By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Socialistët meritojnë të përqeshen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Socialistët meritojnë të përqeshen
TOP Momenti

Socialistët meritojnë të përqeshen

Momenti
Published: September 1, 2026

Humori i ndaluar nga epoka sovjetike ofron një kujtesë të fuqishme për atë që “ngrohtësia e kolektivizmit” nënkuptonte në të vërtetë për ata që e duruan atë.

Nga: David Harris / The Telegraph
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Kolektivizmi është rikthyer në modë si lëvizje politike. Shumë kohë pasi blloku sovjetik u shemb dhe pavarësisht dështimeve shkatërrimtare të Kubës dhe Venezuelës, disa të rinj në Perëndim, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, po tërhiqen nga kënga e sirenës e marksizmit, komunizmit, antikapitalizmit dhe socializmit demokratik.

Duan ndryshim radikal politik, rishpërndarje ekonomike dhe barazi shoqërore, këmbëngulin ata. Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyese për mënyrën se si përfundoi e gjithë kjo në të kaluarën dhe nëpër kontinente. Por, dreqi ta hajë, kujt i intereson historia këto ditë? E parëndësishme. E papërshtatshme. E përzgjedhur sipas qejfit. Por, ka një tjetër udhërrëfyes të mundshëm: humori.

Ngrohtësia e kolektivizmit, sipas fjalëve të çmuara të kryebashkiakut të Nju-Jorkut, Zohran Mamdani, krijoi një industri të tërë ilegale. E, si mund të mos e krijonte? Në fund të fundit, sipas fjalëve të Mark Twainit: “Burimi i fshehtë i vetë humorit nuk është gëzimi, por pikëllimi. Në Parajsë nuk ka humor”. Pra, si dukej në të vërtetë kolektivizmi në praktikë?

Merrni parasysh disa nga barsoletat e ndaluara politike që qarkullonin gjatë komunizmit.

  • Gazeta sovjetike Pravda shpalli një konkurs për barsoletën më të mirë politike. Çmimi i parë ishte 10 vjet burg; çmimi i dytë, pesë vjet; dhe çmimi i tretë, tre vjet.
  • Pyetja: Çfarë nënkuptohet me shkëmbim mendimesh në Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik? Përgjigja: Kur unë vij në një mbledhje partie me mendimin tim dhe largohem me atë të partisë.
  • Një amerikan dhe një rus po debatonin se vendi i kujt ishte më demokratik.
  • “Hë, Ivan, ne kemi shumë më tepër liri. Mund të qëndroj përpara Shtëpisë së Bardhë dhe të bërtas: ‘Presidenti amerikan është i pavlerë’. Askush nuk do të më arrestojë”.

    “Kjo s’është asgjë, Xhoni. Edhe unë mund të qëndroj përpara Kremlinit dhe të bërtas: ‘Presidenti amerikan është i pavlerë’. Jo vetëm që askush nuk do të më arrestojë, por udhëheqësi ynë kombëtar ka të ngjarë të dalë vetë për të më përgëzuar”.

  • Cili është përkufizimi i një kuarteti sovjetik harqesh? Një orkestër simfonike sovjetike që sapo është kthyer nga një turne në Perëndim.
  • Çfarë është një optimist sovjetik? Dikush që nuk është mjaftueshëm pesimist.
  • Një reklamë e klasifikuar në një gazetë të Gjermanisë Lindore: “I gatshëm të shkëmbej një apartament luksoz në Berlinin Lindor me një vrimë në Mur”.
  • Po ekonomia, premtimi për rishpërndarjen e pasurisë dhe eliminimi i supozuar i pabarazisë?

  • Ivani hyri në një dyqan. “A keni mish”? – e pyeti shitësin. “Jo”, pasoi përgjigjja. “Këtu nuk kemi peshk. Te dera ngjitur, në mishtore, nuk kanë mish”.
  • Tabelë në hyrje të një furre buke në Odesë gjatë njërës prej mungesave periodike të ushqimeve në Bashkimin Sovjetik: “Njeriu nuk jeton vetëm me bukë”.
  • Pjotri më në fund kurseu mjaftueshëm para për të blerë një makinë. Shkoi në pikën e shitjes në Moskë dhe pagoi paratë. “Makina juaj do të dorëzohet saktësisht 10 vjet nga sot, shok”.
  • “Paradite apo pasdite”? – pyeti Pjotri.

    “Pse duhet ta dini këtë tani”? – pyeti shitësi.

    “Sepse hidrauliku do të vijë atë mëngjes”.

