbë në zonën e portit Gyirong, sipas mediave shtetërore kineze./Express/
The post Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë appeared first on Gazeta Express.
