By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Mesazh i rrezikshëm” për boshnjakët në Serbi, pas paralajmërimit për varrimin e Ratko Mladiqit me nderime
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Mesazh i rrezikshëm” për boshnjakët në Serbi, pas paralajmërimit për varrimin e Ratko Mladiqit me nderime
Lajme

“Mesazh i rrezikshëm” për boshnjakët në Serbi, pas paralajmërimit për varrimin e Ratko Mladiqit me nderime

Momenti
Published: September 1, 2026

Paralajmërimi se ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mladiq, mund të varroset në Serbi me nderimet më të larta shtetërore ka shkaktuar reagime të ashpra në mesin e komunitetit boshnjak në vend.

Ministri i Turizmit dhe Rinisë i Serbisë, Husein Memiq, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se nuk do të marrë pjesë në një ceremoni të tillë. Ai ka theksuar se Mladiqi është dënuar nga Tribunali i Hagës dhe se, sipas tij, “nuk duhet të flitet më asnjë fjalë” për të.

Your browser does not support the video tag.

Reagimet erdhën pas deklaratës së ministrit serb të Drejtësisë, Nenad Vujiq, i cili kishte paralajmëruar se Mladiqi do të varrosej në Serbi “me nderimet më të larta shtetërore”. Megjithatë, Qeveria e Serbisë, Ministria e Drejtësisë dhe Presidenca nuk i janë përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë për sqarime lidhur me këto paralajmërime.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 28 gusht deklaroi se Mladiqi do të varroset aty ku dëshiron familja e tij dhe se autoritetet serbe aktualisht nuk kanë informacione për ceremoninë.

Këshilli Kombëtar Boshnjak e ka dënuar paralajmërimin për varrimin e Mladiqit me nderime shtetërore, duke e cilësuar atë si një “mesazh të rrezikshëm” për boshnjakët. Këshilli ka kërkuar nga zyrtarët që të mos glorifikojnë një person të dënuar për krime lufte.

Edhe nga Zbori i Qytetarëve të Novi Pazarit, një organizatë joformale e krijuar gjatë protestave studentore, e kanë cilësuar paralajmërimin për nderime shtetërore si “të tmerrshëm”.

“Nuk mund t’u kërkosh boshnjakëve besim në institucione dhe në të njëjtën kohë t’i japësh njohje shtetërore një njeriu të dënuar për gjenocid ndaj popullit të tyre”, thuhet në reagimin e tyre për RSE.

Avokati nga Novi Pazari, Ahmed Delimegac, ka shprehur frikën se varri i Mladiqit mund të shndërrohet në një mauzole. Sipas tij, kjo do të ishte vazhdimësi e një politike të forcimit dhe glorifikimit të krimeve të luftës.

Ratko Mladiqi, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, u dënua në vitin 2021 nga gjykata në Hagë me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen dhe zhvendosjen e dhunshme të popullsisë, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të forcave paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara.

Gjykata e Hagës e shpalli fajtor për gjenocidin ndaj rreth 8 mijë boshnjakëve në Srebrenicë gjatë verës së vitit 1995. Ai u shpall fajtor edhe për një sërë krimesh të tjera, përfshirë vrasje, dëbime, përndjekje dhe sulme ndaj civilëve.

Komisioni Evropian ka deklaruar më 28 gusht se u takon autoriteteve serbe të përcaktojnë rolin që do të kenë në varrimin e Mladiqit, por ka theksuar se glorifikimi i kriminelëve të luftës është në kundërshtim me vlerat themelore evropiane.

Ndërkohë, vdekja e Mladiqit ka nxitur edhe reagime në stadiumet e Serbisë dhe Republikës Srpska. Në disa ndeshje janë shfaqur fotografi dhe pankarta në nderim të tij, ndërsa tifozë kanë brohoritur emrin e ish-komandantit të dënuar për krime lufte. /REL

The post “Mesazh i rrezikshëm” për boshnjakët në Serbi, pas paralajmërimit për varrimin e Ratko Mladiqit me nderime appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

LVV-ja bllokon hyrjen e Komunës së Prishtinës me thasë mbeturinash
Përparim Rama: Qeveria Kurti po i dënon qytetarët e komunave që s’e votuan VV-në, s’na duhet komunizmi
Nis protesta e kryetarëve të komunave para Qeverisë
Zyrtari ukrainas për sanksionet në Uashington teksa ligji për Rusinë përballet me pengesa
Shifra alarmante: Kokaina kalon naftën, droga bëhet “eksporti” më i madh i Kolumbisë

LEXO GJITHASHTU

Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
Ministria e Financave: Do të rindërtojmë Klinikën e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit në Shkup, investim prej 92.7 milionë denarësh
TOP Momenti
Rama në protestën e komunave: Tendencë puro autokratike e diktatoriale e LVV-së, nuk do ta lejojmë këtë
Rama në protestën e komunave: Tendencë puro autokratike e diktatoriale e LVV-së, nuk do ta lejojmë këtë
TOP Momenti
BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel
BDI: VLEN me zgjidhje diskriminuese, joligjore dhe të kushtëzuar për nxënësit shqiptarë në Butel
TOP Momenti
“Pajtohen” SBASHK-u me Ministrinë e Arsimit
“Pajtohen” SBASHK-u me Ministrinë e Arsimit
Lajme
Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, Qeveria po na dëmton
Drenasi, Prizreni e Suhareka drejt Prishtinës: Jemi të detyruar të protestojmë, Qeveria po na dëmton
Lajme

You Might Also Like

Protesta te Qeveria, Hyseni i VV: E instrumentalizuar, AKK të jetë zëri i komunave jo mekanizëm përplasjeje
Lajme

Protesta te Qeveria, Hyseni i VV: E instrumentalizuar, AKK të jetë zëri i komunave jo mekanizëm përplasjeje

September 1, 2026
Jep dorëheqjen sekretari i Ushtrisë amerikane pas muajsh tensionesh me Hegseth
Lajme

Jep dorëheqjen sekretari i Ushtrisë amerikane pas muajsh tensionesh me Hegseth

September 1, 2026
LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
Lajme

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

September 1, 2026
SHBA vlerëson Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve nga Siria
Lajme

SHBA vlerëson Shqipërinë për riatdhesimin e shtetasve nga Siria

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?