  • Çfarë kishin të përbashkët Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara? Rubla sovjetike nuk vlente asgjë në asnjërin vend.
  • Punëtori sovjetik i një fabrike: “Ata bëjnë sikur na paguajnë dhe ne bëjmë sikur punojmë”.
  • Dhe, pastaj ishte premtimi i “vëllazërisë së kombësive” dhe i një kontrate të re shoqërore. Hëm, si përfundoi kjo?

  • Pse nuk ka kozmonautë hebrenj? Autoritetet sovjetike kanë frikë se nuk do të ktheheshin kurrë.
  • Udhëheqësi i komunitetit armen sovjetik është në shtratin e vdekjes. Familja dhe miqtë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën. Me vështirësi, ai murmurit: “Shpëtojini hebrenjtë”.
  • Të hutuar, ata e pyesin pse.

    Duke marrë frymë me vështirësi, ai thotë: “Nëse të gjithë hebrenjtë këtu zhduken, kush mendoni se do të jenë shënjestrat e ardhshme sovjetike? Ne”.

  • Pyetje: Pse Khaimi u dënua me 13 vjet burg?
  • Përgjigje: Sepse e quajti një ministër të qeverisë budalla. Tri vjet ishin për fyerjen e një zyrtari të partisë. Dhjetë vjetët e tjera ishin për zbulimin e një sekreti shtetëror.

  • Duke u kthyer në Bruklin nga një udhëtim njëmujor në Kubë, një marksiste e deklaruar u thirr në një mbledhje të grupit.
  • “Shoqe, na trego për besimtarët e tjerë të vërtetë marksistë që takove gjatë kohës që ishe atje”?

    “Në fakt, takova vetëm një”, u përgjigj ajo.

    “Dhe, kush ishte ai”? – pyeti një koleg.

    “Smithi, një turist nga Sietli”.

  • Kremlini vendosi t’i tregonte botës mozaikun e kombësive duke krijuar një orkestër sovjetike. Në konferencën për shtyp, zyrtari prezantoi disa prej muzikantëve: “Ky është Ivanovi, rusi. Ky është Shefçenko, ukrainasi. Ky është Gelashvili, gjeorgjiani. Ky është Karimovi, uzbeku. Dhe, ky është Rabinoviqi, violinisti”.
  • Barsoletat ishin për të qeshur, sepse alternativa shpesh nuk ishte e tillë.

    Në të vërtetë, përvojat e jetuara të atyre që rrezikuan gjithçka për t’i krijuar dhe për t’i shpërndarë këto barsoleta nuk ishin aspak për të qeshur. Ato ishin barsoleta të lindura nga mungesat, represioni, frika, censura dhe absurditetet e një sistemi që premtonte çlirim, ndërkohë që mohonte lirinë individuale dhe sillte stagnim ekonomik dhe pabarazi shoqërore.

    As ndonjëra prej këtyre nuk duhet trajtuar thjesht si relike zbavitëse e së kaluarës. Sot, kur disa kërkojnë të shfrytëzojnë zhgënjimin me rendin ekzistues ekonomik dhe politik duke ripaketuar idetë e vjetra kolektiviste me një gjuhë të re, barsoletat ofrojnë një paralajmërim të dobishëm.

    Historia mund të jetë e ndërlikuar. Mund të jetë e lodhshme. Por, ndonjëherë barsoleta kujton atë që sloganet pa vlerë duan që ne ta harrojmë. /Telegrafi/

    You Might Also Like

    “Në falimentim”, Asociacioni i Komunave sot mban protestë në Prishtinë
    Postoi fotografi me armë në rrjete sociale, shoqërohet në polici një person në Klinë
    QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
    Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
    Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia

    LEXO GJITHASHTU

    Euronews: Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën
    Euronews: Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, si po përpiqet Serbia të ndalojë Podgoricën
    Lajme
    Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë
    Dyshohet se goditi partnerin, shoqërohet në polici një grua në Prishtinë
    Lajme
    Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
    Ministri rus rikthehet në tryezën e G20-s, Europa proteston
    Lajme
    Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
    Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje
    Lajme
    Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti
    Peci: Protesta e komunave ka agjendë politike, qindra milionë euro obligime nuk janë të Qeverisë Kurti
    Lajme

    You Might Also Like

    Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
    TOP Momenti

    Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato

    September 1, 2026
    Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit
    TOP Momenti

    Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

    September 1, 2026
    Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
    TOP Momenti

    Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona

    September 1, 2026
    Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
    TOP Momenti

    Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra

    September 1, 2026

    About US

    Momenti - Sepse koha ka rëndësi
    Kategorite
    • BALLINA
    • Zgjedhje
    • Lajme
    • Bota
    • Magazina
    Top Categories
    • Contact
    • Blog
    • Complaint
    • Advertise
    ©Momenti 2026. All Rights Reserved.
    Welcome Back!

    Sign in to your account

    Username or Email Address
    Password

    Lost your password?